Një episod tepër special u regjistrua në ndeshjen Lajpcig-Bajern Mynih që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
Para startit të kësaj përballje, gjatë inspektimit të zakonshëm, gjyqtarët vunë re se rrjeta e portës që do të mbronte Manuel Nojer ishte e çare. Në këto moment, gardiani i Bajernit, nuk ka dashur të humbë shumë kohë, teksa ka bërë një shpikje “alla Nojer”.
Portieri i Bajernit, ka përdorur një shall, për të bërë lidhjen e rrjetës së çarë, teksa ky moment ka bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale. Ky veprim i Nojerit, ka bërë trajnerin Flik të qeshë, ndërsa po të njëjtin reagim pati edhe gjyqtari i takimit, i cili nuk e pranon këtë sajim të gardianit gjerman.
Manuel Neuer keeping clean sheets and fixing nets.
Find yourself a goalkeeper that can do both 👏 pic.twitter.com/CA5BmmOjzO
— ESPN FC (@ESPNFC) April 3, 2021