“Dua të birësoj një fëmijë’, Demi Lovato: Nuk e imagjinoj veten shtatzënë

Këngëtarja e famshme Demi Lovato ka folur së fundmi për planet e saj për të ardhmen dhe për të krijuar familje.

Kam menduar plotësisht që do të isha e martuar, ndoshta shtatzënë, deri tani“, tha ajo gjatë episodit të së të shtunës në podcast-in “The Joe Rogan Experience”.

28-vjeçarja zbuloi se dëshiron të birësojë një fëmijë. E pyetur nëse do të ketë fëmijë, ajo tha “unë dua të birësoj, më shumë se gjithçka“. Po ashtu, foli për pasiguritë, pas marrëdhënieve të kaluara.

Nuk e di, unë isha fejuar me një burrë vitin e kaluar,” tha këngëtarja për lidhjen e saj të kaluar me ish Max Ehrich. “Kam menduar plotësisht që do të isha i martuar, mbase shtatzënë, deri tani. Dhe nuk është kështu … Unë e di që jeta ime nuk po shkon sipas planit tim.

Kështu që, unë mund të ulem këtu dhe të them, po, do të doja të kisha fëmijë.  Por nuk e di, sepse kjo mund të ndryshojë javën e ardhshme. Mendoj se në këtë moment, dua të adoptoj, me siguri”.

LEXO EDHE  Shkaku i zënkës me Atdheun, Andi flet për herë të parë