Revista zviceriane “Areaonline” shkruan për kandidimiin për deputetet të minatorit Elton Debreshit.
Në artikullin e autorit Osman Osmanit shkruhet:
“Parë nga aspekti ekonomik kromi është metali më i rëndësishëm në Shqipëri. Aktualisht në qytetin e Bulqizës të Qarkut të Dibrës ekzistojnë 110 ndërmarrje, të cilat janë të lejuara të nxjerrin krom. Nga eksporti i kromit arrihen rreth 100 milionë euro të hyra në vit. Në dhjetë vitet e fundit në të gjithë vendin shkaku i aksidenteve në miniera kanë humbur jetën rreth 300 minatorë. Edhe përkundër numrit tragjik të viktimave asnjë nga drejtuesit e ndërmarrjeve në vitet e fundit nuk është marrë në përgjegjësi.
Sindikatat tradicionale në Shqipëri, ashtu sikur edhe në ish vendet e ashtuquajtura socialiste, nuk janë reformuar fare dhe nuk iu janë përshtatur kushteve të veprimit në sistemin neoliberal, por vazhdojnë të komandohen edhe më tej nga partitë e mëdha. Sindikatat janë shndërruar thjeshtë në zgjerime komerciale të partive brenda kompanive.
Në nëntor të vitit 2019 një grup i minatorëve nga Bulqiza kanë krijuar një sindikatë të re – Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB), e cila premton rritjen e nivelit të përfaqësimin e interesit të punëmarrësve në industrinë e minierave, sektor ky i ekonomisë shqiptare me më së shumti raste vdekjeje. Kompania AlbChrom, e cila administron minierat e Bulqizës, pas themelimit të Sindikatës (SMBB) më 17 nëntor 2019, vetëm pak ditë më pas ka shkarkuar padrejtësisht nga puna disa nga themeluesit e sindikatës, si Elton Debreshi, Beçir Duriçi, Behar Gjimi e Ali Gjeta. Ky nuk është rast i vetëm i parregullsive.
Në këto rrethana, minatori Elton Debreshi, njëherazi kryesues i Sindikatës së Bashkuar të Bulqizës, ka vendosur të paraqet kandidaturën e tij si i pavarur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Eltoni ka deklaruar se qëllimi i tij është të përfaqësoi e mbrojë interesat e mintorëve të Bulqizës dhe të të gjithë Shqipërisë. Ai i takon gjeneratës së tretë të minatorëve nga familja e tij.
Elton Debreshi me rastin e paraqitjeve të tija para mediave ka theksuar qartas: “nëse miratohet dhe mbrohet statusi i minatorit, ai do të tërheqë kandidaturën e tij.” Synimi i tij thelbësor në nuk është që ai të merr një mandat në parlament, por këtë e sheh si mjet për të arritjen e qëllimit.
Fitorja e tij, e cila është afër mendsh, do të ishte një histori suksesi dhe atë jo vetëm për këtë sektor, por për sindikatën e re si të tillë. Kjo fitore do të shërbente gjithashtu si një shembull e model edhe për luftërat sindikaliste në vendet përreth.
Sipas të dhënave të drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (DPD) që nga janari deri në tetor 2020 janë eksportuar gjithsej 253.026 ton krom und ferro-krom. Me ketë rast janë nga eksportuesi më i madh i vendit, AlbChrom janë eksportuar 26.413 ton ferro-krom. 226.613 ton tjera kromi janë eksportuar nga 58 ndërmarrje tjera. Kromi shqiptar në vitin 2020 është eksportuar në vendet vijuese: Mbretëria Tailandës, Emiratet e Bashkuara Arabe, Itali, Kanada, Spanjë, Arabi Saudite, Japoni, Kili, Britani e Madhe, Shtete e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Holandë, Rumani, Maqedoni, Austri, Zvicër, Australi, Indi, Gjermani dhe Ukrainë. Gjithashtu sipas Ministrisë për Energji e Industri për në Kinë janë eksportuar 60-65% ferro-krom (FeCr).
Në këto 30 vite tranzicion dhe keq menaxhim, gjatë gjithë fushatave zgjedhore nga ana e politikës është premtuar statusi i minatorit, por porsa kanë kaluar zgjedhjet, partitë që kanë fituar zgjedhjet kanë harruar premtimet e tyre.
Me 21 dhjetor 2020 minatorët sindikalistë të Bulqizës i dorëzuan parlamentit shqiptar peticionin me 10’700 nënshkrime për aprovim të statusit të minatorit.
Minatorët kanë drejtuar 4 kërkesa për parlamentin dhe politikën e vendit:
- Sigurimin e jetës për minatorët
- Rritjen e pagave dhe përfitimeve të tjera për minatorët
- Rritjen e pensioneve për minatorët
- Garantimin e kujdesit shëndetësor për minatorët dhe ish minatorët
Para një vit e gjysmë Sindikalistët shqiptaro-zviceranë me 24 nëntor 2019, kanë shprehur publikisht solidarizimin me kolegët e tyre të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB) dhe qysh atëherë kanë kërkuar nga institucionet e shtetit shqiptar që të ndërhyjë për të ndaluar presionin që u bëhej drejtuesve të SMBB.
Me atë rast është kërkur gjithashtu: Të shpallet i paligjshëm shkarkimi i kryetarit të SMBB, Elton Debreshi, dhe të garantohet respektimi dhe zbatimi i të drejtës për organizimin e punëtorëve minatorë dhe përfaqësimi i interesave të tyre karshi punëdhënësit, duke dënuar shkeljen e të drejtave, ashtu si i garanton Kushtetuta e Shqipërisë, Kodi i Punës, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventat e ILO-s (Organizatës Ndërkombëtare të Punës).
Njëherazi sindikalistët shqiptaro-zviceranë patën apeluar edhe tek sindikatat zvicerane dhe ato evropiane që urgjentisht të angazhohen konkretisht në këtë çështje.”