• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lista e PS-së në Tiranë, nga “Ben fatkeqësia”, ministrja e buldozierit 3D dhe pastori i mëkatit

20:39 : 10/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Lali “Lolo”, bëri një listë për Tiranën, por pasi ra në duart e Ramës u përmbysën renditjet dhe sot kanë ofruar për qytetarët e kryeqytetit disa emra që librat e zinj të historisë politike të Rilindjes do i kujtojnë gjatë. Kryeministri futi në të mesmet e artë personazhet pa të cilët ai nuk bën dot.

-I pesti në listë, Arben Ahmetaj, një figurë politike që kapërcen staturën individuale, pasi është kthyer në fenomenin “Ahmetizëm”. Që i ri, edhe atëherë kur fjala korrupsion ishte e rrallë, Arben Ahmetaj u hetua në vitet 2002-2004 për privatizimin e Albtelekom, pasi kishte përfituar nga kompania e tij “Hermes” miliona dollarë.

Vertetë nuk merr vesh shumë nga ekonomia, pasi arsimin bazë e ka mësues anglishteje, por Beni di të ecë vetë kur bëhet fjalë për alleshverishe. Ai humbi në vitin 2005 në zgjedhjet e përgjithshme përballë Lulzim Bashës në Tiranë. Por Rama e afroi, e mbajti si një nga individët që e projektoi për të ardhmen, pikërisht atëherë kur të merrnin pushtetin.

Beni i ka të gjitha, kur lidhet një marrëveshje e dyshimtë në Dubai, ai është aty, kur bëhet fjalë për inceneratorët nuk ka si të mos jetë, sepse nuk digjen vetëm plehrat, por shkrumbohet paraja e djersës së qytetarit në buxhetin e shtetit, e cila është kthyer si kasafortë personale e pushtetit.

Lexo edhe:

Nuk mbylli dot pazarin? Balluku anulon koncesionin 1 miliard euro Miliot-Balldren

Petro Koçi “shpërthen” ndaj Zegjinesë së Belës: Ne jemi parti serioze, nuk është ky imazhi i PS

Tigër i vërtetë në të gjithë aspektet, jo sepse di të shqyejë “mishin e Nusretit”, por seksi femër brenda “lozhës Rilindje” e adhuron deri në mëkatet e trupit. Ishte Ministër i Finacane në mandatin e parë të Ramës dhe tashmë Beni menaxhon të gjithë fondet për pasojat e tërmetit apo të pandemisë. Periudhë e artë dhe do të donte të ishte përjetësisht si “ministër i fatkeqësive”, sepse aty ka fonde dhe oligarkë.

-Pesë vende poshtë tij, në një listë të sigurt qëndron Belinda Balluku. Një ministre që ka dy vite e gjysmë në krye të infrastrukturës, por mund të futet në histori edhe për 2500 vitete e ardhëshme si drejtuesja më haluçinative përsa i përket projekteve 3D, duke konkurruar denjësisht edhe të paarritshmen Elisa Spiropali.

Është një ministre e sukseshme Balluku, që pasi ishte drejtoreshë e Aviacionit Civil, nga ajri zbriti në tokë. Quhet ndryshe nga Rama edhe si “grifsha”, sepse nuk është e lehtë të gjenden koka të tilla të mëdha që kanë sakrifikuar nga vetja për të mirën e Shqipërisë. Mendja e saj është brilante, aq sa ndërsa ndodhej në Dubai në një dhomë modern hoteli, raportonte se situata e përmbytjeve në Shqipëri ishte nën kontroll. Ajo vuante atje në Dubai njësoj si gratë e përbytura në fshatrat e Shkodrës që i kishin këmbët në ujin e përbytjeve të KESH-it të Becit, ndërsa Balloku qëndronte me këmbën në ujin e xhakuzit të hotelit në Dubai.

Një zonjë e vërtetë Balluku që sapo mori postin e ministres, pikërisht për të “mirën e qytetarëve”, ajo u vesh e gjitha firmato, kreu edhe disa operacione të shtrenjta për ulje peshe, po në të mirë të qytetarëve sepse kur ta shohin në daljet e shumta televizive tu kënaqet syri. Ajo sakrifikoi veten dhe duhet ti jemi “mirënjohesë”, sepse mbushi njerëzit me lumturi ndërsa shihin projektet 3D të porteve, aeroporteve, rrugëve dhe hekurudhave. Që të gjitha vetëm në imagjinatë, pasi asnjë prej tyre nuk është në zbatim.

Ajo e meriton të jetë në listë të sigurt të PS-së sepse kur qytetarët mbetën në rrugët e mbuluara nga dëbora, ministrja i hipi borëpastrueses sipër dhe nëpërmjet kamerave shprehej se qeveria po pononte dhe hidhte kripë që të shkrinte akujt, ashtu sikurse i shkrihej në gojë byfteku i artë i Nusretit.

-Poshtë ministres Balluku, në vendin e 11 në listën e PS-së së Tiranës qëndron një pastor, një figurë që mund të ketë hesape me Perëndinë për mëkatin e prishjes së Teatrit Kombëtar. Rama e do dhe e vlerëson shumë, por ai që e adhuron Toni Gogun është Erion Veliaj. Ky pastor ka kurorëzuar në altar Veliajn dhe bashkëshorten Xoxe, ku në emër të “Atit Ramë”, “Birit Erion” dhe Shpirtit të Shenjtë Rilindje, u bë firmosës për prishjen e Teatrit Kombëtar kur mbante postin e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Por ka ndryshuar shumë. Atëherë kur merrte vendime që e “mekatojnë” para ligjit dhe jo vetëm, Gogu mbante mjekërën e kredhur, por tani e ka hequr, ndaj ky është një ogur i mirë për votuesit e PS-së.

Etiketa: Ahmetajballukugogu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk mbylli dot pazarin? Balluku anulon koncesionin 1 miliard euro Miliot-Balldren

18:23 : 24/06/2025
AKTUALITET

Petro Koçi “shpërthen” ndaj Zegjinesë së Belës: Ne jemi parti serioze, nuk është ky imazhi i PS

10:53 : 23/06/2025
AKTUALITET

“Kështu lloj hallesh paçi gjithmonë”/ Balla ironizon opozitën: Po harxhoni energji kot!

14:14 : 16/06/2025
AKTUALITET

Ministri në hetim? Skedina e SPAK, Balla, Balluku, Gjiknuri?!!

16:00 : 12/06/2025
AKTUALITET

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

16:49 : 23/05/2025
Para

Këto janë sëmundjet kronike, që shkaktojnë nevojën e shtrimeve në spital për Covid-19

TË GJITHA

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025

Shkrumbohen nga zjarri 4 rulota në Tiranë

12:52 : 28/06/2025

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

12:47 : 28/06/2025

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

12:17 : 28/06/2025

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

12:06 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com