• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paradoksi i KPK/ Henrik Ligori përjashtohet 15 vjet nga Drejtësia, lejohet si pedagog i Magjistraturës

17:57 : 14/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në një konkluzion tejet të diskutueshëm, kur, krahas vendimit se ish-prokurori i dorëhequr Henrik Ligori duhet të ndalohet për të qenë pjesë e gjyqësorit për 15 vjet, ai ndërkohë është i lirë të vijojë funksionin e pedagogut të Shkollës së Magjistraturës, një institucion i cili është gjithashtu pjesë e sistemit të drejtësisë.

Trupa e përbërë nga kryesuese Suela Zhegu, relatore Alma Faskaj dhe anëtare Etleda Çiftja njoftoi të Hënën e kësaj jave se ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit (Vetingut) për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Ligori, për shkak se ai ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i magjistratit.

Në bazë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por edhe të dokumentave të siguruara dhe publikuara më herët nga “Boldnews.al”, Ligori ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i prokurorit dhe, rrjedhimisht edhe nga statusi i magjistratit, në Korrik 2018.

Lexo edhe:

“Gërdeci”/ Shtyhet gjyqi për Mediun, ish-ministri mungoi në seancë

Magjistratura/ Emëroi pedagogë të larguarit nga Vetingu, BE “shënjestron” Arben Rakipin

Ligji e ka të parashikuar shprehimisht se, për rastet e dorëheqjeve pas nisjes së procesit të Vetingut, KPK aplikon menjëherë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe urdhëron ndalimin për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për një periudhe 15-vjeçare.

Por, në rastin e ish-prokurorit Ligori, KPK ka marrë më shumë se dy vjet për të dalë në këtë konkluzion, i cili, gjithësesi, ka disa pika të errëta dhe që duket se favorizojnë sërish ishy-magjistratin e dorëhequr.

Nga dorëheqja në dorëheqje

Henrik Ligori ishte prokuror pranë Krimeve të Rënda, kur hyri në fuqi dhe nisi zbatimi i ligjit për Vetingu. Ai ka dorëzuar formularët përkatës të rivlerësimit në fillim të vitit 2017, siç konstatohet në vendimin e zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Në Korrik 2018, Henrik Ligori i paraqet dorëheqjen ish-Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, e cila në atë kohë mbulonte edhe funksionet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që nuk ishte krijuar ende.

Në letrën e dorëheqjes, Ligori argumenton se po e ndërmerr këtë veprim, pasi është emëruar pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.

Në 4 Korrik 2018, Prokuroria e Përgjithshme pranon dorëheqjen e Ligorit dhe njofton Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për përfundimin e statusit të tij të magjistratit.

Siç lexohet në vendim e KPK-së, në të njëjtën ditë, pra në 4 Korrik 2018, Henrik Ligori kërkon që ndaj tij të zhvillohet Vetingu, por kësaj radhe si ish-magjistrat.

Ligji parashikonte që mund të kryhet procesi i Vetingut për ish-gjyqtarë e ish-prokurorë, të cilët kishin mbajtur këto funksione para hyrjes në fuqi të ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Rasti i Ligorit nuk përfshihej në atë kategori. Ai kishte qenë prokuror në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit dhe dorëheqja e tij duhej shoqëruar me ndërprerjen e Vetingut dhe ndalimin për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Por, KPK nuk veproi sipas përcaktimeve ligjore. Dy vjet më pas, në Qershor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishte shortuar trupën që do të zhvillonte Vetingut për Ligorin.

Në nëntor 2020, KPK i dërgon pyetësorin standart subjektit Henrik Ligori, ku i kërkohet konfirmimi për saktësinë e të dhënave të plotësuara në formularët e Vetingut.

Në 22 nëntor 2020, ish-prokurori Ligori informon sërish Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se ka dhënë dorëheqjen në vitin 2018 dhe konfirmon se nuk dëshiron që ndaj tij të vijojë procesi i rivlerësimit.

Ai duket se është bindur që nuk mund të ndiqte më rrugën e rivlerësimit si ish-prokuror.

“Kërkesa ime për t’iu nënshtruar këtij procesi si ish-prokuror, sipas paragrafit 4, të nenit 179/b, të Aneksit, duket se nuk gjen zbatim, pasi në çastin e hyrjes në fuqi të normave të sipërcituara, unë e gëzoja statusin dhe ushtroja efektivisht funksionet e prokurorit pranë ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë”, i drejtohet Ligori, KPK-së.

Në këtë pikë, situata merr trajta surreale. Subjekti rivlerësimit i prezanton Komisionit të Vetingut bazën ligjore, mbi të cilën ky i fundit duhet të kishte dalë me vendim që dy vjet më parë, si edhe zbulon handikapet në funksionimin e KPK-së.

Aty dëshmohet zyrtarisht dhe formalisht se KPK, jo vetëm nuk e ka marrë në konsideratë dorëheqjen në vitin 2018, por edhe e ka përfshirë në proces rivlerësimi si ish-magjistrat, ndërkohë që Ligori nuk mund të gëzonte këtë mundësi ligjore.

