• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Biden, urdhër për të siguruar vaksina shtesë në rast nevoje

08:51 : 11/03/2021
në AKTUALITET, BOTA

Presidenti Joe Biden udhëzoi administratën e tij të mërkurën të sigurojë 100 milion vaksina të tjera me një dozë Johnson & Johnson për të rritur rezervat e SHBA në rast të “sfidave të papritura” gjatë pandemisë.

Urdhri i Shtëpisë së Bardhë vjen ndërsa ajo përpiqet të shpejtojë procesin e imunizimit për të frenuar përhapjen e COVID-19, i cili vetëm në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar më shumë se 528,000 vdekje.

Presidenti Biden e bëri njoftimin në një takim me shefat ekzekutivë të kompanive J&J dhe Merck. Firma Merck ka rënë dakord të hyjë në partneritet me J&J për të prodhuar vaksinën e vet.

“Ne kemi nevojë për një fleksibilitet maksimal. Ekziston gjithmonë mundësia që të hasim në sfida të papritura,” tha zoti Biden. “Shumë gjëra mund të ndodhin, shumë gjëra mund të ndryshojnë prandaj duhet të jemi të përgatitur.”

Presidenti ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara do të kenë furnizime të mjaftueshme për të vaksinuar popullatën e SHBA deri në fund të majit.

Lexo edhe:

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

“Temperatura deri në 35°C”, meteorologia bën parashikimin si do të vijojë muaji shtator

Por Shtëpia e Bardhë po kërkon të ketë më shumë doza në dispozicion.

Nëse vendi do të ketë sasi shtesë, ato do të ndahen me të tjerët, tha zoti Biden. “Nëse kemi tepricë, do ta ndajmë me pjesën tjetër të botës,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë paguar tashmë mbi 1 miliard dollarë për 100 milion doza vaksine J&J dhe kanë alternativën për të blerë një shtesë prej 200 milion dozash.

Që nga e marta në mëngjes, në Shtetet e Bashkuara janë shpërndarë rreth 128 milion doza nga tre vaksinat e autorizuara dhe janë administruar gati 96 milion, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Por prodhimi i J&J ka qenë më i ngadaltë nga sa shpresohej dhe këtë javë nuk pritet të rezultojë në doza të reja. Kompania pritet t’i rifillojë dërgesat më vonë gjatë këtij muaji.

Drejtoresha e CDC Rochelle Walensky tha se pika kulmore e arritur me rastet e infektimeve duket se po shkon drejt rënies. Edhe shtrimet e reja në spitale dhe vdekjet e lidhura me koronavirusin janë gjithashtu në rënie, tha ai.

“Këto prirje kanë filluar të shkojnë në drejtimin e duhur, por numri i rasteve, i shtrimeve në spital dhe i vdekjeve mbetet ende shumë i lartë dhe janë një kujtesë e zymtë se ne duhet të qëndrojmë vigjilentë ndërsa punojmë për të rritur përpjekjet tona të vaksinimit në të gjithë vendin,” tha ajo .

Shtetet e Bashkuara i miratuan vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna në dhjetor dhe këto kompani kanë vazhduar punën për të rritur prodhimin që nga ajo kohë.

Pfizer dhe Moderna janë zotuar ta furnizojnë vendin me 120 milion dhe 100 milion doza përkatësisht, deri në fund të marsit. Ato kanë rënë dakord për 300 milion doza secila deri në fund të korrikut./VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

11:55 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Temperatura deri në 35°C”, meteorologia bën parashikimin si do të vijojë muaji shtator

11:42 : 15/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Dy të moshuar në Finiq sulmohen në banesë nga grabitës të maskuar, u vjedhin paratë

11:30 : 15/09/2025
AKTUALITET

Rama i beson sërish Gjiknurit “Zgjedhoren”, Klosin e çon te Komisioni i Bujqësisë

11:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë

11:18 : 15/09/2025
AKTUALITET

Piramidat online/ Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk detyruam askënd të investojë…

11:06 : 15/09/2025
Para

Nevina Shtylla rrëfen historinë e bullizmit gjatë fëmijërisë: Më shanin, plaste sherri...

TË GJITHA

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

11:55 : 15/09/2025

“Temperatura deri në 35°C”, meteorologia bën parashikimin si do të vijojë muaji shtator

11:42 : 15/09/2025

EMRAT/ Dy të moshuar në Finiq sulmohen në banesë nga grabitës të maskuar, u vjedhin paratë

11:30 : 15/09/2025

Rama i beson sërish Gjiknurit “Zgjedhoren”, Klosin e çon te Komisioni i Bujqësisë

11:26 : 15/09/2025

Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë

11:18 : 15/09/2025

Piramidat online/ Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk detyruam askënd të investojë…

11:06 : 15/09/2025

Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara vdes në vend, ai mbijeton

10:51 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com