• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRONIKE

Shqipëri, bien dukshëm vdekjet, rastet e reja e të shtruarit me COVID në javën e fundit

09:20 : 16/03/2021
në KRONIKE

Lexo edhe:

Strategjia që ndoqi Izraeli, si i dinte Mossad-i vendndodhjet e të gjithë figurave kyçe në Iran

Zyrtare/ E ngjiti në Serinë A, Filippo Inzaghi i jep lamtumirën Pisa-s

Java që u mbyll shënoi një përmirësim të dukshëm të situatës së Koronavirusit në Shqipëri, me një rënie si të vdekjeve, rasteve të reja e po ashtu dhë të shtrimeve në spitale. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se numri i viktimave nga COVID 19, ra me 25.8 përqind, duke zbritur në 104 humbje jete, nga rekordi i 140 vdekjeve të rregjistruara në javën pararendëse (2 Mars -8 Mars). Bëhet fjalë për shfrat më të ulta që prej një muaji. E marta e kaluar ishte dita më numrin më të lartë, (17 vdekje) ndërsa e enjtja ajo me nivelin më të ulët (12 vdekje). Ndërsa në 24 orët e fundit, Ministria njoftoi për 15 qytetarë që kanë humbur jetën: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, dhe 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç.

Një ulje të fortë, prej 25 përqind pësuan edhe shtrimet në të katër spitalet COVID në kryeqytetet dhe në tre trukturat e tjera rajonale. Nëse në fund të javës pararendëse kishte 646 pacientë, deri pasditen e kësaj të hëne, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kishte 485 të shtruar, nga të cilët 23 në terapi intensive dhe 9 të tjerë në intubim.

Ndonëse testimet mbetën thuajse në të njejtat kuota, me një total prej 22.232 tamponësh përgjatë gjithë javës, numri i rasteve të reja ra me 20 përqind, duke zbritur në nivelin e 4.437 të infektuarish, kuota më e ulët që prej dy muajsh. Në 24 orët e fundit, numri i të prekurve ra po ashtu në nivelin më të ulët që prej 25 Janarit, me 543 raste: 188 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 37 në Durrës, 31 në Fier, 30 në Elbasan, 19 në Sarandë, 17 në Mirditë, 16 në Vlorë, 15 në Përmet, nga 13 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 12 raste në Lushnje, Finiq, 11 në Delvinë, 9 në Kamëz, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Pukë, Kuçovë, nga 5 raste në Korçë, Mallakastër, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Berat, Prrenjas, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Dibër, Patos, dhe nga 1 rast në Gjirokastër, Ura Vajgurore.

Shqipëria ndërkohë po vijon procesin e vaksinimit. Deri të hënën ishin kryer mbi 27 mijë vaksina. Të premten e kaluar mbërritën 38.400 dozat e para të vaksinës Astrazeneca, të cilat kanë nisur të përdoren për mësuesit. Të hënën në mbrëmje mbërriti dhe një tjetër ngarkesë me vaksinat e Pfizerit, prej 9360 dozash. Autoritetet kanë bërë të ditur se “do të vijojmë me rivaksinimin, pra me dozat e dyta edhe do të përbyllim gjithë pjesën e parë të vaksinimeve të kryera për stafet mjekësore edhe për të moshuarit në Shtëpitë e të Moshuarve, edhe për të moshuarit +80 vjeç, për të siguruar mbrojtjen e plotë. Nga ana tjetër, prej muajit Prill do të vijojmë të kemi dozat sipas kontratës, dhe do të vijojmë me vaksinimin e kategorisë mbi 80 vjeç, për ta shtrirë edhe në grupmoshat e tjera”, bëri të ditur ministrja Manastirliu./VOA/

Lajme të lidhura

BOTA

Strategjia që ndoqi Izraeli, si i dinte Mossad-i vendndodhjet e të gjithë figurave kyçe në Iran

18:31 : 13/06/2025
SPORT

Zyrtare/ E ngjiti në Serinë A, Filippo Inzaghi i jep lamtumirën Pisa-s

18:30 : 13/06/2025
AKTUALITET

Shtohen fëmijët alergjik në Shqipëri, mjekja: Mos u vetëmjekoni

18:22 : 13/06/2025
SPORT

Bledi Shkëmbi: Nuk është çudi që të largohem nga Tirana

18:05 : 13/06/2025
BOTA

Komandanti i ushtrisë iraniane kërcënon Izraelin: Do hapim portat e ferrit për regjimin fëmijë-vrasës

18:04 : 13/06/2025
SPORT

Oferta zyrtare ka mbërritur, Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola sezonalë

18:01 : 13/06/2025
Para
Marrë nga "Instagram"

Fjolla Morina shtatzënë? Foto që ngre dyshimet

TË GJITHA

Strategjia që ndoqi Izraeli, si i dinte Mossad-i vendndodhjet e të gjithë figurave kyçe në Iran

18:31 : 13/06/2025

Zyrtare/ E ngjiti në Serinë A, Filippo Inzaghi i jep lamtumirën Pisa-s

18:30 : 13/06/2025

Shtohen fëmijët alergjik në Shqipëri, mjekja: Mos u vetëmjekoni

18:22 : 13/06/2025

Bledi Shkëmbi: Nuk është çudi që të largohem nga Tirana

18:05 : 13/06/2025

Komandanti i ushtrisë iraniane kërcënon Izraelin: Do hapim portat e ferrit për regjimin fëmijë-vrasës

18:04 : 13/06/2025

Oferta zyrtare ka mbërritur, Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola sezonalë

18:01 : 13/06/2025

Shqiptari godet me thikë maqedonasin në Itali, i plagosuri në gjendje të rëndë – DETAJE

17:59 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com