• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Europa u godit fort nga koronavirusi’/ Zëri i Amerikës: Vendet europiane vazhdojnë të përballet me nivele të larta infeksioni

20:14 : 06/03/2021
në AKTUALITET, SHENDETI

Një vit më parë, më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemi globale.

Siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgëell, vendet evropiane shpresonin që sistemet e tyre shëndetësore të mirëfinancuara do të ofronin një lloj mbrojtjeje, por kontinenti u godit fort që në fillim dhe vazhdon të përballet me nivele të larta infeksioni.

Qyteti Kodonjo, në Italinë veriore, ende mbart vragën e famës së padëshiruar si epiqendra e shpërthimit të parë të epidemisë së koronavirusit në Evropë.

Më 20 shkurt të vitit të kaluar, një 38-vjeçar u shtrua në spital me probleme të frymëmarrjes. Të nesërmen u diagnostikua me koronavirusin. Kryemjeku Francesco Tursi kujton tmerrin që pasoi.

“Dëgjuam për një, dy, tre raste dhe menjëherë u mbushëm me pacientë me probleme serioze të frymëmarrjes, nuk merrnin dot frymë. Nuk kishim kohë as të mendoheshim. Kjo ndryshoi vërtet jetën tonë”, tregon Dr. Tursi.

Lexo edhe:

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Pak muaj më vonë, vetë dr. Tursi u infektua me virusin dhe kaloi një muaj i shtruar në spital.

Ndërsa rastet u shumëfishuan, Italia veriore hyri në izolim. Ishte një masë e pakët dhe e vonuar. Në ditët në vazhdim, disa vende evropiane njoftuan raste të reja.

Derisa OBSH-ja shpalli pandeminë globale më 11 mars, Spanja, Franca dhe disa vende të tjera evropiane kishin imponuar masa izolimi. Por, Britania rezistoi duke e shtyrë izolimin për dy javë të tjera, kundër sugjerimeve shkencore.

“Nëse do të kishim vendosur masa izoluese një javë më herët, do ta kishim zvogëluar numrin e viktimave me të paktën gjysmën”, thotë Neil Ferguson, ish-këshilltar shkencor i qeverisë britanike. Britania pati numrin më të madh të viktimave në Evropë gjatë vitit 2020. Ekonomia e saj ishte gjithashtu e goditur fort – u tkurr me gati 10%.

“Mbretëria e Bashkuar është shembull i shkëlqyer i konceptit se kur përpiqesh të zgjedhësh mes shëndetit publik apo ekonomisë, i humbet të dyja”, thotë Dr. Peter Drobac, nga Universiteti i Oksfordit.

Në Turqi, doktorët akuzonin qeverinë për fshehje të nivelit të vërtetë të pandemisë, ndërsa spitalet mbusheshin me pacientë. Edhe Rusia u akuzua për manipulim; doktorët thonin se niveli i vërtetë i vdekjeve ishte ndoshta tre herë më shumë se numri zyrtar prej 57 mijë të vdekurish gjatë vitit 2020.

Ndërsa masat izoluese vazhduan gjatë verës, qeveritë në mbarë Evropën injektuan miliarda në ekonomitë e tyre për t’i ruajtur bizneset dhe vendet e punës. Borxhi publik u ngjit në pikiatë.

Por ndërsa viti i zymtë 2020 i afrohej fundit, shkenca ofroi shpresë. Provat klinike treguan se disa vaksina ofrojnë mbrojtje të fortë nga COVID-19. Britania u bë vendi i parë perëndimor që filloi një program vaksinimi masiv.

“Nuk mund të nënvlerësojmë përmasat e arritjes së kësaj – nga identifikimi i një virusi të ri dhe zbardhja e kodit të tij gjenetik në janar 2020, të kesh 11 muaj më vonë një numër vaksinash të sigurta dhe jashtëzakonisht efektive”, thotë Dr. Drobac.

Rreziqet shtrihen ende përpara. Infektimet mbeten të larta dhe ekziston frika për variante më rezistente të virusit që qarkullojnë në Evropë.

Në Kodonjo, dr.Tursi vazhdon të kurojë pacientët. Si qindra mijëra punonjës të tjerë në pararojë, ai rrezikoi jetën e tij për t’i ndihmuar të tjerët të mbijetojnë. Pandemia e ka ndryshuar jetën në mënyra të panumërta – dhe nuk ka përfunduar ende. /Voa

Etiketa: koronavirusi boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:48 : 23/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

17:11 : 15/02/2022
AKTUALITET

4 humbje jete dhe 296 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:08 : 13/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Alimehmeti: Duhet ndryshuar politika e vaksinimit

22:52 : 04/02/2022
SHENDETI

Koronavirusi i zgjatur/ Si të dallojmë pasojat e fshehta në mushkëri

21:13 : 30/01/2022
AKTUALITET

Ja pse disa persona nuk preken nga Covid edhe pse janë në kontakt me të infektuar

16:26 : 26/01/2022
Para

E trishtë/ Ndërron jetë ish-deputeti shqiptar! Emri (Foto)

TË GJITHA

Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë

22:23 : 09/05/2025

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

22:21 : 09/05/2025

Banorët e Lenies në Gramsh në protestë: Punimet për hidrocentralet na lanë pa rrugë dhe ujë!

22:16 : 09/05/2025

Plagosi të dashurën dhe më pas vrau veten! Viktima, stilisti i njohur shqiptar

22:15 : 09/05/2025

Dhjetëra të mitur të vrarë dhe të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

22:12 : 09/05/2025

A do te udhëtojë Berisha në SHBA? LaCivita: Nuk flas në emër të DASH

22:05 : 09/05/2025

Dash Shehi paralajmëron: Kush prek votat e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, do përballet me ligjin!

22:03 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com