• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Transparenca e financave që ushqejnë karriera politike

17:06 : 03/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Financimi i partive politike, kapja e tyre prej “lobistësh” si në Perëndim apo “të fortësh” si këtu në Shqipëri, kontrollimi i axhendave politike dhe politikave publike, si dhe shërbimi i interesave klientelistë, janë një problem jo vetëm i vendeve me demokraci ta pakonsoliduar dhe shtet të së drejtës jo-funksional si te ne.

Për shembull, duke iu referuar kontekstit amerikan, Burt Neuborne, profesor i së drejtës publike në Universitetin e New Yorkut kritikon ashpër teksa i referohet disa prej vendimeve të Gjykatës së Lartë në SHBA që heqin tavanin e donacioneve të individëve dhe korporatave për fushatat e partive politike. Ndër të tjera, ai shkruan se: “në këtë demokraci jo-funksionale që gjyqtarët kanë ndërtuar, të paktën gjysma e elektoratit nuk voton, ekstremet e të dyja partive dominojnë procesin, partitë e vogla janë jo-ekzistente, elementë radikalë ideologjikë kanë kapur dhe përgatisin axhendat e partive respektive, lobistët kontrollojnë pltësisht zyrtarët e zgjedhur dhe para që rrjedhin nga burime sekrete i kanë kthyer zgjedhjet tona në ankande të heshtur”.

Edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair e pranon hapur në kujtimet e tij që pesha e lobistëve të pasur që kontribuonin në fushatat elektorale arrinin të përcaktonin shpesh dhe linja të caktuara politikash dhe natyrisht të kërkonin favore kur partia e mbështetur të vinte në pushtet.

Ish-presidenti amerikan Trump, kur u akuzua që kishte ndihmuar me donacione fushatat e Bill Klintonit president dhe ato të Hillari Klintonit si senatore e New Yorkut, u shpreh tekstualisht se: “Unë i jap të gjithëve. Kur ata më telefonojnë, unë u jap. Dhe e dini çfarë? Kur unë i telefonoj dy-tre vjet më vonë, ata janë aty për mua”.

Lexo edhe:

No Content Available

Ky sipërmarrës që u kthye në politikan, në gjurrmë të të tjerë figurave të rëndësishme të botës së biznesit që janë kthyer në figura të rëndësishme politike si Bloomberg në SHBA apo Silvio Berluskoni në Itali që për më tepër kanë qenë dhe manjatë mediash, arrijnë që qartazi të përfitojnë favore dhe dominojnë axhenda publike minimalisht, ose të arrijnë dhe të përcaktojnë politika publike, vençarisht kur arrijnë të kapin dhe pushtetin politik.

Kjo nuk i kthen domosdoshmërisht në armiq të interesit publik, madje kur arrijnë të kenë pushtetin politik drejtëpërsëdrejti, janë më të kontrollueshëm nga presioni i opinionit publik, apo mekanizmat e tjerë kushtetues që ekzistojnë ndër vendet me demokraci të konsoliduar dhe ndonjëherë kthehen dhe në kampionë të çështjeve me sensitivitet të lartë publik si fushatat që ndërmorri suksesshëm dhe me mbështetje të gjerë popullore, ish-kryebashkiaku njujorkez Bloomberg ndaj industrisë së ushqimeve të shpejta dhe pijeve freskuese dhe vençarisht ndaj përdorimit të lartë të sheqerit dhe kripës në këto industri.

Në rastin e Shqipërisë, ku financimi i partive politike ngelet një pikë e errët, ku personazhe që kanë themeluar apo drejtuar media katapultohen direkt në politikë dhe ku ndarjet mes të dyjave dhe përfitimeve jo rastësore nga tenderat publikë të politikanëve-oligarkë, të bëjnë minimalisht të dyshosh dhe duke qenë se filtrat e një drejtësie të pavarur dhe të ndershme mungojnë, dyshimi shtohet edhe më.

Ndërkohë që një pjesë e mirë e përfaqësuesve politikë vijnë drejtëpërsëdrejti nga bota kriminale të maskuar si “biznesmenë”, me të ardhura krejt të dyshimta që shumëfishohen gjatë viteve të qëndrimit në Parlament dhe ku ligji i ri si sapomiratuar me konsensus të plotë, ka shumë punë për t’u materializuar. Në mënyrë që politika të pastrohet pasi nuk mund te ketë “pastrim” Shqipërie pa pastrim nga të inkriminuarit brenda sistemit. Dhe nuk mund të ketë reforma reale pa reformim të sistemit të financimit të partive politike dhe transparencën e plotë të burimeve financiare që ushqejnë karriera politike.

Etiketa: kalemaj boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Debati në KAS për logot/ Reagon Yuri Kim: Autoritetet të sigurojnë kushte të barabarta

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com