• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna ndaj grave, “pandemia” tjetër e lënë në hije

15:03 : 17/03/2021
në AKTUALITET, BOTA

Nga Catherine Rottenberg, Al Jazeera

Më 3 mars, Sarah Everard, një grua britanike 33-vjeçare, u zhduk në Londër. Pak më shumë se një javë më vonë, trupi i saj i pajetë saj u zbuluan në pyjet e zonës periferike të Kentit, dhe një oficer policie u akuzua për rrëmbimin dhe vrasjen e saj.

Pikërisht në mesin e këtij lajmi tragjik në Mbretërinë e Bashkuar, ne kremtuam Ditën Ndërkombëtare të Gruas, si dhe përvjetorin e parë të pandemisë së Covid-19. Vrasja e Everard vjen pas një rritje të madhe të dhunës ndaj grave në të gjithë globin gjatë vitit të kaluar. Kjo dhe sulmet e tjera të panumërta të dhunshme ndaj grave, duhet të jenë një zile zgjimi për shoqëritë në mbarë botën.

Një pandemi e lënë në hije

Fotoja dhe historia e Everard bënë bujë në faqet e para të mediave, dhe ndërsa dolën më shumë informacione rreth vrasjes së saj, pati një shpërthim të ndjenjave të zemërimit dhe hidhërimit në mbarë vendin.

Lexo edhe:

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

Sulmi izraelit në Doha, Hamasi konfirmon vrasjen e 6 anëtarëve të tij

Në mediat sociale, shumë gra ndanë historitë e tyre në lidhje me përvojat e ngacmimeve seksuale, dhe frikën nga të ecurit vetëm orëve të mbrëmjes. Edhe politikanet gra nga i gjithë spektri politik, bënë publike historitë e tyre personale të abuzimit seksual dhe frikës, duke kërkuar që qeveria të bëjë më shumë, për ta bërë “Britaninë më të sigurt për gratë”.

Ndërsa vrasja e Everard tërhoqi vëmendjen e mediave në Britani dhe jashtë saj – kjo me shumë gjasa pasi ajo ishte një grua e bardhë dhe simpatike e shtresës së mesme – publiku nuk po dëgjon asgjë në lidhje me shumicën dërrmuese të rasteve të ngacmimeve seksuale, dhe dhunën vdekjeprurëse ndaj grave.

Një sondazh i fundit nga “UN Women UK”, tregon se midis grave të moshës 18-24- vjeç, 97 për qind thanë se ishin ngacmuar seksualisht ndërsa 80 për qind e grave të të gjitha moshave, thanë se kishin përjetuar ngacmime seksuale në hapësirat publike.

Shokuese janë edhe statistikat në lidhje me vdekjet e dhunshme:një grua vritet çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar, shumica nga partneri ose një i njohur nga viktima. Dhuna në familje është përkeqësuar shumë që nga fillimi i pandemisë.

Në muajin e parë pas vendosjes së bllokimit në Britani, vrasjet e lidhura me abuzimin në familje u 3-fishuan krahasuar me të dhënat e vitit 2019, ndërsa telefonatat tek shërbimet abuzimit në familje u rritën me 50 për qind.

Të dhënat nga e gjithë bota, tregojnë një rritje të ngjashme dramatike të dhunës me bazë gjinore. Një raport tronditës i lëshuar nga “UN Women”, zbulon se krimet e dhunshme ndaj grave, janë shtuar në të gjithë globin që nga marsi i vitit 2020. Shumë gra që përjetojnë dhunë në shtëpi, nuk po arrijnë që të marrin asnjë lloj mbështetjeje.

Raporti i OKB-së arrin në përfundimin se rritja globale e dhunës me bazë gjinore – në shtëpi, dhe në rrugë – duhet të kuptohet si një lloj tjetër pandemie, një pandemi e lënë në hije. Realiteti, siç e nxjerrin në pah këto statistika dhe raporte, por edhe vrasja e Everard, është se mizogjinia, e drejta sistematike e burrave, dhe dhuna ndaj grave, po lulëzojnë.

Kanë kaluar më shumë se 100 vjet nga Dita e Parë Ndërkombëtare e Grave, por ne jemi ende shumë larg nga dhënia fund e diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore.

