• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA: Gjyqtari Haxhialushi duhej të kishte kërkuar pezullimin për të mos humbur statusin

17:36 : 12/04/2021
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuara pretendimet e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Haxhiaulushi, i cili kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ndërprerjen e vetingut pas dorëheqjes së tij.

Me vendimin e datës 7 janar 2020, KPK vendosi të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të Haxhialushit, si dhe humbjen e së drejtës së tij për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Vendimi i Komisionit erdhi pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj deklaroi mbarimin e statusit të magjistratit për subjektin për shkak të dorëheqjes së tij. Haxhialushi nuk e ankimoi vendimin e KLGj-së në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Në vendim thuhet se Haxhialushi është shortuar si subjekt rivlerësimi në shtator të 2019-ës dhe prej asaj kohe deri në momentin kur KLGj deklaron mbarimin e statusit të magjistratit, ka pasur komunikime të vazhdueshme me Komisionin. Ndërsa pas administrimit të vendimit të KLGj-së, KPK nuk i ka vijuar komunikimet me Haxhialushin dhe nuk e ka thirrur atë në një seancë dëgjimore publike. Kjo sipas KPA ishte një shkelje e rëndë procedurale.

“Trupi gjykues i Kolegjit, arriti në konkluzionin se procesi i zhvilluar ndaj tij në Komision ishte kryer në shkelje të rënda procedurale”, konstaton trupi gjykues i KPA dhe për të korrigjuar këtë mangësi të KPK, vendosi të kalojë shqyrtimin e çështjes në seancë publike për t’i dhënë subjektit të drejtën për tu dëgjuar.

Lexo edhe:

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…

Gjyqtari Haxhialushi nuk u paraqit në seancën publike, ndërkohë që Kolegji shqyrtoi pretendimet e tij që lidhen me aplikimin e sanksionit.

Kolegji konstaton se subjekti është përpjekur që në ankim të arsyetojë mosbazueshmërinë në ligj të pikës së dytë të vendimit të Komisionit, duke argumentuar se arsyeja përse është dorëhequr ka qenë gjendja e tij shëndetësore, që sipas tij e ka bërë të pamundur të vazhdojë të ushtrojë funksionin e gjyqtarit.

Në mbështetje të këtij qëndrimi, Haxhialushi ka përshkruar rrethana të gjendjes së tij shëndetësore dhe historikun mjekësor të tij, si dhe ka paraqitur në Kolegj akte që provojnë pretendimin e tij për gjendjen shëndetësore.

Kolegji analizon parashikimet e përcaktuara në legjislacionin e vetingut, ku përcaktohet se “dorëheqja duhet të jetë me shkrim dhe nuk është e nevojshme të jetë e arsyetuar”. Trupi gjykues intepreton se në këtë përcaktim, qëllimi i ligjvënësit ka qenë për të zhveshur këtë akt nga detyrime që do të kushtëzonin zbatimin e saj, për t’u garantuar subjekteve të drejtën themelore të kryenin atë punë që e vlerësonin të përshtatshme.

Kolegji vlerëson se arsyet që kanë shtyrë subjektin e rivlerësimit drejt paraqitjes së dorëheqjes nuk kanë lidhje për gjykimin e çështjes dhe as për të kontrolluar vendimmarrjen e Komisionit.

Gjithashtu, trupi gjykues i KPA sjell në vëmendje se ligji parashikon për magjistratët mundësinë e pezullimit të ushtrimit të detyrës për arsye shëndetësore, duke e ruajtur statusin. “Parashikim i cili do të ofronte një mundësi për subjektin në rast se ai synonte të mos e humbiste këtë status dhe të mos kishte si konsekuencë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit bashkë me aplikimin e penalitetit të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, vlerëson Kolegji dhe e gjen të pambështetur pretendimin e ish-gjyqtarit Astrit Haxhialushi.

Në përfundim, trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Natasha Mulajn, Rezarta Schuetz dhe Arian Hajdarin kanë vendosur unanimisht lënien në fuqi të sanksionit 15 vjeçar vendosur nga KPK. /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…

13:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kapet në Han të Hotit i shumëkërkuari për plagosje në Itali, 42-vjeçari do të ekstradohet/ EMRI

12:54 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kreu akte të turpshme para një gruaje në Selanik, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

12:42 : 06/06/2025
Para

U raportua se kap shifrën e 19 mln euro, kokaina e kapur në Durrës do përpunohej në Shqipëri

TË GJITHA

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…

13:15 : 06/06/2025

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025

Kapet në Han të Hotit i shumëkërkuari për plagosje në Itali, 42-vjeçari do të ekstradohet/ EMRI

12:54 : 06/06/2025

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025

Kreu akte të turpshme para një gruaje në Selanik, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

12:42 : 06/06/2025

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

12:26 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com