• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi/ Pse disa persona kanë efekte anësore dhe disa jo nga vaksina? Flasin ekspertët

20:44 : 30/03/2021
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Me mbërritjen e vaksinave njerëzit shpresojnë të vaksinohen shpejt kundër Covid-19, por në të njëjtën kohë kanë edhe pikëpyetje të mëdha.

Disa duan të mbrohen nga infektimi, e disa të tjerë i tremben efekteve pas vaksinimit.

Ndër pyetjet e shpeshta e të panjohura të vaksinimit është se “përse disa persona kanë efekte anësore kur bëjnë vaksinën dhe disa jo, e nëse duhet të shqetësohen ata që nuk kanë efekte anësore?”

Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në IShP, Silva Bino tha se çdo organizëm reagon në mënyrë të ndryshëm, disa më fuqishëm dhe disa më pak.

“Nga reagimi varen dhe shenjat pas vaksinimit, pra kjo është individuale,” shpjegon Bino për gazeta SI.

Lexo edhe:

Rekord i zi/ 9 humbje jete dhe 1164 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

7 humbje jete dhe 1533 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Më tej ekspertja e epidemiologjisë shpjegoi se personat që nuk kanë asnjë efekt anësor nuk duhet të shqetësohen.

Gjithashtu ajo tha se personat që marrin vaksinën duhet të shqetësohen kur ka efekte anësore të rralla dhe jo kur ato janë të pritshme dhe të shpeshta.

Deri më tani dimë se efektet anësore që janë të zakonshme përfshijnë: të paturit e një ndjenje dhimbje, të rëndë në krahun ku keni bërë injeksionin tuaj. Kjo ka tendencë të zgjasë rreth 1-2 ditë pas marrjes së vaksinës; ndjenjë lodhjeje; dhimbje koke; dhimbje të përgjithshme, ose simptoma si një grip i lehtë.

Ndërkaq, edhe eksperti i shëndetit publik Alban Ylli shpjegon se çdo individ reagon në mënyrë specifike ndaj çdo vaksine dhe ndaj çdo medikamenti.

“Dallimet janë të lidhura përgjithësisht me faktorë të brendshëm të organizmit (sistemi imunitar etj) por ndonjë herë edhe me faktorë të jashtëm.

Megjithate ndryshimet janë të vogla dhe jo shumë me rëndësi për shëndetin e personit. Kjo e fundit është verifikuar në tre-katër shkalle studimi para se vaksina (ose medikamenti) të perdoret në shkallë të gjerë”, tha Ylli për gazeta SI.

Eksperti shpjegon se tek disa shfaqen shenja fare të lehta sepse trupi ka prodhuar më shumë përgjigje. Ndërsa për sa i përket faktit të mungesës së efekteve anësore nuk është një dëshmi e mos funksionimit të vaksinës.

“Imuniteti ndaj vaksines ndodh sërish, por trupi ka reaguar me sasine e duhur të imunitetit. As shumë të lartë, as shumë të ulët. Megjithatë në një perqindje të vogël të personave të vaksinuar reagimi mund të jetë shumë i ulët dhe ndoshta i pamjaftueshëm për t’u mbrojtur”, shpjegoi eksperti.

Sipas një raporti të fundit nga CDC (Qendra e Shërbimit dhe Kontrrollit Shëndetësor) në SHBA, rreth 50% e personave që kanë marrë vaksinën nuk kanë përjetuar efekte anësore.

Studime të vazhdueshme të CDC kanë treguar se kur merrni vaksinën e ARN-së dërguar, copëzat e vogla të lipideve që kanë mARN në to, ndikojnë në qelizat e muskujve të krahut tuaj. Qelizat fillojnë të bëjnë një proteinë spike, kështu që trupi juaj mendon se qelizat tuaja muskulore janë infektuar masivisht me Covid-19. Për shkak të kësaj, trupi juaj do të përpiqet të luftojë infeksionin e stisur në qeliza.

Të dhënat tregojnë se ky është edhe funksioni i vaksinave. Ato ndihmojnë gjatë një infeksioni në mënyrë që njerëzit të cilët kanë probleme me krijimin e antitrupave, mund t’i krijojnë ato në mënyrë më efektive pas marrjes së vaksinës.

Etiketa: koronavirusi boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rekord i zi/ 9 humbje jete dhe 1164 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

18:22 : 02/02/2022
AKTUALITET

7 humbje jete dhe 1533 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

18:40 : 01/02/2022
AKTUALITET

5 humbje jete dhe 939 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:35 : 30/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi në Kosovë/ Numër i lartë infektimesh, 2390 raste të reja në 24 orët e fundit

16:30 : 30/01/2022
AKTUALITET

5 humbje jete dhe 2230 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:53 : 22/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Mjeku Jorgji: ‘Omicron’ nuk është grip, ja simpomat

17:14 : 22/01/2022
Para

Reja modifikon mbrojtjen dhe mesfushën, ja si pritet të rreshtohet Shqipëria kundër San Marinos

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com