Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Maria Qirjazi.
Maria Qirjazi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës. Prej vitit 2013, Qirjazi e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Gjyqtarja Qirjazi rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesën e aseteve ekonomike.
Gjykata e Apelit aktualisht ka 9 gjyqtarë, nga 31 që duhet të ketë në total. Ndërkohë që janë në pritje për shqyrtim plot 14.500 dosje.
Seanca dëgjimore
Vetting/ Problemet e pasurisë vënë në vështirësi gjyqtaren Marie Qirjazi