• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Gonxhja” i partisë: Gjysëm milioni USD për të marrë në dorëzim koncesionin e kolaudimit

09:13 : 21/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një nga koncesionet më të diskutuara ka qenë kolaudimi i mjeteve motorike. Shqiptarët qendronin në radhë kilometrike për të kontrolluar mjetet, ndërkohë që nëse s’do paguajë ryshfet automjeti “ngelte në klasë”. Për “5 minuta” punë, shqiptarët paguanin rreth 20 mijë lekë tarifë, ndërkohë nëse ishe përsëritës, tarifa shtohej.

Firma koncesionare, SGS-ja, ishte një nga më fitimprurëset në Shqipëri, pasi me një investim minimal, arriti t’u marrë shqiptarëve qindra milionë euro. Ndërkohë, verën e vitit 2020 përfundoi afati i koncesionit, afat i cili u shty edhe për 6 muaj. Drejtoria e Transportit Rrugor duhet të merrte në dorëzim të gjithë infrastrukturën, por deri më sot, kalimi i infrastrukturës ka qenë shumë e vështirë. Dokumentet e vetë DPSHTRR-së, tregojnë se po vijohet të paguhet qindra miliona lekë për këtë kalim “pronësie”.

Tenderi i Gonxhes; 500.000 USD për ri-inxhinierim!

Lexo edhe:

Pas aksidentit dogji makinën, 27-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Angli

Vidhte automjete për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari me precedent penal/ EMRI

Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, një nga ithtarët e Ramës dhe aktualisht i Veliajt, është i njohur për servilizmin e tepruar ndaj eprorëve. Por, aktualisht, në këtë kohë, i është dhënë besim për të drejtuar një “drejtori me lekë”. Për vite me radhë është cilësuar si hija i Ramës dhe Veliajt, ndërsa së fundmi ka filluar që “Gonxhja” të dalë nga kjo “guackë”. Duke drejtuar DPSHTRR, ai ka pasur një armë të fortë, teksa prej disa muajsh ka marrë “timonin” e kolaudimit. Nëse në përfundimin e një koncesioni duhet të përfitonte vetë shtëti, Gonxhja ka bërë të kundërtën.

Në këtë rast, humbës është vetë shteti, pasi përveç se koncesionari ka marrë para të thata nga shqiptarët, drejtoria e Gonxhes po shpenzon miliona euro për të marrë në dorëzim këtë koncesion. Një paradoks i madh! Në dokumentet e publikuara nga vetë DPSHTRR thuhet se në dhjetor të vitit 2020, Ministria e Infrastrukturës ka nxjerrë një urdhër për “dorëzim i Mjediseve të Konçesionit dhe Infrastrukturës”. “DPSHTRR disponon regjistrin e kontrollit teknik të dorëzuar nga SGS Automotive Albania shpk dhe marrë në dorëzim nga DPSHTRR. Ky regjistër ka të dhëna për kontrollin teknik të mjeteve deri në datën 31.12.2020. DPSHTRR nuk disponon dokumentacion për këtë regjistër ndaj dhe kërkon migrimin e të gjithë të dhënave të këtij regjistri” thuhet në dokumente. Më tej, sqarohet se SGS ka regjistruar mjetet për herë të parë që kanë kryer kontroll teknik me data entry, ndaj dhe duhet bërë gjithashtu mapimi i këtyre të dhënave me regjistrin e sistemit e DPSHTRR.

Gonxhja klonon sistemin e SGS

Gonxhja shkruan në dokumente se DPSHTRR ka marrë në dorëzim regjistrin elektronik nga SGS, i cili disponon të dhëna deri në datë 31.12.2020. “Këto të dhëna duhet të migrohen nga operatori në regjistrin e ri elektronik të cilit do t’i shtohen dhe të dhënat pas rifillimit të procesit të kontrollit teknik e në vazhdimësi” thuhet në dokumente. Pra, megjithëse sistemi funksiononte kur ishte në duart e koncesionarit, ky sistem është “prishur” kur e mori shteti. Me dashje, apo pa dashje, kjo ngelet për t’u vërtetuar! Gonxhja shkruan se sistemi i ti që duhet të ndërtohet do përdoret nga punonjësit për kontrollin e mjeteve dhe për të printuar certifikatën dhe dublikatën e kontrollit. Por, edhe sistemi i koncesionarit e mundësonte një gjë të tillë. Përse nuk u detyrua SGS që të bënte një sistem të ri? Natyrisht, po të bënte sistemin, Gonxhja nuk duhet të bënte e ribënte dhjetëra tendera me nga vetëm një firmë në garë.

Tenderi, 1 firmë në garë që merr 99 % të vlerës!

Procedura e tenderit lë shumë hije dyshimi. Natyrisht, BoldNeës vetëm sa ka hulumtuar dokumentet e këtij tenderi dhe bërjen publik të fakteve. Hetimet administrative dhe penale mund të nxjerrin përgjegjësit (nëse do ketë) për këtë tender. Por, le të vijojmë me publikimin e disa indicieve të tjera të dyshimta. Objekti i tenderit është “ri-inxhinierim i kontrollit teknik për shërbimin e kolaudimit të mjeteve morrike”, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është vetëm 4 javë. Pra, fituesi do të paguhej plot gjysëm milioni USD për vetëm një muaj. Jo pak për kushtet e Shqipërisë. Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm 1 kompani, përkatësisht “Velmar Albania”. Ajo u shpall fituese me plot 99 % të fondit limit. Natyrisht me firmën e Gonxhes, që po tenton të bëhet “lule” gjatë këtyre muajve.

Etiketa: gonxhekolaudimmakina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas aksidentit dogji makinën, 27-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Angli

10:04 : 01/10/2025
AKTUALITET

Vidhte automjete për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari me precedent penal/ EMRI

11:17 : 30/09/2025
AKTUALITET

Aksident në Vlorë, tre automjete përplasen në rrugën Transballkanike

20:17 : 29/09/2025
AKTUALITET

Makina përplas një 60-vjeçar me biçikletë në Lushnje

12:56 : 29/09/2025
AKTUALITET

Aksident te rrethrrotullimi i Cërrikut, 5 persona të lënduar

19:23 : 28/09/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina përplaset me barrierat metalike dhe përmbyset në rrugë

08:17 : 26/09/2025
Para

FOTO/ Rama tradhëton Rilindjen, vendos sfondin bojëqielli dhe...

TË GJITHA

U propozua si kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës, reagon Ermal Hasimja

15:48 : 01/10/2025

Gjermania miraton eksportin e armëve me vlerë 2,46 milionë euro për Izraelin

15:40 : 01/10/2025

Aksident në Rrugën e Kombit, përplaset motoristi nga Peja

15:30 : 01/10/2025

Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin

15:21 : 01/10/2025

Përfshihet nga flakët autobusi në Kukës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

15:16 : 01/10/2025

Rënie drastike temperaturash dhe dëborë! Meteorologia: Moti merr kthesën e fortë

15:06 : 01/10/2025

QSUT do t’i jepet një oligarku me koncension? Lëvizje të dyshimta dhe skema korrupsioni në shëndetësi

14:52 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com