• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lejet për HEC-et Sekë dhe Zais/ Blendi Klosi, paditet në SPAK nga banorët e Zall Gjoçaj

18:54 : 19/02/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Banorët e Zall Gjoçaj dorëzuan një padi në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion ndaj Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi dhe zyrtarëve të ministrisë të cilët i akuzojnë për shpërdorim detyre në dhënien e lejeve për HEC-e në zonë të mbrojtur.

Autor: Sami Curri | BIRN | Tiranë

Banorët e Zall Gjoçaj paditën në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ministrin e Mjedisit Blendi Klosi dhe zyrtarë të lartë të kësaj ministria për lejimin e ndërtimit të HEC-eve Sekë dhe Zais në zonën Lurë – Dea.

Banorët kanë paditur, Ministrin Blendi Klosi, kryetarin e Bashkisë Mat Agron malaj, Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Edison Konomi, Drejtorin e Agjensisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej, kompaninë Seka Hydropower dhe Halit Kamberin, me detyrë specialist për hartimin e raporteve të ndikimit në mjedis.

Banorët ngrenë 7 akuza ndaj zyrtarëve dhe kompanisë; shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve, ndotje të ujit dhe tokës në zona të mbrojtura, shkatërrim të rrjetit të vaditjes, shkatërrim të ujësjellësit, shkatërrim prone dhe dhunim të varreve.

Lexo edhe:

Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

Dorëzimi i padisë në SPAK nga banorët e Zall – Gjoçaj në Mat, u bë përmes një proteste të organizuar virtualisht në Zoom të premten përpara zyrave të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Protesta virtuale, për shkak të pandemisë, u organizua përpara godinës së SPAK. Aty ishte vendosur një monitor dhe çdo kush mund të futej në platformën Zoom, për të diskutuar ndërsa fjalimet transmetoheshin direkt.

Tauland Asllanaj, avokat i banorëve, tha se ata kanë të provuar të gjitha shkeljet që janë bërë me lejet e dhëna për ndërtimin e HEC-eve dhe dëmet e shkaktuara deri më sot përfshi ndërhyrje në mbi 2 kilometra me beton në zonë të mbrojtur. “Kanë arritur deri në atë pikë sa nga përdorimi i lëndëve plasëse kanë dhunuar varret, një vepër që jo vetëm ligjërisht, por edhe moralisht është shumë e dënueshme.” tha ai.

Avokati tha se veprat penale ishin kryer në bashkëpunim. Të kontaktuar nga BIRN për një koment mbi padinë Ministria e Mjedisit dhe zyrtarë të paditur nuk u përgjigjën.

Leja për HEC-et në Zall Gjoçaj u miratua në tetor të vitit 2018-të nga Këshilli Kombëtar i Territorit, por banorët e zonës dhe aktivist të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar ndërtimin e këtyre HEC-eve me protesta dhe me një disa padi.

Në janar të këtij viti, Gjykata Administrative në Tiranë rrëzoi padinë e banorëve të Zall – Gjoçaj në Mat, që kërkonin anulimin e lejeve të ndërtimit të HEC-eve Sekë dhe Zais në zonën Lurë – Dea. Por Gjyqtari Bezart Kaçkini, në vendimin e marrë deklaroi se institucionet shtetërore kishin kryer shkelje, por proceduralisht nuk mund ta pranonte padinë. Banorët e kanë apeluar vendimin.

Ndërkohë një padi tjetër kundër një vendimi të ERE për të lejuar prodhimin e energjisë u pranua nga gjykata.

Sipas Raporti i vitit 2020 për numrin e hidrocentraleve në Ballkan, përgatitur nga organizatat ndërkombëtare mjedisore “RiverWatch” dhe “EuroNatur”, në total në Shqipëri janë planifikuar 724 hidrocentrale, ku 290 janë vënë tashmë në punë, ndërsa 24 HEC-e të tjera po ndërtohen dhe 410 të tjerë janë planifikuar për t’u ndërtuar. Në shumë projekte, ndërtimi i këtyre HEC-eve ka sjellë protesta nga komunitetet që prekeshin nga marrja e ujit./reporter.al/

Etiketa: blendi klosispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

13:48 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani po fsheh dokumente krimi të kandidatëve për kryetar të SPAK

10:45 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha pas daljes nga SPAK: McGonigal i jepte urdhra Altin Troplinit për të zhdukur dosjen “Aruba”

10:21 : 06/10/2025
AKTUALITET

4 emrat zyrtarë që konkurojnë për kreun e SPAK

09:37 : 06/10/2025
AKTUALITET

Plane për vrasje, dhe lidhje me zyrtarë në Durrës, zbardhen përgjimet e “Rrumit të Shijakut” në SkyECC

16:45 : 05/10/2025
Para

E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën 38-vjeçarit shqiptar në Itali

TË GJITHA

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

14:25 : 06/10/2025

Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

14:16 : 06/10/2025

Aksident i rëndë në aksin Qukës-Golic, 3 të plagosur

14:09 : 06/10/2025

Kalaja kundër vendimit të Berishës për Florian Binajn: Antistatutor dhe i dëmshëm

14:05 : 06/10/2025

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

14:03 : 06/10/2025

IKMT prish barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, banorët: Morëm borxh për t’i ndërtuar

13:50 : 06/10/2025

Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

13:48 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com