• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si kapet lepuri me qerre: mbi ambasadorë e deputetë

14:32 : 14/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Genc Pollo
Ish ministër e deputet

Marrëveshja për Dekriminalizmin e dhjetorit 2014, të cilën, në vigjiljen e Krishtlindjes, pata detyrë e privilegj t’a negocioja e nënshkruaja në emër të opozitës, u mundësua në parim nga ndërmjetësimi i dy raporterëve për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Më duhet të them se dakordësimi me dy përfaqësuesit e mazhorancës për tekstin e rezolutës që do të votohej në plenare, nuk rezultoi i vështirë. Më pas, miratimi i ligjit “për dekriminalizmin” u bë tërkuzë pasi qeveria i hëngri llafet e i bëri hasha angazhimet. Vetëm pas presionit amerikan ligji u miratua një vit më vonë, në dhjetor 2015.

Në mes të vitit 2015 u mbajtën zgjedhjet vendore; pa ligj dekriminalizimi siç shpjeguam më lart. Partia në pushtet rikandidoi një kryebashkiak problematik në një qytet bastion të opozitës në Shqipërinë e Mesme. Opozita e denonconte atë si të dënuar për drogë, vjedhje e përdhunim në BE, ndërsa kryeminstri e shpallte të pastër qelibar.

Ambasadori në Tiranë i një shteti të madh perëndimor që kishte përkrahur ligjin e dekriminalizmit, la mënjanë vetëpërmbajtjen diplomatike, dhe u përfshi në fushatë me deklarime para kamerave e postime në rrjetet sociale kundër kandidatëve me precedentë penalë; në mënyrë të veçantë kundër kryebashkiakut të sipërpëmendur. “Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar persona të dyshuar për krime është një poshtërim për shqiptarët… Shqipëria meriton më shumë. Tashti u takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë, që përbëjnë tallje për sistemin politik në Shqipëri!” apelonte ambasadori në Facebook.

Teksa diskutohej kjo me shokë e kolegë, vëreja se ndaheshin në dy grupe: disa mendonin se ky kontribut ishte i vyer e i dobishëm përderisa spikaste fort në një kohë kur ndërkombëtarë të tjerë mbyllin gojën e shihnin punën e tyre dhe kur brenda vendit opozita ishte gati fillikat kur ngrinte këtë problem; të tjerët thonin se ambasadori fare mirë mund t’i kërkonte kryeministrit, njëkohësisht kryetar i partisë që po kandidonte rëndom ish burgaxhinj, që të mos firmoste për kësisoj sorrollopi.
Dhe kryeministri do e dëgjonte – argumentonin ata – pasi ai nuk do të donte të riskonte mbështetjen personale të plotë e gati pa kushte që i jepte publikisht e privatisht ambasadori. Por edhe në rastin që kryeministri nuk do e dëgjonte, ambasadorit i mjaftonte të bënte të njohur publikisht këtë refuzim e të shprehte dënimin apo distancimin e tij; me kaq ai do të ishte në rregull. Por ama që shkëlqesia e tij t’i bëjë thirrje popullit “mos e voto!” kur kandidati ka me vete bandat, partinë, administratën e policinë është cinike e pons-pilatike. Fakti që kandidatit për kryebashkiak e kryeministrit të tij nuk ja bënte syri tërr për apelet ambasadoriale dhe që ata i fitonin zgjedhjet me rezultate çuditërisht të bukura e përforconte pikpamjen e tyre. Ky grup i dytë e konsideronte veprimin e ambasadorit në rastin më të mirë të dobët e në më të keqin hipokrit.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Dilemën midis dy grupeve nuk e zgjidha dot atëhere. Por ajo mu kujtua muajt e fundit teksa ambasadori pasardhës apelon vazhdimisht në rrjetet sociale se deputeti X është problematik dhe se nuk duhet të rikandidojë. Kryeministri, njëkohësisht kryetar i partisë në pushtet, është po ai, por tashmë nuk e ka më “sikletin” e v. 2015. Deputeti X, që disa herë kishte marrë mandatin nën logon e partisë në pushtet tashmë ka përftuar një parti historike të pluralizmit (mbasi kryetari historik i saj u rehatua në krye të një institucioni historik); atij nuk i nevojitet më firma e kryeministrit për kandidim.

Dhe po kandidon edhe kësaj rradhe pa ja bërë syri tërr për ambasadorin. Por të tjerat ama i duhen akoma: dje, sot e gjithë ditën. P.sh. tenderat e majmë dhe favoret në qarkun e origjinës ku partia në pushtet është ngushtuar e margjinalizuar pasi drejtorët kryesorë vijnë nga partia historike e deputetit X. Madje aty edhe kandidati bashkiak po andej erdhi (dhe përfundoi i shkarkuar si ai më sipër i vitit 2015). Tashmë sfida midis ambasadorit e deputetit ka marrë dhenë e tërheq vëmendjen gati si gara midis kryeministrit e kryeopozitarit. Dikush me tha se po bëhet trend të vësh bast se kush e fiton duelin mes tyre. Ndërkohë institucionet përgjegjëse si KQZ e prokuroria e hedhin topin tek njëri tjetri me siklet të dukshëm.

Aktualisht, në një version të dilemës së v 2015, shokët e kolegët e mi mund të pyesin: po sikur ambasadori t’i bjerë pak më shkurt: ai mos lypi nga kryeministri mospërfshirjen e deputetit X në një qeveri të ardhshme e gjëra pa kuptim si kjo; por ai t’i kërkojë kryeministrit që drejtorët rajonalë me administratën e tyre të fryrë t’ja heqë “partisë historike” të deputetit X e t’ja kthejë partisë së vet; që kjo e fundit t’i angazhojë në fushatë.

Le t’i jepet Cezarit çfarë është e tij e në dreq vafshin standartet e OSBE-së mbi një administratë neutrale. Por të paktën pa drejtorë qarku e punonjës administrate “partia historike” të hypi këtu e të shohë Stambollin po qe se beson vërtet se sërish do të fitojë mandat për deputetin X. Dhe po qe se kjo vërtet ndodh (dmth ambasadori vërtet i bën me tërë mend këtë kërkesë kryeminstrit e ky i fundit vë dorën në zemër dhe pranon e zbaton kërkesën) atëhere kemi zhvillim domethënës. Dhe jo vetëm në terrenin zgjedhor: kësaj rradhe shokët e kolegët do të kenë më pak debate mbi natyrën e demarshit kundër deputetit X dhe unë më pak dilema për të zgjidhur.

P. S. Çdo ngjashmëri sa më lart me realitetin aktual nuk është rastësi.
P. P. S. Autori i këtyre rradhëve i qendron si dhe më parë pikëpamjes se zgjidhjet e problemeve të brendëshme do të vijnë nga aktorët e brendshëm; por ndihma e jashtme sado qëllimmirë dhe e mirëpritur lipset t’i nënshtrohet një analize kritike.

Etiketa: fushatapollozgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

PD kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Qarkun e Kukësit, KAS rrëzon kërkesën

10:15 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

21:20 : 04/06/2025
Para

Mziu në Peshkopi me një grup intelektualësh: Kanë ikur shumica e njerëzve, për shkak se e kanë të pamundur jetesën këtu

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com