• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Shqipëria U19 thyhet nga Partizani B, Cungu: Jemi në fazën e vëzhgimit

16:36 : 23/02/2021
në SPORT

Kombëtarja shqiptare U-19 ka zhvilluar sot një miqësore me Partizanin B në kuadër të grumbullimit 3-ditor, që kuqezinjtë e vegjël kanë nisur që ditën e hënë. Trajneri Armando Cungu pati mundësinë të testonte të gjithë lojtarët e grumbulluar në test, që u zhvillua në kompleksin Internacional në Pezë Helmës të Tiranës.

Formacioni titullar që nisi ndeshjen ishte ky: Kaçaj, Ismaili, Paloka, Shani, Musaj, Osma, Kuka, Stafa, Cahani, Mema dhe Shahaj. Në pjesën e dytë të takimit u aktivizuan të gjithë lojtarët e ftuar për këtë stazh stërvitor.

Në prononcimin e dhënë për Fshf.org, trajneri Cungu fillimisht falënderoi drejtuesit e federatës për besimin që i kanë dhënë dhe u shpreh optimist për të ardhmen e ekipeve kombëtare si edhe për cilësinë e prurjeve të reja. “Unë besoj se detyra e trajnerit të ekipit Kombëtar U-19 është një post që nderon çdo trajner shqiptar.

Mendoj se është një arritje kulminante në karrierën e një trajneri. Të jesh trajneri i njërës prej përfaqësueseve shqiptare është një ëndërr për çdo trajner, kështu që gjej rastin edhe të falënderoj drejtuesit e FSHF-së, të cilët më besuan në këtë post. Sigurisht që kënaqësia është e madhe t’i shërbej edhe unë sadopak elementeve të ekipeve kombëtare shqiptare për të bërë një Kombëtare të madhe edhe më të mirë, edhe më të suksesshme, sepse realisht nuk mungojnë edhe djemtë, edhe talentet në futbollin shqiptar”, tha Cungu.

Më tej, tekniku kuqezi theksoi se këto grumbullime janë një mundësi e mirë për të vëzhguar nga afër lojtarët e perspektivës, qoftë ata që luajnë jashtë vendit, qoftë dhe talentet e kampionatit shqiptar. “Grumbullimet janë gjithmonë të vlefshme, bëhen për një arsye sepse ne jemi në fazën e vëzhgimit të lojtarëve dhe këto grumbullime për këtë arsye bëhen, për të parë, për t’u dhënë mundësi lojtarëve dhe për t’i përfshirë në databazë.

Lexo edhe:

Partizani B pranë Kategorisë së Dytë, sfidon Turbinën në finalen e “play-off”

Partizani rikthen ekipin B, “demat” zbulojnë trajnerin që merr drejtimin e skuadrës

Gjithashtu, për t’u munduar që të bëjmë më të mirën për këto djem dhe për këtë brez. Jam i bindur që do të vazhdojmë dhe do të kemi edhe grumbullime të tjera në mënyrë që t’i japim mundësi çdo lojtari, jo vetëm atyre që luajnë jashtë, por do të jenë të vëzhguar me shumë detaje dhe më shumë vëmendje edhe futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar e që janë të grup-moshës U-19 në mënyrë që të nxjerrim elementet e duhura dhe të bëjmë një ekip kompetitiv, që t’i vlejnë nesër normalisht edhe zinxhirit të Kombëtares së madhe”, – vijoi Armando Cungu.

Sakaq, trajneri kuqezi e ka të qartë se objektivi kryesor është evidentimi i talenteve dhe furnizimi i Kombëtares A me lojtarë të vlefshëm, por duke mos lënë mënjanë as objektivat e tjerë si marrja e rezultateve pozitive në kompeticionet ndërkombëtare të kësaj grup-moshe. “Mendoj se puna e ekipeve zinxhir të Kombëtareve duhet të jetë e fokusuar më shumë te përzgjedhja e elementeve të duhur dhe dhënia e koncepteve të futbollit në mënyrën e duhur në funksion të mbështetjes së Kombëtares A. Gjithsesi, kjo nuk zbeh absolutisht edhe dëshirën dhe objektivat për të qenë kompetitiv sa i përket rezultateve në kompeticione të ndryshme.

Por kjo situatë pandemie ka bllokuar natyrshëm edhe futbollin, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë globin e si rezultat i kësaj është për të ardhur keq që një pjesë e datëlindjeve të ndryshme si ato të 2002-it pothuajse shkojnë një vit pa luajtur një kompeticion, gjë që nuk u shërben as djemve e as stafit teknik. Sidoqoftë në këto kushte duhet të dimë të përshtatemi dhe pikërisht këto grumbullime janë për këto arsye, për të pasur mundësi në përzgjedhje e për t’i dhënë mundësi lojtarëve për të dhënë maksimumin e tyre për këtë fanellë”, – deklaroi trajneri i ekipit Kombëtar U-19.

Miqësorja e së martës përfundoi me fitoren 2-0 të Partizanit B, ndërsa ekipi Kombëtar U-19 do të zhvillojë ditën e mërkurë (datë 24 shkurt 2021) një miqësore me ekipin Kombëtar U-18, që nis në ora 10:30 dhe luhet në fushën e kompleksit “Tropikal” në Durrës. Kjo ndeshje ul edhe siparin e këtij grumbullimi të parë të kuqezinjve nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu./ fshf.org

Etiketa: partizani bShqipëria U19

Lajme të lidhura

SPORT

Partizani B pranë Kategorisë së Dytë, sfidon Turbinën në finalen e “play-off”

19:08 : 14/04/2025
SPORT

Partizani rikthen ekipin B, “demat” zbulojnë trajnerin që merr drejtimin e skuadrës

15:33 : 25/09/2024
SPORT

U19/ Shqipëria mund Kosovën, vendos dygolëshi i Sulejmanit

20:30 : 06/06/2024
SPORT

Shqipëria U19 triumfon ndaj Maltës, vendos goli i mbrojtësit të Cremoneses

21:47 : 20/03/2024
SPORT

Europiani U-19/ Shqipëria e Bulkut i nis me humbje kualifikueset (VIDEO)

16:20 : 15/11/2023
SPORT

Miqësore luksi, Shqipëria U19 përballë kampionëve të Europës

16:03 : 26/07/2023
Para

Zgjedhjet e 14 shkurtit, zëdhënësi i KQZ: Ja kur përfundon numërimi i të gjitha votave

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com