• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden në Pensilvani, thekson mbështetjen për bizneset e vogla

11:05 : 17/03/2021
në BOTA

Presidenti Joe Biden të martën vizitoi një biznes parketesh në pronësi të pakicave në Filadelfia për të theksuar se si paketa e tij e ndihmës ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh mund të ndihmojë bizneset e vogla.

Vizita në kompaninë Smith Flooring, Inc. ishte ndalesa e parë e Presidentit Biden në turneun e tij, në mbështetje të paketës financiare për stimulimin e ekonomisë. Në këtë turne janë angazhuar edhe Nënpresidentja Kamala Harris dhe Zonja e parë Jill Biden.

“U deshën disa zëra të fortë për ta miratuar këtë”, tha Presidenti Biden, duke i dhënë një goditje indirekte republikanëve gjatë vizitës së tij në dyqanin e vogël të mbështetur nga sindikatat që do të përfitojë nga paketa stimuluese. “Dhe ajo nuk u miratua me 100 vota. Miratimi ishte me rezultat të ngushtë”.

Ndërsa Biden ishte në Pensilvani për ndalesën e tij të parë të turneut “Ndihma po vjen”, Nënpresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj Doug Emhoff riktheksuan rëndësinë e biznesit të vogël të martën në disa ndalesa në Kolorado.

Harris dhe Emhoff zhvilluan një takim me pronarë të bizneseve të vogla në Denver, ku dëgjuan historinë e sipërmarrëses Lorena Cantarovici, e cila filloi të gatuante “empanada” në garazhin e saj pasi emigroi nga Argjentina, dhe se si ajo më pas hapi tre restorante “Maria Empanada”, por vitin e kaluar u detyrua të pushonte nga puna stafin e saj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lexo edhe:

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

Ajo tha se 80 përqind e ekipit të saj u rikthyen në punë përmes programeve të mëparshme të ndihmës, dhe se mund të duheshin dy vjet për të rikuperuar humbjet që kishte pësuar biznesi i saj .

Në Pensilvani, ndërkohë, Smith Flooring kishte 23 të punësuar para pandemisë, por aktualisht ka vetëm 12 punëtorë. Ky biznes po përdor kredinë e marrë nga paketa e ndihmës ekonomike për të mbajtur punëtorët dhe për të përmirësuar teknologjinë. Huamarrësit kanë të drejtë të kërkojnë faljen e huasë nëse plotësojnë disa kushte, duke përfshirë shpenzimin e të paktën 60 përqind të huasë për pagat e punonjësve.

Në bisedën e tij me pronarët e kompanisë Smith Floors, Biden pyeti në mënyrë të përsëritur “çfarë gjëra të tjera mund të bënte” administrata e tij për të ndihmuar bizneset e këtij lloji.

Ndërkohë në Uashington, Senati konfirmoi zonjën Isabel Guzman, të emëruar nga Presideni Biden për të udhëhequr Administratën e Bizneseve të Vogla. Ajo pritet të luajë një rol kryesor në zbatimin e ligjit të ndihmës ekonomike.

Presidenti Biden po përpiqet të tregojë se si paketa e ndihmës ekonomike do të sjellë ndryshime transformuese në vend duke përgjysmuar varfërinë e fëmijëve, duke nxitur nivele rekord të punësimit përmes ofrimit të ndihmës financiare për prindërit, shkollat, qeveritë lokale dhe ato shtetërore. Kjo është një kthesë e madhe krahasuar me ditët e para të administratës së Presidentit Biden, kur objektivat e vaksinimit ishin relativisht modeste dhe amerikanët u paralajmëruan se vendi mund të mos kthehej në normalitet deri në Krishtlindje.

Administrata e Presidentit Biden vlerëson se 400,000 biznese të vogla janë mbyllur për shkak të pandemisë dhe miliona të tjerë mezi po mbijetojnë. Paketa e tij e ndihmës përfshin një program prej 28 miliardë dollarësh për të mbështetur restorantet dhe dyqanet e tjera të kësaj kategorie. Programi gjithashtu përfshin një fond prej 15 miliardë dollarësh për grante të ndryshme./VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025
BOTA

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025
BOTA

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025
SPORT

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025
Para

VIDEO/ Takimi në Vlorë, qytetari-Bashës: Rama na e ka futur në by***!

TË GJITHA

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com