• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Hipokrizia e fushatës negative të Edi Ramës

22:39 : 19/03/2021
në OP-ED

Nga Blendi Kajsiu

Në këtë kohë pandemie dhe krize ekonomike duket se Kryeministri Rama e ka të vështirë t’u shesë shqiptarëve arritjet e qeverisë së tij si justifikim për një mandat të tretë. Përballë një sistemi shëndetësor të kolapsuar deri në atë pikë sa qytetarët preferojnë të vdesin në shtëpi në vend që të shkojnë në spital, programi i qeverisë Rama për të ndërtuar një aeroport për çdo qytet duket se nuk po ngjit.

Në këto kushte, Kryeministri ka lënë mënjanë propozimet dhe po e fokuson fushatën te sulmi ndaj opozitës. Më shumë se arritjeve të qeverisjes, Rama thekson faktin se nuk ka kush ta bëjë Shqipërinë përveç tij dhe PS-së. Është një pranim publik i pakënaqësisë së thellë me qeverisjen aktuale që u thotë qytetarëve “e dimë se jeni të pakënaqur, por s’ka kush t’ju qeverisë tjetër, na duroni se ne jemi e keqja më e vogël”.

Në këtë fushatë negative ka një hipokrizi të trefishtë. Së pari, vendosja e sulmit ndaj LSI-së dhe Metës në qendër të fushatës ndërkohë që Rama jo vetëm e ka ricikluar, por edhe po e riciklon LSI-në si fenomen në zgjedhjet aktuale. Së dyti, sulmi seksist ndaj kandidateve gra të opozitës, teksa Rama prezantohet si politikan progresist që stimulon pjesëmarrjen e grave në politikë, tregon se emancipimi i tij është thjesht fasadë. Së fundmi, Rama sot po sulmon opozitën si një plaçkë e vjetër politike, ndërkohë që oferta e tij qeverisëse po riciklon dhe legjitimon të kaluarën tonë të dhimbshme komuniste.

Deklarata e Ramës se synon të çojë për skrap LSI-në, është hipokrite, jo vetëm sepse fsheh rolin e tij në legjitimin dhe riciklimin e Metës, si në qeverisje edhe në Presidencë, por mbi të gjitha sepse vazhdon të riciklojë këtë fenomen mjaft negativ në listat e kandidatëve për deputete që u ofron shqiptarëve.

Lexo edhe:

No Content Available

LSI përfaqëson kapjen dhe përdorimin e pushtetit për interesa personale nëpërmjet krijimit të marrëdhënieve klienteliste me elektoratin pa asnjë dimension ideologjik, historik apo social.

LSI do të thotë reduktimi i politikës në pazar dhe i qytetarit në klient. Ndaj, ajo nuk mund të reduktohet thjesht te Meta apo Kryemadhi.

LSI është edhe Lefter Koka, edhe Nasip Naco, ministra dhe figura të rëndësishme të LSI-së. Sot, të dy janë kandidatë për deputetë të PS-së. Pra, për të çuar për skrap individët Meta dhe Kryemadhi, Rama po riciklon fenomenin LSI duke kandiduar dy nga simbolet më të rëndësishme të tij.

E njëjta gjë ndodh edhe me sulmin seksist që Rama ndërmori kundër kandidates së PD-së, Grida Duma. Imazhi pornografik që Kryeministri përdori për të sulmuar një femër në skenën publike, nuk degradon Gridën, por imazhin emancipues dhe modern të vetë Kryeministrit. Ndaj promovimi që ai u bën kandidateve femra brenda qeverisë dhe partisë së tij duket më shumë si hipokrizi elektorale sesa politika të mirëfillta emancipuese.

Por nuk është vetëm maskilizmi që rrëzon imazhin që Rama do të projektojë si një politikan modern, i cili i përket së ardhmes përballë një opozite demode që i përket të kaluarës. Kandidimi i nostalgjikëve të komunizmit si Luljeta Bozo që udhëheq listën e Tiranës dhe një kryetar Parlamenti si Gramoz Ruci, ish-ministër i Brendshëm i diktaturës, tregojnë qartë se Rama po riciklon të kaluarën ndërsa na fton të votojmë për të ardhmen. /Panorama

Etiketa: kajsiu rama boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Covid-19 i merr jetën mercenarit rus që humbi syrin në luftën e Kosovës

TË GJITHA

Serbia nuk “harron” të provokojë, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

17:01 : 11/10/2025

Jozi ndez “xixat”: Puthja me Stresin s’ishte miqësore! Nuk është mirë të gabosh me mua…

16:47 : 11/10/2025

Tërheqja e Izraelit, Hamasi thërret 7 mijë luftëtarë për të rimarrë kontrollin mbi Gazën

16:38 : 11/10/2025

Kosovë, Albin Kurti emëron Vukmiroviç në detyrën e ministrit për Komunitete dhe Kthim

16:29 : 11/10/2025

Duhanpirja në nivel shqetësues, ekspertët: 38% e popullsisë mbi moshën 15 vjeç janë konsumatorë

16:20 : 11/10/2025

Biden i nënshtrohet terapisë me rrezatim ndaj kancerit të prostatës

16:13 : 11/10/2025

Avionët britanikë dhe amerikanë kryejnë mision 12-orësh pranë kufirit rus

16:08 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com