U infektua me koronavirus, ndërron jetë ish-kampioni i motoçiklizmit

Sporti dhe motoçiklizmi është në zi. Fausto Gresini është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare pasi nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin.

Ish-motoçiklisti i njohur në karrierën e tij si pilot ka fituar dy tituj kampion në klasin 125 kubik në vitet 1985 dhe 1987. Ai krijoi një skuderi në Moto GP me emrin e tij dhe në ekip kishte emra të mëdhenj të botës së Moto GP si Marko Simonçeli, Sete Zhibernao, Toni Elias dhe Loris Kapirosi.

LEXO EDHE  Mbyllen pjesët e para/ Dejvi Bregu shtang Vllazninë, Laçi në avantazh ndaj Kukësit (Video)

Italiani u infektua me COVID-19 në muajin dhjetor ku u shtrua në spitalin e Imolës dhe pasi gjendja e tij u përkeqësua ai u transferua tek spitali i Bolonjës nga ku aty ndërroi dhe jetë.