Tkurrje e hapësirave të sigurta

Vrasja e Everard dhe reagimi i publikut ndaj saj, duhet të shihen në kontekstin më të gjerë të tkurrjes së hapësirave të sigurta për gratë. Ankthi i shtuar rreth sulmeve seksuale, nënvizon faktin se hapësirat publike mund të jenë shumë shpesh tejet armiqësore ndaj grave.

Për më tepër, edhe pse sulmet në dukje të rastësishme, janë shumë më pak të përhapura sesa ato të kryera nga burra që njihen për viktimat, dëgjimi i ngjarjeve tragjike si ai i Everard, shkakton një dëm psikologjik. Nëse ajo mund t’i ndodhë dikujt si Everard, dhe nëse krimi mund të kryhet nga një oficer policie, atëherë kjo mund t’i ndodhë çdo gruaje, kudo, dhe në çdo kohë.

Vrasja e Everard ndihmon në gjenerimin dhe forcimin e ndjenjës, se kërcënimi nga dhuna me bazë gjinore është kudo. Ndaj është thelbësore shkëmbimi i historive të vështira dhe shpesh tragjike, si dhe ekspozimi i pranisë së dhunës dhe frikës.

Dhe ne duhet të këmbëngulim që burrat të ndryshojnë sjelljen e tyre, dhe që qeveritë të rregullojnë ligjet kundër ngacmimeve dhe sulmeve seksuale. Por zgjidhja e problemit të seksizmit sistematik dhe strukturor, nuk qëndron tek vendosja e më shumë policëve në rrugë, apo që disa burra të ndryshojnë sjelljen e tyre.

Përkundrazi, kjo ka të bëjë me transformimin e plotë të shoqërive tona:nga normat tona gjinore përmes arsyes tonë të shëndoshë, tek ekonomitë tona që riprodhojnë hierarkitë patriarkale. Dhe e gjitha kjo na çon sërish tek Ditën Ndërkombëtare e Gruas.

Kjo ditë protestë, bashkë me shumë luftëra bashkëkohore kundër dhunës seksuale në të gjithë botën – lëvizja #MeToo në shumë vende, Marshimi i Grave në Shtetet e Bashkuara, “Ni Una Menos” në Argjentinë, protestat kundër vrasjes së femrave në Nigeri, Ugandë dhe Afrikën e Jugut, dhe demonstratat në Indi kundër përdhunimeve në grup të grave të kastës më të ulët – kanë mobilizuar gra dhe burra kundër sulmeve seksuale, vrasjes së femrave, dhe të gjitha diskriminimeve me bazë gjinore.

Pra vetëm përmes solidaritetit global feminist dhe mobilizimit masiv, ne do të kemi sukses në realizimin e ndryshimeve rrënjësore të nevojshme, për ta bërë drejtësinë gjinore realitetin tonë të ri.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

20:59 : 09/09/2025
BOTA

Sulmi izraelit në Doha, Hamasi konfirmon vrasjen e 6 anëtarëve të tij

20:58 : 09/09/2025
AKTUALITET

A u anulua pritja zyrtare? Anija luftarake amerikane mbërrin në Porto Romano

20:46 : 09/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Tiranën e drejton Rama, jo bashkia! Mbledhjet e Këshillit, atipike

20:30 : 09/09/2025
BOTA

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025
BOTA

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

20:14 : 09/09/2025
Para

Sulmi me tritol ndaj prokurorit Arjan Muça, detaje nga hetimi

TË GJITHA

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

20:59 : 09/09/2025

Sulmi izraelit në Doha, Hamasi konfirmon vrasjen e 6 anëtarëve të tij

20:58 : 09/09/2025

A u anulua pritja zyrtare? Anija luftarake amerikane mbërrin në Porto Romano

20:46 : 09/09/2025

Teliti: Tiranën e drejton Rama, jo bashkia! Mbledhjet e Këshillit, atipike

20:30 : 09/09/2025

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

20:14 : 09/09/2025
Screenshot

Viktimat e pafajshme/ A është Shqipëria një vend i sigurtë?

20:06 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com