• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngritën skemë mashtrimi kompjuterik për të përfituar para, arrestohen gjashtë persona në Pogradec

11:31 : 02/04/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Një grup kriminal në fushën e krimeve kibernetike është shkatërruar në qytetin e Pogradecit, gjashtë persona janë arrestuar në total, një prej të cilëve me banim në Tiranë, dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Këta persona kanë ngritur një skemë mashtrimi kompjuterik ku përfitonin para duke përdorur e mashtruar persona që ishin të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

Ata kanë kryer qindra transaksione brenda gjashtë muajve nga shqiptarë brenda apo jashtë Shqipërisë.

Të arrestuar janë Klajdi Likaj, Dionis Daka, Genci Roko, Elis Molla, Kledi Hamati, Leonard Kalaja, dhe në kërkim Klinti Cani.

Njoftimi i policisë:

Lexo edhe:

Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallet në kërkim një tjetër

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kameleonët”.

Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Vihen në pranga 6 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në kuadër të një procedimi penal në ndjekje, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë kryer hetime gjithëpërfshirëse në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit ndaj shtetasve:

1. L., 23 vjeç, D. D., 29 vjeç, G. R., 41 vjeç, E. M., 37 vjeç, të katërt banues në Pogradec, K. H., 27 vjeç dhe L. K., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. C., 23 vjeç, banues në Pogradec.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik për përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

Për këtë arsye, këta persona vendosnin në dispozicion të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare. Tërheqja bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal.

Këta shtetas, për një periudhë rreth 6-mujore, kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin e Shqipërisë, por dhe jashtë saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celular, dokumente tërheqjesh monetare, një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë etj.

Aktualisht po punohet me ritme të shpejta për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

U kryen veprimet procedurale përkatëse dhe materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Njëkohësisht, Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike u bën thirrje të gjithë shtetasve që kanë dyshime të arsyeshme për funksionimin e skemave të tilla të na vënë në dijeni në adresën e postës elektronike Ç@asp.gov.al dhe në numrin e telefonit 0694155552, po ashtu dhe në aplikacionet e komunikimit si WhatsApp, Viber etj.

Etiketa: mashtrimpogradec

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallet në kërkim një tjetër

11:55 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025
AKTUALITET

Digjet stalla me 170 dele në Pogradec, dyshohet shkëndijë elektrike

12:40 : 09/10/2025
AKTUALITET

I ndërtuar me para droge/ “Rich Hotel” nën sekuestro, por aktiviteti vijon normalisht

19:23 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Më jep 800 euro ose…”/ Kanosi të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Pogradeci

13:57 : 28/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

10:32 : 28/09/2025
Para
Foto ilustruese

Përfshihen nga flakët ullishtet në Levan

TË GJITHA

AmCham kërkon shtyrjen e projektligjit për mbetjet urbane: Mungon konsultimi me biznesin

21:02 : 10/10/2025

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

20:57 : 10/10/2025

Kosovë/ KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

20:52 : 10/10/2025

EMRI-VIDEO/ Shqiptari “se harron zakonin”! Hedh mbeturinat në pyll edhe në SHBA, arrestohet

20:49 : 10/10/2025

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

20:31 : 10/10/2025

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025

Ekstradimi i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

20:06 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com