Florian Marku tregon se çfarë i tha kundërshari para ndeshjes

Pas fitores ndaj boksierit të njohur anglez Rylan Charlton, Florian Marku ka rrëfyer eksperiencën për “Shqipëria live”, në Top Channel.

“I kam pritur këto momente që kur kam qenë fëmijë, kam punuar shumë. Kam nënshkruar kontratë me një menaxher që kanë nënshkruar më të mëdhenjtë“, thotë Marku.

Po ashtu rrëfen diskutimin që bëri me kundërshtarin para dhe pas sfidës.

“Para ndeshjes më tha do të të bëj të fshish dyshemenë. I thashë do të të mund. Pasi e munda i kujtova çfarë i kisha thënë në fillim“.

LEXO EDHE  Foto/ Alica Schmidt, sekreti i Borussia Dortmund

Ai pranon se në boks je i sukseshëm nëse ke psikologji të fortë.

Conor Benin e ka ftuar për ta sfiduar në ring por e ka refuzuar.

“Mund të më japë çelësin për kampionatin e botës, por për mua është si gjithë të tjerët“, shton Marku.

Marku mposhti britanikun Rylan Charlton me “knockout” teknik, në raundin e tetë, teksa stafi i anglezit hodhin peshqirin (shenjë e dorëzimit).