• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Unë jam për të vajtur në Hollywood more”, vëllezrit denoncojnë policët e Vlorës

23:03 : 16/03/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin e vëllezërve Varfaj në Vranisht të Vlorës, të cilët u dhunuan nga policët në banesën e tyre dhe më pas këta të fundit i denoncuan me pretendimin se ishin dhunuar ata prej vëllezërve. Njëri prej tyre bëri 3 muaj burg, kurse vëllai tjetër u shpall në kërkim.

Ndërkohë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, gazetari i emisionit Stop ka mundur të filmojë disa momente kur njëri nga policët, David Fakaj, nuk përmend asgjë për dhunën e pretenduar ndaj tyre nga vëllezërit. Madje thotë se e ka falur (?!) dhe largohet nga seanca, kur ishte vetë ai dhe kolegu i tij që bënë denoncim ndaj vëllezërve Varfaj.

Vëllezërit thonë se i kanë kërkuar prokurores së çështjes, Erida Visoci, që përveç kallëzimit të policëve, të regjistrojë edhe kallëzimin e tyre ndaj punonjësve të policisë, duke bashkuar dy dosjet bashkë. Por prokurorja Visoci nuk ka pranuar dhe ka mbajtur vetëm kallëzimin e policëve.

Inajet Varfaj: Prokuroria që e ka marrë atë si çështje, e ka mbyllur se është detyra e prokurores, duhet të jenë të bashkangjitur çështjet thotë. Duket qartë që ka patur një konflikt thotë. Por që është detyra e prokurores që ka këtë çështje, që kanë bërë kallëzim policët ndaj nesh dhe tani ne ndaj atyre.

Pjesë nga biseda:

Lexo edhe:

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Polici, David Fakaj-Për mua është i falur, kaq është i mbyllur muhabeti

Gjyqtarja-Po!

Polici, David Fakaj-Të ka qëlluar, s’të ka qëlluar, atë e di unë…Unë nuk them më ka qëlluar më ka vrarë, unë tashi më ka qëlluar, s’më ka qëlluar, e kam falur, kaq është mbyllur.

Gjyqtarja-Po mund të largoheni ju lutem, n.q.s…!

Polici, David Fakaj-Faleminderit!

Gjyqtarja-Ju jeni?

Mujet Varfaj-Mujet Varfaj!

Gjyqtarja-Prezent! Atëherë Dafil Varfaj ka dijeni nuk është paraqitur. Isa Jacaj shef kabineti nuk është paraqitur. Dakord, kur do vijojë prokurore seancën?

Mujet Varfaj-Më falni, Isa Jacaj është në kërkim!

Gjyqtarja-Po tani unë them në proçes gjyqësor, këtu. Atëhere nëse e dini, paraqiteni në polici, atëhere në cilësinë e gjyqtares së seancës paraprake, asistuar nga sekretarja gjyqësore Aurela. Dakord jemi me datën dhe sekretaren gjyqësore?

Gjyqtarja-Po është në dëshirën tuaj, nuk është me detyrim, është e drejtë, për të ndjekur ose jo seancën. Mjetin e identifikimit mund ta marrësh! Atëherë largohet viktima e çështjes penale, nuk ka dëshirë të ndjeki proçesin gjyqësor, është e drejtë e tij, nuk është me detyrim. Jeni thirrur me cilësinë e viktimës së veprës penale, zoti David.

Polici, David Fakaj-Çdo gjë është e mbyllur, është i fal. Kaq! Dakord?

Mujet Varfaj: Jo, jo, unë vazhdoj gjyqin, ti bëj ç’a të duash! Është e drejta jote, e drejta jote, e drejta ime, e drejta ime. Unë dua të vish në gjyq të ballafaqohemi! Kaq kisha unë!

Gjyqtarja-Kaq ke?

Polici, David Fakaj-Për mua është i falur.

Avokati: Ju ka qëlluar ky ore?

Polici, David Fakaj- Është i falur, është mbyllur ai muhabet.

