Nisma Thurje ka paditur në Berlin Acromaxin për censurim/ Lajmin e ka bërë të ditur vetë Nisma Thurje përmes rrjetit social facebook.
Në postimin në Facebook, Nisma Thurje shpjegn se padia ndaj Acromax vjen pasi kjo e fundit e nmomentin kur një video e shkurtër shkëputet nga emisionet, ku në të thuhen fakte dhe të vërteta që të fortët e politikës nuk duan që shqiptarët t’i dëgjojnë edhe në rrjete sociale, atëherë nis operacioni fshesa.
Sipas Nismës të gjithë e njohim fushatën censuruese të Acromax, i cili nuk të lejon që ti të postosh videon e marr nga një emision, video e cila është publike po në rrjete sociale si YouTube etj..
Nisma #Thurje padit në Berlin censurimin e Acromax!
Postimi i plotë i Nisma Thurje:
Të fortët e politikës po kërkojnë të marrin edhe pushtetin e katërt, median. Pasi i kanë vënë shkelmin në fyt institucioneve, administratës dhe shqiptarëve, sulmi po përqendrohet ndaj medias, e sidomos asaj online. Ftesave të emisioneve televizive anëtarët e Nisma #Thurje i janë përgjigjur gjithmonë pozitivisht, mbi çdo temë e çdo diskutim.
Në momentin kur një video e shkurtër shkëputet nga emisionet, ku në të thuhen fakte dhe të vërteta që të fortët e politikës nuk duan që shqiptarët t’i dëgjojnë edhe në rrjete sociale, atëherë nis operacioni fshesa.
Të gjithë e njohim fushatën censuruese të Acromax, i cili nuk të lejon që ti të postosh videon e marr nga një emision, video e cila është publike po në rrjete sociale si YouTube etj..
Por çfarë ka bërë Nisma #Thurje? A mund ta ndalim censurimin e Acromax?
Padyshim që po. Po ju shpjegojmë edhe si dhe sa e thjeshtë është për të vërtetuar se kjo fushatë e nisur po cënon lirinë e fjalës.
Nisma #Thurje denoncoi në prokurorinë e Berlinit këtë mekanizëm të Acromax ku përmend censurime të faktuara të anëtarëve të Nismës Thurje dhe të përmbajtjeve që profili ynë ka shpërndarë në rrjetet sociale. Fakt është edhe që Acromax censuron. Kjo vërtetohet edhe nga dy gjykatat në Hamburg, në të cilat Acromax u përballë me Netzpolitik.org dhe i humbi të dyja çështjet, si në instancën e parë edhe në gjykatën e Apelit.
Në këtë mënyrë, Nisma #Thurje ka vendosur mos të jetë më spektatore e shkeljeve të paprecedente të lirisë së fjalës dhe mendimit. Këmbëngulës dhe të vendosur ne do të luftojmë me anë ligjore këto censurime. Pas denoncimit në prokurori jemi në pritje të ftesës për të dërguar provat dhe aktpadinë e përpiluar në gjykatë.