• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia e Lezhës akuzohet se gjobiti kandidatin e pavarur në mënyrë selektive

19:30 : 20/04/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Kandidati i Pavarur i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje në Qarkun e Lezhës, Iliaz Shehu, është gjobitur nga policia për shkelje të masave anti COVID-19.

Gjoba me vlerë 5 milion lekë të reja për Shehun është vendosur për tubimin e zhvilluar me 11 prill para Komisariatit të Policisë në Lezhë në mbështetje 4 aktivistëve të arrestuar, pas protestës së zhvilluar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe fabrike ujit në Thirrë të Mirditës.

Gjoba e arsyetuar mbi urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e grumbullimeve është e para e kësaj natyre në Lezhë edhe pse prej javësh partitë kryesore politike zhvillojnë tubime të ngjashme në shkelje të këtij urdhri.

Kandidati i Pavarur, Iliaz Shehu, e konsideroi gjobën, në një konferencë për shtyp, selektive dhe përpjekje për presion. “Policia e Shtetit u përdor si mjet i pushtetit, duke më gjobitur dhe mua me vlerë 5 milion lekë të reja dhe kjo tregon se mbështetja jonë për qytetaret është e ndëshkueshme jo nga ligji, por nga ata qe kanë kapur institucionet, duke përfshire dhe policinë”, tha Shehu. Ai tha se ky ishte një presion i hapur ndaj LVV-së dhe nuk kishte lidhje me masat. “Kjo nuk do na ndalë aspak” tha Shehu në një reagim publik pas gjobës.

I pyetur nga BIRN në lidhje me gjobën Drejtori i Policisë së Lezhës Zef Laska tha ndër të tjera se protesta nuk kishte pasur leje të policisë. I pyetur nëse ishin gjobitur për protestë pa leje apo për shkelje të rregullave të vendosura kundër grumbullimeve drejtori i Policisë së Lezhës Zef Laska pretendoi se ishin të dyja. “Kanë protestuar pa leje para komisariatit të policisë duke shkelur patjetër edhe rregullat anticovid”, tha drejtori i Policisë së Lezhës Zef Laska. Ai nuk dha referenca ligjore për pretendimin e tij.

Lexo edhe:

Skandal/ Qumështi “Erzeni” transportohet në kamionçina të hapura, në diell përvëlues! AKU hesht

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

Ndërkohë i pyetur për selektivitetin e gjobës Drejtori i Policisë së Lezhës pretendoi se mitingjet e Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe LSI në Lezhë, edhe pse ishin me më shumë se 10 persona dhe për rrjedhojë të ndaluara me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk gjobiteshin pasi bëheshin me njoftim.

Ai dha si argument edhe se këto mitingje nuk ishin bërë para komisariatit të policisë. “Tjetër para policisë, tjetër në një shesh publik”, tha Laska, pa arsyetuar se cila ishte diferenca në shpërndarjen e COVID-19 në dy rastet. Urdhri i Ministrisë së Shëndetësis, për ndalimin e grumbullimeve për shkak të COVID-19, nuk specifikon asnjë nga arsyet që dha Laska në lidhje me tolerimin e partive kryesore dhe gjobën ndaj kandidatit të pavarur.

Më herët gjatë këtij muaji në mënyrë po selektive dhe të pa arsyetuar Policia e Bulqizës gjobiti kandidatin e pavarur Elton Debreshi, ndërsa njëlloj nuk shpjegoi pse kandidatë të partive të mëdha nuk ishin gjobitur.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i mbështetur prej tyre Iliaz Shehu, ishin pjesë e protestës së banoreve të fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë, pas të cilës u arrestuan organizatori dhe 4 aktivistë. Gjykata vendosi që ata të hetohen në gjendje të lirë. /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal/ Qumështi “Erzeni” transportohet në kamionçina të hapura, në diell përvëlues! AKU hesht

17:30 : 16/08/2025
SPORT

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

17:26 : 16/08/2025
BOTA

Nuk preferohen nga të rinjtë, mbyllen masivisht klubet e natës në SHBA dhe Europë

17:14 : 16/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan prej vitesh

17:08 : 16/08/2025
SPORT

Egnatia humbet një nga lojtarët kryesorë, sulmuesi drejt transferimit në Ukrainë

17:00 : 16/08/2025
BOTA

Zelensky: Na duhet paqe e vërtetë, jo një tjetër pauzë mes pushtimeve ruse

16:48 : 16/08/2025
Para

Pranga shqiptarit të rrjetit të trafikut të drogës Spanjë-Itali

TË GJITHA

Skandal/ Qumështi “Erzeni” transportohet në kamionçina të hapura, në diell përvëlues! AKU hesht

17:30 : 16/08/2025

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

17:26 : 16/08/2025

Nuk preferohen nga të rinjtë, mbyllen masivisht klubet e natës në SHBA dhe Europë

17:14 : 16/08/2025

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan prej vitesh

17:08 : 16/08/2025

Egnatia humbet një nga lojtarët kryesorë, sulmuesi drejt transferimit në Ukrainë

17:00 : 16/08/2025

Zelensky: Na duhet paqe e vërtetë, jo një tjetër pauzë mes pushtimeve ruse

16:48 : 16/08/2025

Broja nuk është as në stol ndaj Tottenham, zbulohet arsyeja e mungesës së tij

16:38 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com