Lideri demokrat, Lulzim Basha, ka denoncuar në RTSH një skandal. Basha tha se socialistët po kërcënojnë mësuesit dhe infermierët që nëse nuk votojnë rilindjen do të hiqen nga puna.
Sipas Bashës kundërshtari politik, tani ka filluar edhe inskenon biseda gjoja me drejtuesit politikë që ka në qarqe dhe sapo ka kryer një vepër penale.
Pjesë nga biseda:
Lulzim Basha: Ndërkohë që ju po lexoni pyetjet gjatë apo po merreshit me ato që keni përpara, unë po shikoja celularin. Më kishin çuar një lajm, që përsëriste një dezhavu të 2017. Është bërë kaq qesharak kundërshtari politik, tani ka filluar edhe inskenon biseda gjoja me drejtuesit politikë që ka në qarqe dhe sapo ka kryer një vepër penale. Në një shtet normal, Prokurori i Përgjithshëm, Prokuroria duhet ta merrte të pandehur, duhet ta kishin marrë të pandehur,
Lutfi Dervishi: Kur bie fjala për kryeministrin çfarë ka ndodhur?
Lulzim Basha: Ja t’jua them tani. Siç duhet ta kishin marrë të pandehur kur i bëri thirrje policëve të hidhnin kapelet dhe të bënin fushatë për Partinë Socialiste.
Lutfi Dervishi: Për të cilën kërkoi ndjesë më pas.
Lulzim Basha: Po nuk është çështje ndjese kjo. Ky është një mentalitet, kjo është një kulturë e një njeriu i cili ka përqendruar pushtetin dhe ka sjellë këtë fatkeqësi. Ky është përgjegjësi për gjendjen.
Lutfi Dervishi: Njoftimi i fundit që keni?
Lulzim Basha: Tani ka bërë të njëjtën gjë ka thënë infermierët dhe mësuesit o të votojnë për Partinë Socialiste ose përndryshe të hiqen nga puna. Pra në subkoshiencën e tij ai mbetet babloku i Dibrës, mirëpo kësaj radhe nuk funksionon më.
Lutfi Dervishi: Pse?
Lulzim Basha: Sepse u bënë 8 vite, sepse tepsia që e morri të gjithën për vete, timoni që e morri të gjithën për vete, tregoi qartë që ky njeri e çoi Shqipërinë drejt humnerës dhe që Shqipëria ka nevojë për ndryshim.