Raporti i PE për Shqipërinë, Lega kërkon të korrigjohet deklarata: Negociatat hapen vetëm pas plotësimit të kushteve

Eurodeputeti dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega përmes një statusi në ‘Twitter’ ka kërkuar që të korrigjohet deklarata e Parlamentit Europian.

PE deklaroi sot se në Komisionin për politikë të jashtme u miratuan raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku thuhej se ishin përmbushur kushtet. Por sipas Legas, kjo deklaratë duhet të ndryshohet.
Eurodeputeti shprehet: “Në njoftimin për shtyp të PE, në raportin e për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim thirrjen e KPGJ-së së parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmend “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të përcaktuara. Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Deklarata për shtyp do të azhornohet, me kërkesën time.”
LEXO EDHE  Gjyqi i fituar ndaj qeverisë shqiptare/ Beccheti: Ne bëmë përpjeke për ta biseduar ‘çështjen’ por Rama qendroi indiferent