Klasikja e Gjermanisë/ Bayern Munich përballë Dortmund, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund përballen ndaj njëra-tjetrës në takimin e njohur si “Der Klassiker’, e vlefshme për javën e 24-t të Bundesligës.

Në prag të kësaj supersfide, bavarezët mbajnë vendin e parë në renditje dhe ndiejnë nga pas Leipzigun, me vetëm dy pikë më pak, rreziku më i madh për skuadrën e Hansi Flick.

Nga ana tjetër, verdhezinjtë renditen në vendin e pestë ndërsa këtë sezon kanë pasur paqëndrueshmëri në lojë e rezultat.

Edhe pse nuk kanë objektiva të njëjtë, për shkak të diferencës në renditje, bota do t’i ketë sytë nga ky takim, për shkak të duelit personal midis Robert Lewandowskit dhe Erling Haaland. Të dy sulmuesit garojnë për të kaluar njëri-tjetrin në artin e thjeshtë të shënimit të golave.

LEXO EDHE  Kërkohet nga Olimpiakos, klubi i Ferencvarosh fikson çmimin për Myrto Uzunin

Formacionet e mundshme:

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Süle, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Sané, Müller, Coman; Leëandoëski.

Borussia Dortmund (4-3-3): Bürki; Morey, Can, Hummels, Schulz; Dahoud, Delaney, Bellingham; Reus, Haaland, Hazard