Trupa e Vetingut nuk tërhiqet. Nëpërmjet shkresave drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), kërkohet konfirmim nëse Henrik Ligori e gëzon ose jo statusin e magjistratit.

Prokuroria e Përgjithshme ri-konfirmon faktin se, prej dy vjetësh, ka njoftuar Komisionin e Vetingut për përfundimin e statusit të magjistratit të Henrik Ligorit.

Ndërsa KLP informon Komisionin e Vetingut se, kur është krijuar si institucion, emri i Ligorit nuk ekzistonte në listën e prokurorëve në detyrë.

Pasi u konfirmua dorëheqja nga funksioni i prokurorit. KPK mori në shqyrtim edhe faktin nëse Henrik Ligori gëzonte statusin e magjistratit, tashmë që mban detyrën e pedagogut të Shkollës së Magjistraturës.

Megjithëse përgjigja është logjike, pasi dorëheqja nga funksioni i prokurorit shoqërohet pazgjidhshmërisht me humbjen e statusit të magjistratit, trupa e KPK-së e ka vlerësuar të nevojshme për ta analizuar në detaje.

Dhe, në konkluzion, u arrit se zoti Ligori nuk e ka statusin e magjistratit. Por, analiza e ndjekur nga KPK duket se ka pasur qëllimin për të qartësuar pozitën e re të Ligorit, atë të pedagogut në Shkollën e Magjistraturës.

Lejimi si pedagog i Magjistraturës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Henrik Ligori është zgjedhur në Shkollën e Magjistraturës nëpërmjet procedurave të brendshme, pra jo nga radhët e sistemit të drejtësisë.

“…Procedura e emërimit të z. Henrik Ligori, nuk ka qënë ajo e parashikuar në nenin 265 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (për emërimet si pedagog nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shën.red) dhe fakti që subjekti sot është pedagog i brendshëm referon se këta të fundit gëzojnë të drejtat dhe privilegjet e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit dhe jo statusin e gjyqtarit të apelit”, thuhet në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Nëpërmjet kësaj analize, KPK, ka arritur përfundimisht në konkluzionin se Henrik Ligori e ka humbur statusin e magjistratit për shkak të dorëheqjes si prokuror dhe për këtë arsye ai duhet të ndalohet për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Megjithatë, një konstatim i tillë është i paplotë. Ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” e konsideron Shkollën e Magjistraturës pjesë të arkitekturës së drejtësisë, ku përfshihen edhe lista e institucioneve që z/ Ligori i ndalohet të kandidojë për 15 vjet.

I njëjti ligj, në nenin 285 të tij, parashikon se pedagogët e brendshëm të Shkollës së Magjistraturës duhet të kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit para se ata të vijojnë detyrën në atë institucion.

Në rastin e z. Ligori, Komisioni i Pavarur ka bërë një interpretim të përciptë normave ligjore mbi statusin e magjistratit, por ka shmangur faktin se ai, edhe në pozitën e pedagogut të Shkollës së Magjistraturës, është subjekt Vetingu.

Me këtë vendim, KPK krijoi një situatë paradoksale, në të cilën Ligori lejohet të kontribuojë në përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, ndërkohë që ai vetë nuk nuk ka kaluar me sukses procesin e Vetingut.

Dhe, të paktën në aspektin e pasurisë, mbi Henrik Ligorin janë ngritur pikëpyetje të rëndësishme publike.

Në një raportim të agjencisë “Birn”, e cila ka analizuar pasurinë e ish-prokurorit Ligorit, duket\ se ai ka probleme të theksuara me burimin e krijimit të aseteve, duke rezultuar me burime të pamjaftueshme për krijimin e aseteve në vlerë mbi 11 milionë lekë të reja (100 mijë dollarë).

Analiza e “Birn”, megjithëse është një përpjekje serioze mediatike, nuk është institucionale.

Konkluzionet zyrtare u takojnë strukturave të rivlerësimit, përfshirë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, institucionin e Komisionerëve Publikë dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Etiketa: Henrik Ligorihenrik ligori boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Gërdeci”/ Shtyhet gjyqi për Mediun, ish-ministri mungoi në seancë

10:45 : 25/03/2025
AKTUALITET

Magjistratura/ Emëroi pedagogë të larguarit nga Vetingu, BE “shënjestron” Arben Rakipin

18:50 : 02/05/2024
AKTUALITET

Zbardhet mbrojtja e Ahmetajt: SPAK ka hetuar jetën private, njohjen me Mërtirin s’e kam mohuar

20:29 : 12/07/2023
AKTUALITET

Avokatët e Ahmetajt: E drejta e tij nëse vjen në Shqipëri ose jo, s’ka marrë lekë nga inceneratorët

18:21 : 12/07/2023
AKTUALITET

A ka ikur Arben Ahmetaj nga Shqipëria? Flet avokati i ish-zv.kryeministrit

14:30 : 10/07/2023
VETTING

Burime financiare të pajustifikuara – Prokurori Henrik Ligori shtoi pasurinë me 9 herë

20:49 : 31/01/2021
Para

Sahiti: Jam gati për kombëtaren e madhe, Kosova? Nuk duhet të mërzitet askush nëse…

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com