Vendimi për karantinë, Shoqatat e Emigrantëve: Pengon të drejtën për votë

Presidenca i është drejtuar me një kërkesë Qeverisë, KQZ, Trupit Diplomatik, Avokatit të Popullit, OSBE-ODIHR, lidhur me shqetësimin e shprehur nga shotatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, që kundërshtojnë vendimin që i detyron ata të karantinohen për dy javë, duke i hequr të drejtën e votës.

Sipas ankesës, thekson Presidenca, shoqata shpreh indinjatën e thellë ndaj propozimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri, për vendosjen e një periudhe karantine dy javore, për emigrantët shqiptarë në Greqi që kthehen në Shqipëri përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas shqetësimit të tyre, kjo masë e propozuar pengon dhe u mohon të drejtën e votimit emigrantëve shqiptarë, që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Gjithashtu kjo gjë është cilësuar si një akt diskriminues ndaj shqiptarëve në Greqi, pasi emigrantët e vendeve të tjera lejohen të hyjnë në Shqipëri, ndërsa ata nga Greqia jo. Aleanca bën me dije se, rastet me Covid-19 në Greqi janë 30 për 1 milion banorë, ndërsa në Shqipëri 45 për 1 milion, ndaj ky fakt ngre dyshime se kjo masë është marrë për arsye politike dhe jo shëndetësore.

Sipas institucionit të presidentit, që citon shoqatat e emigrantëve, vendimi i Komitetit Teknik nuk ka qëllime shëndetësore, por synon të pengojë emigrantët të vijnë dhe të ushtrojnë të drejtën e votës, shkruan Ora News.

“Nga të dhënat e bëra publike , rezulton se, ditën e djeshme, në datë 19 prill 2021, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bëjnë karantinë, për të kufizuar përhapjen e COVID-19, nisur nga situata në këto vende si dhe për shkak të lëvizjes së shtuar të pritshme, nga pashkët ortodokse. Vendimi tjetër i Komitetit Teknik lidhet me rikthimin e mësimit të kombinuar në gjimnaze. Një vendimmarrje e tillë, që ngjan edhe si diskriminim për besimtarët ortodoksë, nuk u shoqërua me kufizime të ngjashme për javën e pashkëve katolike. Ky fakt është një tregues më shumë se kjo vendimmarrje, që përkon me këtë kufizim të vendosur pikërisht një javë para ditës së zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, në datën 25 prill 2021, bëhet për arsye të pengimit të emigrantëve shqiptarë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Për më tepër, kur Greqia dhe Maqedonia e Veriut, janë vendet më të afërta prej ku emigrantët shqiptarë në këto vende e kanë më të lehtë të vijnë për të votuar.

Për sa më sipër, Institucioni i Presidentit të Republikës, ju përcjell me shqetësim maksimal këtë shkresë dhe peticionin e ardhur nga shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke ju kërkuar jo vetëm vlerësimin e tij menjëherë, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla artificiale, të pambështetura në të dhëna të vërtetuara shkencore të ekspertëve të fushës, dhe që çojnë në cenimin direkt të së drejtës së votës.

Nëse një masë e tillë lihet në fuqi, dhe bëhet pengesë për emigrantët që duan të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë, ky rast do të ngrihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si një masë e 1 Lidhja e Shoqatave Shqiptare Kretë Organizata “Arogji – Përkrahje” Organizata “Jeta” Shoqata Kulturore dhe Artistike “Lushnja” në Greqi Shoqata Kulturore dhe Artistike “Korça” në Greqi Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Hanja” Shoqata e Shqiptarëve “Kavalla” Shoqata “Bashkimi Shqiptar”, Iraklio, Kretë Shoqata e Shqiptareve “Rrethimno” 2 Referuar informacionit zyrtar të faqes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: