Dy lojtarë rikthehen nga kombëtaret, Partizani i plotë për supersfidën ndaj Vllaznisë

Partizani vijon nga puna për ndeshjen e ditës së shtunë ndaj Vllaznisë. Të kuqtë do të luajnë në transfertë në një sfidë direkt për titullin kampion.

Në seancat stërvitore të Partizanit gjatë këtyre ditëve ka pasur gjithmonë dy mungesa të sigurta pasi Ferhan Hasani dhe mbrojtësi Dominguez kanë qenë të grumbulluar me ekipet Kombëtare.

LEXO EDHE  Javë e pazakontë në Superiore, të gjitha ndeshjet përfundojnë në barazim. Ja renditja e plotë

Ditën e sotme që të dy lojtarët do të bashkohen me ekipin me trajneri Daja që nuk do të ketë asnjë mungesë ndaj Vllaznisë dhe pritet të hedhë në fushë 11-shen më të mirë që ka në dispozicion, ndërsa nuk mungojnë as alternativat në stol.