FOTO/ Aksident te Unaza e Re, trajleri godet autoveturën

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Në aksident janë përfshirë një trajler, i cili ka goditur një autoveturë.

Fotot e mëposhtme tregojnë se goditja ka qenë e fortë, ndërkohë që shërbimet e policisë rrugore nuk ndodhen në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka persona të lënduar apo jo.

LEXO EDHE  Vasili: Zgjedhjet e 25 Prillit ishin një turp, rilindja ka kapur drejtësinë

Prej kohësh Unaza e Re është kthyer në një burim aksidentesh, por edhe bllokimi të trafikut për shkak të punimeve që kryen, ndërsa mungojnë efektivët e policisë, qoftë në parandalimin e aksidenteve ashtu edhe për disiplinimin e qarkullimit.