• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zonja të hekurta apo zonja të vërteta?

11:57 : 30/03/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish-ministër e deputet

Në fundjavë më erdhi një email me linjën e lëndës (subject line) “”Njihuni me “zonjën e hekurt” të kuvendit të ardhshëm””. Emaili, që shpërndahej nga një kompani reklamash, përmbante jetëshkrimin e zonjës e cila kishte mbajtur ofiqe shtetërore të larta dhe tashti kandidonte sërish për Partinë Socialiste.

Meqë ajo ishte renditur në segmentin jofitues të listës partiake në Tiranë, diku nga të njëzetat, fushata e kandidates lypte përveç votës partiake edhe votën preferenciale, në mënyrë që kandidatja të avanconte drejt segmentit fitues të listës. Ky mekanizëm vjen falë formulës “lista të hapura” që PS e miratoi vjet në Kuvend e që për mendimin tim është jo vetëm një shaka e madhe por druaj se do të jetë një problem jo i vogël për zgjedhjet tona. Por këtë le t’a trajtojmë në një shënim tjetër.

Ajo që më bëri përshtypje ishte cilësimi “zonjë e hekurt”. Dikur nga viti 2003 një ministre e qeverisë Nano faksonte njoftime shtypi në media ku shkruhej se ” ministrja, e cila konsiderohet si zonja e hekurt e qeverisë, tha kështu e bëri ashtu.” Këtë truk piari e ekspozoi një media pranë Nanos, duke shpotitur hidhur teknikën vetëpromovuese të ministres.

Në vitet 2005-2013 kur qeveriste PD, kryetarja e Kuvendit të Republikës gjithashtu kultivoi imazhin e një zonje të hekurt. Këtë e bëri përmes një verbalizmi herë herë të ashpër por më shumë përmes medias “miqësore”. Si zakonisht!

Lexo edhe:

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

Padyshim që të treja këto zonja, e ndonjë tjetër e ngjashme me to, meritojnë të vlerësohen pozitivisht për aktivitetin politik të spikatur të tyre, të cilin e realizuan në një shoqëri me traditë patriarkale.

Ajo që më bezdis mua në këtë treshe është fiksimi për t’u prezantuar si të forta e si të hekurta; si gra me cilësi luftarako-mashkullore madje në tejkalim të amazonave mitologjike; si vendimmarrëse e aktiviste të ftohta, të ashpra e mbase të vrazhdëta.

A e ka të domosdoshme këtë gjë një grua ambicioze në politikë? A është ky modeli i nevojshëm për t’i ofruar shoqërisë? Dikush mund të më kujtojë kryeministren britanike Margaret Thatcher me të cilën u krijua edhe metafora “zonjë e hekurt”. Por Thatcher ishte shefe e partisë dhe e qeverisë, e para grua në ato poste ndër shekuj dhe mbase i nevojitej emulimi i figurës burrnore. Në rastin tonë flasim për poste hierarkike nga dyshi tek dymbëdhjeta ku gjithkush mund të ndërtojë profile personale më natyrale.

Dhembshuria për njerëzit, dashuria për familjarët, përkujdesja për ata në nevojë, janë cilësi, mbase lipset të them virtyte, që ndonëse universale tek njeriu, asociohen më shumë me gruan në traditën kulturore tek ne. Promovimi publik i tyre mbetet i dobishëm; sidomos kur ballancon personazhet që pretendojnë se janë veshur me parzmore e vringëllojnë arme metalike virtuale për të projektuar forcë e dhunë. Por edhe shoqëria heshturazi i dëshiron ato virtyte; për pasojë edhe elektorati me votë preferenciale.

Ndoshta unë nuk i premtoj dot votën time kandidates në fjalë por përzëmërsisht i uroj asaj të mbledhë sa më shumë vota për vete; mundësisht të avancojë e të parakalojë edhe Grupin e Strukturuar Inceneratorik që udhëheqja e ka renditur në ballë të listës.
Por më fort i uroj asaj që, tok me shoqe e me kolege, të ofrojë e të inkurajojë virtyte femërore që kaq shumë i duhen sot shoqërisë.

Etiketa: genc pollo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
AKTUALITET

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

09:52 : 17/04/2025
AKTUALITET

Marrëveshja mes tre vendeve për mbrojtjen, Pollo: Hap pozitiv! Rama dështoi në politikën e jashtme

21:48 : 26/03/2025
AKTUALITET

A i mbështet vërtet Bashkimi Europian vlerat themelore të tij në Ballkan?

09:21 : 19/03/2025
AKTUALITET

Primaret dhe kontrasti

12:40 : 08/03/2025
AKTUALITET

Genc Pollo: Nuk kandidoj për deputet, e ndava mendjen katër vjet më parë

11:40 : 21/02/2025
Para

Kanadaja pezullon AstraZeneca-n për moshat nën 55 vjeç

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com