• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rekord i zi/ Ja sa shqiptarë u infektuan dhe humbën jetën nga koronavirusi gjatë muajit Shkurt

17:58 : 01/03/2021
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Muaji shkurt shënoi një rekord të zymtë sa i përket numrit të infektimeve dhe të viktimave nga pandemia e koronavirusit të ri, ndërkohë që masat shtesë të qeverisë të ndërmarra më 10 shkurt duket se nuk ndihmuan shumë.

Sipas statistikave zyrtare, 29,040 shqiptarë ose 1 për qind e të gjithë popullsisë rezidente u sëmur me COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale u rrit me shpejtësi dhe po kështu edhe numri i viktimave.

Gjatë muajit janar, të sëmurët me COVID-19 ishin afro 20 mijë vetë dhe po kaq edhe në dhjetor. Mesatarja lëvizëse dyjavore e infektimeve të reja ka qëndruar në mbi një mijë që nga data 10 shkurt. Në atë ditë, qeveria shqiptare ndërmori masa shtesë, përfshirë vendosjen e ndalimqarkullimit nga ora 8 e mbrëmjes.

“Dy javët e ardhshme janë vendimtare. Janë vetëm dy javë dhe nga gjithsecili kërkohet një sakrificë. Janë dy javë kur zinxhirit të infeksionit duhet t’i vëmë përballë zinxhirin e solidaritetit mes nesh,” deklaroi në atë ditë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përgjatë dy javëve që pasuan, deri më 23 shkurt, afro 15 mijë shqiptarë të tjerë u sëmurën nga COVID-19 ndërsa pas përfundimit të periudhës dyjavore, numri i infektimeve ditore pësoi vetëm një rënie të lehtë.

Lexo edhe:

Rekord i zi/ 9 humbje jete dhe 1164 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

7 humbje jete dhe 1533 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Ndërkohë, java e fundit e shkurtit ishte edhe java më e trishtë për sa i përket të sëmurëve që nuk i mbijetuan dot sëmundjes. Sipas statistikave zyrtare, 130 shqiptarë humbën jetën nga COVID-19, numri më i lartë i viktimave brenda një jave i regjistruar deri më sot.

Që nga fillimi i pandemisë, 107 mijë shqiptarë janë sëmurë nga COVID-19 nga të cilët, afro 70 mijë janë shëruar ndërsa 1796 pacientë kanë humbur jetën. Këto të dhëna përfshijnë numrin e të infektuarve dhe të vdekurve sipas statistikave zyrtare.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, pati 3,976 më shumë vdekje se sa në të njëjtin tremujor të një viti më parë. Shkaqet e rritjes së numrit të vdekjeve nuk dihen./BIRN

Etiketa: koronavirusi boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rekord i zi/ 9 humbje jete dhe 1164 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

18:22 : 02/02/2022
AKTUALITET

7 humbje jete dhe 1533 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

18:40 : 01/02/2022
AKTUALITET

5 humbje jete dhe 939 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:35 : 30/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi në Kosovë/ Numër i lartë infektimesh, 2390 raste të reja në 24 orët e fundit

16:30 : 30/01/2022
AKTUALITET

5 humbje jete dhe 2230 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:53 : 22/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Mjeku Jorgji: ‘Omicron’ nuk është grip, ja simpomat

17:14 : 22/01/2022
Para

Koronavirusi/ Mjekët refuzojnë të vaksinohen, autoritetet në Ukrainë i hedhin vaksinat në mbeturina

TË GJITHA

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

11:36 : 13/05/2025

Vijon numërimi për diasporën, PS dominon me dyfish të votave ndaj demokratëve

11:35 : 13/05/2025

Foto/ Votuesi lë shënimin epik mbi fletën e votimit: Forca Real Madrid

11:21 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Vlorë dhe Berat, sa është diferenca e fitoreve të PS-së

11:11 : 13/05/2025

Përfshihet nga flakët një banesë, ja çfarë dyshohet

11:05 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Korçë, PS fiton me rreth 21 mijë vota diferencë

10:42 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com