• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Koreja e Veriut lëshon dy raketa me rreze të shkurtër veprimi

08:12 : 24/03/2021
në BOTA

Koreja e Veriut lëshoi të paktën dy raketa me rreze të shkurtër veprimi disa ditë më parë, sipas raporteve të shumta, në atë që do të ishte prova e parë e Phenianit në rreth një vit.

Washington Post raportoi së pari mbi provën të martën vonë, duke thënë se “një numër raketash me rreze të shkurtër veprimi” u lëshuan “fundjavën e kaluar” por pa dhënë detaje të tjera.

Disa media të tjera konfirmuan raportin, duke cituar zyrtarë amerikanë që folën me kushtin që identiteti i tyre të mos publikohej.

Nuk është e qartë se cilat raketa janë testuar, kur janë testuar, ose sa larg kanë fluturuar. Zyrtarët amerikanë dhe koreano-jugorë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Zërit të Amerikës për komente.

Zyrtarët amerikanë dhe koreano-jugorë zakonisht japin detaje menjëherë pas provave të Koresë së Veriut. Pheniani gjithashtu zakonisht paralajmëron aktivitetet në mediat e tij shtetërore.

Lexo edhe:

Daku mund të transferohet në Serie A, klubi italian nis bisedimet me Rubin Kazanin

Europa në flakë/ Zjarre shkatërruese në Itali, Spanjë e Kroaci

Asnjëra nga këto gjëra nuk ndodhi këtë radhë, duke bërë që disa ekspertë të pyesin nëse raketat e testuara ishin të vogla apo kanë arritur të shmangin zbulimin nga radarët e Shteteve të Bashkuara dhe ata të aleatëve të saj.

Lëshimi i raketave, nëse konfirmohet, vjen disa ditë pas vizitave në Seul dhe Tokio të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Administrata e Presidentit Biden, e cila po bënë një rishikim të politikave ndaj Koresë së Veriut, është përpjekur të rifillojë bisedimet me Korenë e Veriut. Por Koreja e Veriut thotë se nuk do t’i përgjigjet thirrjeve për dialog.

Javën e kaluar, Koreja e Veriut kritikoi ashpër stërvitjet e përbashkëta ushtarake SHBA-Koreja e Jugut, duke paralajmëruar kundër atyre që i sheh si veprime provokuese që shkaktojnë një “erë të keqe”.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë komentuar mbi provën e fundit të Koresë së Veriut, e cili do të ishte prova e parë me raketa e Phenianit që nga korriku i vitit 2020.

Prova, e cila përfshinte një raketë kruzë anti-anije dhe fluturoi më pak se 100 kilometra, gjithashtu nuk u raportua për disa javë.

Disa ekspertë të raketave besojnë se prova e fundit e Koresë së Veriut mund të ketë përfshirë edhe raketa kruzë, të cilat fluturojnë më ulët se raketat balistike dhe mund të shmangin radarët.

Shumë ekspertë presin që Koreja e Veriut së shpejti të rifillojë prova më të mëdha, përfshirë ndoshta edhe ato me raketa balistike me rreze të gjatë veprimi.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha në janar të vitit 2020 se ai nuk ndjehej më i obliguar nga moratoriumi i tij i imponuar ndaj provave me raketa me rreze të gjatë veprimi dhe provat bërthamore.

Pheniani nuk ka kryer asnjë provë bërthamore ose nuk ka lëshuar asnjë raketë balistike ndërkontinentale që nga viti 2017, para fillimit të angazhimit të tij diplomatik me ish-Presidentin amerikan Donald Trump.

Kim Jong Un ka testuar në mënyrë të përsëritur raketat balistike me rreze më të shkurtër veprimi, por ish-presidenti Trump i ka minimizuar ato, duke i quajtur të parëndësishme.

Koreja e Veriut është e ndaluar nga çdo aktivitet me raketa balistike nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

/VOA/

Lajme të lidhura

SPORT

Daku mund të transferohet në Serie A, klubi italian nis bisedimet me Rubin Kazanin

15:42 : 11/08/2025
BOTA

Europa në flakë/ Zjarre shkatërruese në Itali, Spanjë e Kroaci

15:38 : 11/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
SPORT

Egnatia pret të enjten Olimpija Ljubljanën, kampionët e Sllovenisë emërojnë trajnerin e ri  

15:33 : 11/08/2025
SHOW BIZ

Shpat Kasapi u dhunua nga dasmorët, reagon me “thumb” ish-bashkëshortja e tij

15:28 : 11/08/2025
AKTUALITET

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025
Para

Studimi: Ilaçi me antitrupa ofron mbrojtje ndaj koronavirusit

TË GJITHA

Daku mund të transferohet në Serie A, klubi italian nis bisedimet me Rubin Kazanin

15:42 : 11/08/2025

Europa në flakë/ Zjarre shkatërruese në Itali, Spanjë e Kroaci

15:38 : 11/08/2025

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025

Egnatia pret të enjten Olimpija Ljubljanën, kampionët e Sllovenisë emërojnë trajnerin e ri  

15:33 : 11/08/2025

Shpat Kasapi u dhunua nga dasmorët, reagon me “thumb” ish-bashkëshortja e tij

15:28 : 11/08/2025

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025

Zjarr te ‘Syri i Kaltër’ në Sarandë, evakuohen turistët

15:13 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com