• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush nuk rinovon siguracionin brenda 30 ditëve, do të gjobitet automatikisht

23:47 : 17/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Drejtuesit e mjeteve që nuk përtërijnë kontratën e sigurimit të detyrueshëm pas 30 ditësh nga përfundimi i vlefshmërisë së saj do të gjobiten automatikisht.

Qeveria shqiptare ka paraqitur për miratim në Kuvend ndryshimet në Kodin Rrugor, që, veç të tjerash, synojnë të shtrëngojnë masat për mjetet që qarkullojnë të pasiguruara për dëmet që mund të shkaktojnë ndaj palëve të treta. Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin ka kaluar mbi 30 ditë afati i sigurimit të detyrueshëm, do të ndëshkohet me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë.

Rregullat dhe procedurat për vendosjen e gjobës do të përcaktohen me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. Qendra e Informacionit, e krijuar sipas ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, duhet të njoftojë menjëherë organet e ngarkuara nga ligji për regjistrimin e mjeteve dhe ato të kontrollit të qarkullimit rrugor mbi mjetet e pasiguruara, me qëllim që ato të ekzekutojnë masat administrative të parashikuara në ligjin e ri.

Ndryshimi ligjor ishte kërkuar nga Shoqata e Siguruesve Shqiptarë, që madje pati propozuar që automjetet të cilat nuk rinovonin kontratën e sigurimit brenda 30 ditësh të çregjistroheshin automatikisht nga drejtoria përkatëse e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Qeveria ka pranuar frymën e propozimit, por me një formë më të butë, duke e kufizuar ndëshkimin në gjobë. Vlera e parashikuar e gjobës për mospajisjen me kontratë sigurimi është e njëjtë me ligjin aktual, por ndryshimi është se tani gjoba do të jetë automatike pas 30 ditësh, pa qenë e nevojshme që mjeti i pasiguruar të konstatohet nga kontrolli në rrugë.

Qëllimi i këtij ndryshimi në ligj është të kufizojë numrin e mjeteve të pasiguruara. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2019 kompanitë e sigurimeve raportuan 491 mijë polica sigurimi të shitura në klasën e sigurimit motorrik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, ndërsa numri i mjeteve të aktive ose të çregjistruara vetëm përkohësisht për të njëjtën periudhë ishte 629 mijë. Diferenca mes këtyre shifrave është rreth 138 mijë mjete ose 22% e totalit të tyre, që rrjedhimisht rezultojnë të pasiguruara.

Lexo edhe:

Aksident në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

Po kthehej në vendlindje, merr flakë makina e një emigranti në Librazhd

Shifra mjaft e lartë mund të përfshijë edhe automjete që nuk janë çregjistruar për shkak të neglizhencës dhe sidomos për të shmangur pagesën e detyrimeve, fenomen ky që ka qenë gjithmonë problematik në Shqipëri. Megjithatë, edhe duke llogaritur këtë faktor, drejtuesit e kompanive të sigurimit pretendojnë se mjetet e pasiguruara janë një problem i madh për tregun,

jo vetëm për shkak të të ardhurave të munguara nga sigurimet TPL, por edhe për shkak të dëmeve që këto mjete mund të shkaktojnë. Sipas ligjit, pagesa e dëmeve nga mjetet e pasiguruara është detyrim i Fondit të Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, që financohet direkt nga kompanitë e sigurimeve. Që nga fillimi i vitit 2016, Fondi ka paguar rreth 25 milionë euro dëme, një pjesë e madhe e të cilave ishin të bartura prej vitesh. Sigururesit shpresojnë që masat e reja shtrënguese në Kodin Rrugor do ta ulin numrin e mjeteve të pasiguruara dhe do të lehtësojnë barrën e dëmeve për Fondin e Kompensimit./Monitor/

Etiketa: gjobamakinasiguracione

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

21:10 : 16/10/2025
AKTUALITET

Po kthehej në vendlindje, merr flakë makina e një emigranti në Librazhd

22:34 : 14/10/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025
AKTUALITET

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025
AKTUALITET

I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nesër nga Dubai

21:30 : 07/10/2025
AKTUALITET

Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, arrestohet 38-vjeçari

13:22 : 06/10/2025
Para

Gjermani: Virologu i lartë paralajmëron që normat e COVID të rriten përsëri

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com