• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Histori shqiptare/ Vajza braktiset nga prindërit e jeton me gjyshen: Nuk e kanë parë prej 7 vitesh

20:26 : 07/03/2021
në AKTUALITET, SOCIALE

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” në tvklan, është bërë Emineja dhe djali i saj Albani dhe ka ardhur në vend të vëllait Valisit. Emineja prej 7 vitesh kujdeset mbesën e saj e cila është braktisur nga e ëma që në moshën 3 vjeç.

Ata jetonin të gjithë në Turqi, por nusja vendosi që të ndahej nga partneri i saj dhe të largohej në Francë. Emineja ka sakrifikuar dhe e ka rritur vetë mbesën sepse edhe djali i saj ka ikur në Francë dhe ka krijuar familje tjetër.

Emineja: Unë kam ardhur nga Shkodra, më ka ndodhur në Turqi një ngjarje që unë për vete e quaj të jashtëzakonshme. E shoqja e çunit të vogël Elmedina ka braktisur një kalama 3 vjeç në atë kohë. Sot goca është bërë 10 vjeç. Ka 7 vite që asnjëri nuk përgjigjet për gocën. Kam 7 vite që nuk asnjë lloj të drejte, mirë që e kanë bërë dhe e kanë lënë, mirëpo nuk më japin asnjë lloj të drejte.

Albani: Më falni zonja Eni, jam Albani, vëllai i Valisit, kam ardhur sepse Valisi është në Francë, babai i Elifit. Është pa letra, është martuar dhe s’kishte mundësi të vinte dhe erdha unë.

Emineja tregon se edhe nëna e vajzës është martuar dhe jeton në Francë dhe vajzën ia kanë lënë asaj. Ajo thotë që nuk ka mundësi ta rrisë më sepse është dhe e sëmurë.  Ndërsa Albani thotë nëse i vëllai vjen nga Franca, i prishen letrat dhe shkatërron familjen e tij që ka andej.

Lexo edhe:

No Content Available

Eni Çobani: Valisi ka pasur një lidhje me Elmedina Sulaj nga e cila ka ardhur dhe një fëmijë. Në moshën 3 vjeç, kjo vajzë është braktisur nga Elmedina dhe është lënë tek nëna juaj dhe tek vëllai. Më pas vëllai juaj është martuar. Me Elmedinën ka qenë i martuar apo ka bashkëjetuar?

Emineja: Ka bashkëjetuar.

Eni Çobani: Fëmija ka ardhur nga një bashkëjetesë. Me këtë tjetrën është martuar apo bashkëjeton?

Albani: Është martuar.

Eni Çobani: Dhe ka ardhur në jetë një fëmijë tjetër apo jo? Tani kjo zonja e dinte që e mori burrin me fëmijë?

Albani: Po e dinte.

Eni Çobani tregon se vajza po jeton në mënyre të paligjshme me gjyshen e saj sepse ajo është regjistruar në certifikatën familjare të gjyshit të saj nga nëna. Madje nëna e saj e cila jeton në Francë nuk e ka marrë kurrë në telefon gjyshen për ta pyetur si është vajza e saj.

Emineja tregon se dikur jetonin në Turqi dhe kur ndodhi kjo ngjarje, ajo u detyrua të kthehej në Shkodër sesa e ëma e mbesës kur iku nuk i la asnjë lloj prokure për kujdesin e saj dhe nuk mund të shkollohej aty. Gjyshja sakrifikoi çdo gjë  dhe u kthye në Shqipëri që të fuste vajzën në shkollë.

Etiketa: histori boldnews ost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Serwer: Ambasada e Kosovës të mos vendoset në Jerusalem

TË GJITHA

EMRI/ Drogen e merrte nga Maqedonia e Veriut, kush është 61-vjeçari që u kap me laborator kokainë në Yzberisht

09:15 : 19/08/2025

VIDEO/ Laborator droge në Yzberisht, arrestohet pronari, sekuestrohen armë, kanabis dhe kokainë

08:43 : 19/08/2025

Shpresë për paqe! Trump: Putini do të takohet me Zelenskyn

08:39 : 19/08/2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot

08:27 : 19/08/2025

Dyshohet se pësoi infarkt, detaje të reja nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht pas mbushjes së dhëmballës

08:20 : 19/08/2025

Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve e bodrumeve në rrethe

08:12 : 19/08/2025

Kthjellime, vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët, moti për sot

08:01 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com