Por çfarë ka ndodhur me policët disa muaj pas gjyqit? Pikërisht ata punonjës policie dhunuan vëllezërit Varfaj janë arrestuar e shpallur në kërkim për kultivim të kanabisit në të njëjtin fshat. Madje, njëri prej vëllezërve të dhunuar, Mujet Varfaj, tregon për kamerën e Stop se inspektori i zonës që është në kërkim Isa Jaçaj dhe polici tjetër David Fakaj tashmë i arrestuar, i kishin propozuar që të bashkëpunonin në kultivimin e kanabisit. Sipas tij, i kishin kërkuar që të kultivonte në tokat e tij dhe fidanët ja siguronin vetë policët dhe fitimet do t’i ndanin në mënyrë të barabartë. Por Mujet Varfaj thotë se nuk kishte pranuar. Ky deklarim i tij korrenspondon edhe me aksionin e policisë të zhvilluar disa muaj më parë, kur këta punonjës policie u zbuluan si të përfshirë në rrjetin e kultivimit të kanabisit.

Pjesë nga biseda: 

Mujet Varfaj: Më kanë kërkuar të kultivoja bimë narkotike me ta, nuk kam pranuar. Mbaj përgjegjësi për këtë deklaratë. Ka qenë Isa Jaçaj dhe David Fakaj. Më kanë thënë që të bashkëpunonim, 50 me 50, fidanët i kishin ata. I thashë unë nuk merrem me këtë punë. Dhe sikur të merresha…

Gazetari: Si ka mundësi Policia e Shtetit të të ofrojë këtë lloj biznesi të paligjshëm në Shqipëri?

Mujet Varfaj: Po ata për këtë punë janë akuzuar.

Gazetari: Sepse janë kërkim tani?

Mujet Varfaj: Është në kërkim. Po të mos merrej me këtë punë, ai i dilte drejtësisë përpara e të vijë në gjyq. Isa Jaçaj është në kërkim, inspektori i zonës.

Në sallën e gjyqit gjatë seancës për dhunën e pretenduar, Mujet Varfaj i kërkon shpjegime prokurores përse nuk ka bërë kqyrje të vendit të ngjarjes dhe përse nuk ka zbardhur telefonatën e vëllait të tij në numrin e policisë 129 ku i kërkonte ndihmë se po dhunohej nga punonjësit e policisë.

Avokati-Ç’bën ai, për të rrahur të rrahu, në burg të futi…

Mujet Varfaj-Unë jam për të vajt në Hollyëood more, me atë skenar, që bëri, polic me polic tashti. Sesi do vejë, të ndajë dëshmitarët një polic me një polic. Ata pyjeve janë, nga çirren ata t’i paguajë unë, se dhe unë dua të di, ku janë goditur, në rast se janë goditur!

Prokurorja Erida Visoci-Janë goditur, se ka tabela këtu.

Mujet Varfaj-Ju lutem,bëni hetime zonja prokurore!

Prokurorja Erida Visoci-Që e keni rrahur, e keni rrahur, që e keni goditur…

Avokati-Absolutisht jo!

Mujet Varfaj-Ju vetë më thatë, zonja prokurore, ju vetë më thatë në zyrë, kur isha me avokatin,që erdha të merrja telefonin.

Prokurorja Erida Visoci-Ç’a të thashë?

Mujet Varfaj-Që erdha të merrja telefonin, që më thatë, se duket, që nga filmimet, që kanë ardhur.

Prokurorja Erida Visoci-I kemi kqyrur, i kemi marrë.

Mujet Varfaj-Telefonata, që kemi bërë te 129-ta ne, pse s’është zbardh telefonata? Kqyrje të vendit të ngjarjes, pse s’e bëtë?

Etiketa: vellezeritvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025
AKTUALITET

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

Vlorë – I moshuari harron sobën ndezur, përfshihet nga flakët banesa

09:42 : 06/06/2025
Para

“I mbrojtët me maska të skaduara”, akuza e ekspertit për humbjet e jetëve të mjekëve

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com