• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: Hipokrizia e Bashës me Reformën në Drejtësi

22:48 : 19/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari dhe analisti Andi Bushati ka analizuar deklaratën e bërë nga kreu i opozitës Lulzim Basha për Reformën në Drejtësi, ndërsa deklaroi se PD në pushtet nuk do të prekë këtë reformë, por do ta përshpejtojë.

Në analizën e tij Bushati thekson se premtimet e Bashës se po fitoi, ai nuk do të fusë duart në këtë çorbë dhe se do ta çojë me shpejtësi përpara atë, janë hipokrite.

Sipas tij me këtë deklaratë Basha së pari ai tenton t’u përgjigjet sulmeve të Ramës se kundërshtarët e tij tremben nga drejtësia e re dhe prandaj duan ta sabotojnë atë, por mbi të gjitha, duke folur kështu, ai tenton të garantojë faktorin ndërkombëtar, që ka shpenzuar aq shumë para në këtë katastrofë, sa do ta çojë atë përpara me çdo çmim.

Analiza e plotë e Bushatit:

E para mund të jetë lapsus apo rastësi, por kur përsëritet nuk është më e tillë. Lulzim Basha e ka kapërcyer hendekun e dyshimit teksa përsëriti sot, se nëse ai vjen në pushtet pas 25 prillit, qeveria e tij nuk do të fusë duart në Reformën në Drejtësi. Se çfarë kërkonte të thoshte me këtë thirrje, që politika të qëndrojë larg nga pjella e treshes Rama- Lu- Vlahutin, lideri demokrat e shpjegoi rreth një muaj më parë në një intervistë për Neës 24. Aty ai u zotua se, me ardhjen e demokratëve në pushtet, kjo reformë “do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve”.

Lexo edhe:

No Content Available

Duke dëgjuar këto deklarata të shefit të opozitës në prag të zgjedhjeve, të lindin disa pyetje themelore: A ka nevojë reforma në drejtësi thjesht të përshpejtohet, apo mos vallë ajo duhet përmbysur tërësisht? A garantohet suksesi i saj thjesht duke mos futur duart partitë, apo ajo ka nevojë për një qilizëm rrënjësor? A rregullohet me arnime, apo duhet flakur tej?

Hamendësimet e mësipërme më shumë i ngjajnë pyetjeve retorike. Kushdo që e ka studiuar sadopak këtë gërmadhë, që fut ujë nga të gjitha anët, është i qartë. Ajo që dikur na u shtit si shpresa euro- amerikane për të luftuar pandëshkueshmërinë në Shqipëri, tani ka rezultuar një dështim i madh.

Falë saj, ne kemi një Gjykatë Kushtetuese gjysmake, ku, sipas komisionit të Venecias shumica e emërimeve janë  bërë në kundërshtim me ligjin. Ne sot vërtet kemi SPAK, por sukseset e vetme të tij janë arrestimi i atyre që kanë ndërruarr jetë dhe varrosja e dosjeve për vjedhjen e votave. Pas shtatë vitesh, nuk kemi ende asnjë vendim të rëndësishëm nga Gjykata e Lartë.

Të gjitha institucionet, pa përjashtim, janë formuar me vonesa të llahtarshme dhe kanë qenë të detyruara të bëjnë kompromise me kriteret e vendosura për t’u ngritur në këmbë. Në arkitekturën e kësaj ngrehine, që do të hapte një epokë të re në demokracinë shqiptare, nuk ka arritur të depërtojë asnjë personalitet i diplomuar në mënyrë ekselente në universitetet e perëndimit, apo qoftë dhe ndonjëri prej atyre juristëve të sprovuar që kanë shërbyer në Gjykatën e Strasburgut. Nga mënyra se si është konceptuar, ajo ka përzgjedhur vetëm njerëz servilë e pa personalitet, që do i shërbenin pushtetit që e krijoi dhe çdo pushteti të ardhshëm nesër.

Të gjitha pikat ku Venecia godet grabitësit e Gjykatës Kushtetuese

Pikërisht për këto arsye, Brukseli e ka ndaluar eksportimin e eksperimentit shqiptar në vendet e tjera të ish lindjes komuniste, ndërsa sondazhe kredibël flasin për një rënie të theksuar të  besueshmërisë së publikut shqiptar për atë reformë që dikur u pa si shpresë.

Natyrisht, Lulzim Basha është i ndërgjegjshëm për të gjitha këto. Ndonëse jo me të njëjtin nerv dhe argumentim ligjor si presidenti Meta, edhe njerëzit e tij, nga selia e PD, i kanë vënë në dukje këto dështime spektakolare. Nga analizat e forta të shtypit kritik me qeverinë, nga fokus grupet e zhvilluara para fushatës zgjedhore, ai e di se në tërësinë e vet, populli opozitar, as e merr seriozisht, as nuk beson se mishmashi i krijuar me fonde perëndimore dhe me implikimin e marifetçinjve rilindas, do të pjellë ndonjë herë drejtësi.

Ndaj premtimet e Bashës se po fitoi, ai nuk do të fusë duart në këtë çorbë dhe se do ta çojë me shpejtësi përpara atë, janë hipokrite. Natyrisht, qëllimi i këtyre deklaratave është lehtësisht i lexueshëm. Së pari ai tenton t’u përgjigjet sulmeve të Ramës se kundërshtarët e tij tremben nga drejtësia e re dhe prandaj duan ta sabotojnë atë. Mbi të gjitha, duke folur kështu, ai tenton të garantojë faktorin ndërkombëtar, që ka shpenzuar aq shumë para në këtë katastrofë, sa do ta çojë atë përpara me çdo çmim.

Por, pikërisht këtu qëndron problemi. Sepse lideri i një force opozitare që premton ndryshim, nuk e ka luksin të bëjë deklarata të cilave nuk u beson as vetë. Ai nuk mund të takticizojë me një çështje kaq madhore. Ai nuk mund të pretendojë se, vetëm duke e përshpejtuar, karakatina që gatuan Xhafaj dhe Manja mund të ringjallet.

Nëse e bën këtë thjesht si kundërpërgjigje ndaj Ramës dhe si garanci për ndërkombëtarët, ai del një mashtrues që mund të sillet njësoj me çdo gjë që artikullon gjatë kësaj fushate.

Pasi e vërteta është se Reforma në Drejtësi duhet përmbysur e tëra, nëse duhet që realisht t’u shërbejë shqiptarëve dhe jo vetëm pushtetit të ri, njësoj siç bëri me paraardhësin.

Etiketa: bushati basha refrma boldnew shsot doamin

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Studimi i fundit/ Rasti i parë me COVID u shfaq në Kinë që në tetor të vitit 2019

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com