• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ambasadori amerikan në Kosovë: Koha e presidentëve që dalin nga zarfi ka përfunduar

20:18 : 24/03/2021
në AKTUALITET, RAJONI

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar prerë se ka ikur koha propozimet për emrat e presidentëve të dalin nga zarfet. Atifete Jahjaga është përfolur jo pak se u zgjodh Presidente e Kosovës nga një zarf me emrin e saj që vetë ambasadori amerikan në atë kohë u kishte dërguar partive politike atje.

Deklaratat i bëri teksa foli për rolin e opozitës në formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kosnett ka thënë se gjatë bisedës që ka pasur me disa politikanë të partive politike, është befasuar me mendimin e tyre rreth opozitarizmit. “Si shumë njerëz që jetojnë në Kosovë, rishtazi e kam kaluar kohën duke diskutuar për rolin e opozitës në formimin e qeverisë dhe më gjerësisht në qeverisjen e përditshme. Gjatë bisedave kam mbetur i habitur që shumë njerëz në publik – si dhe disa politikanë – duket se e kanë të paqartë rolin e opozitës së përgjegjshme në sistemin parlamentar të Kosovës”, tha ai.

Ambasadori amerikan theksoi se në një demokraci funksionale, veprimi në mënyrë konstruktive në opozitë është formë e udhëheqjes, e cila është po aq e rëndësishme për mbrojtjen e qytetarëve dhe për t’ju shërbyer atyre sa është i rëndësishëm edhe shërbimi në koalicionin qeverisës.

“Kur qytetarët e Kosovës votojnë, ata ua japin të gjithë 120 deputetëve të Kuvendit të njëjtat detyra dhe përgjegjësi, siç përcaktohen nga Kushtetuta dhe ligjet që rrjedhin nga Kushtetuta. Shumica zgjedh qeverinë e re, ndërsa pakica mbetet në opozitë me të njëjtin besnikëri ndaj Kushtetutës së Kosovës si shumica – dhe të njëjtën përgjegjësi ndaj qytetarëve si partia apo koalicioni në pushtet”, u shpreh ai.

Lexo edhe:

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

Sipas tij “për fat të keq, jo të gjithë politikanët e shohin këtë gjë në këtë mënyrë”. Kosnett tregon se në fillim të mandatit si ambasador, një kryetar partie i kishte thënë drejtpërdrejt se puna e tij në opozitë ishte që t’ia vështirësonte sa më shumë funksionimin qeverisë, kështu që votuesit e pakënaqur do ta kthenin partinë e tij në pushtet.

E për të thotë se të paktën ishte i sinqertë për përparësitë e tij. “Duke gjykuar nga veprimet e shumë partive të Kosovës gjatë viteve, ai nuk ishte i vetmi që kishte këtë filozofi të “opozitës obstruksioniste”. Dhuna politike është shembulli më ekstrem dhe më i papranueshëm i obstruksionizmit politik. Por tradita e partive opozitare për bojkotimin e punës së Kuvendit për të parandaluar miratimin e buxhetit të vendit dhe të ligjeve tjera jetike, si dhe praktika e partive në largim për të fshehur informatat nga rivalët e ardhshëm gjatë kohës së tranzicionit të qeverisë, janë po aq tinëzare”, tha ai.

Ambasadori ka shtuar se është skeptik kur disa politikanë në Kosovë veprojnë sikur do të përfitojnë disi nga demonstrimi i gatishmërisë për të prishur procesin e qeverisjes.

“Rrjedhat e fundit të zgjedhjeve në Kosovë tregojnë se njerëzit janë të etur për ndryshim dhe partitë politike po përsiaten se si të riformohen për t’iu përgjigjur nevojave të publikut. Pra, çka duhet të bëjë një opozitë e përgjegjshme? Ajo duhet t’i shqyrtojë hollësisht veprimet e qeverisë, jo për interesin e saj personal, por për të mirën e vendit. Ajo duhet të mbështesë dhe forcojë institucionet e një vendi. Ajo e ka detyrim që të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në jetën parlamentare dhe që t’i kërkojë llogari qeverisë. Opozita sigurisht nuk duhet të mbështesë çdo propozim të qeverisë, por as nuk duhet të refuzojë ose pengojë çdo ide në mënyrë refleksive. Opozita ka për detyrë të marrë pjesë, të bëjë detyrat e saj dhe të ofrojë alternativa. Nuk mjafton vetëm të thotë „Jo”. Kur sistemi funksionon, kur qeveria dhe opozita debatojnë me qëllim të përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, atëherë i tërë vendi mund të përfitojë”, deklarohet mes të tjerash.
Më tej ai thotë se një opozitë e përgjegjshme obligohet të kontribuojë në mënyrë konstruktive gjatë diskutimeve në Kuvend ashtu që idetë dhe propozimet që dalin të jenë më të fuqishme.

Etiketa: amerikankosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
RAJONI

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

16:07 : 30/09/2025
RAJONI

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm

13:20 : 30/09/2025
RAJONI

Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

15:31 : 29/09/2025
Para

Hajdari: Elbasani sot qarku më i varfër

TË GJITHA

Kandidat për Tiranën? Lapaj: Do pres deri në momentin e fundit…

21:24 : 04/10/2025

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

21:10 : 04/10/2025

Policia përdor sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve në Gjeorgji

21:06 : 04/10/2025

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025

Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga

20:32 : 04/10/2025

Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë

20:13 : 04/10/2025

Korçë – I riu gjendet në rrugë i dhunuar rëndë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

20:08 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com