• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë/ Lubonja: Fitorja e Albin Kurtit shpresë për shqiptarët

18:17 : 11/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Jemi vetëm tre ditë larg zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe të gjitha indiciet e deritanishme favorizojnë Albin Kurtin si kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Për këtë temë u diskutua në “Opinion”, në “News 24”, ku i ftuar ishte analisti i njohur Fatos Lubonja. Sipas analistit, fitorja e Albin Kurtit do të ishte një shpresë e re për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi sipas tij, figura e liderit të Vetëvendosjes i jep zë të papërfaqësuarve.

“Të gjitha partitë që ne kemi pasur në pushtet, flasim për partitë më të rëndësishme dhe në Kosovë, në këtë periudhë historike, janë parti që jo vetëm që i kemi provuar, por njëkohësisht unë e lidh dhe me orientimin ideologjik të këtyre partive, ata përfaqësojnë privatizimet, garën, që na ka çuar ne në ekstreme, ku ky sistem ka prodhuar një situatë dramatike. Partitë e mëdha këtu dhe atje që kanë qenë në pushtet kanë pretenduar që po bëjnë hapa të sigurt, por këto janë probleme dhe të tranzicionit. Unë mendoj që nuk kanë qenë probleme të tranzicionit por edhe të partive. E vetmja parti si këtu dhe atje që ka një program, dhe mospërfaqësimin e pjesës së papërfaqësuar është Vetëvendosja. Vetëvendosja është një shpresë për diçka që ka nevojë vendi, të tjerat janë brenda të statukuosë. E kam shprehur për Kosovën dhe Shqipërinë, pasi edhe këtu mungon një parti që mbron interesin publik nga pushteti i kapur nga oligarkia. Është shpresë për Shqipërinë sepse ndihet shumë kjo nevojë. Ulja e taksave përshembull thotë Basha që është politikë që fuqizon të pasurit që fitojnë më shumë dhe besoj se kriza e pandemisë që po shohim tani ka vënë në dukje më të qartë këtë sistem neoliberal. Korrupsioni etj etj, në këtë kuptim duhet votuar them unë”, tha Lubonja.

I pyetur se përse në Shqipëri nuk krijohet një figurë politike si e Albin Kurtit, analisti u përgjigj:

“Mendoj që një nga arsyet kryesore është dhe e kaluara jonë e ndryshme historike në këto vite. Ne kemi pasur një Parti Socialiste që ka abuzuar me të qenit e majtë socialiste, ka ndërtuar një lloj që ka mbuluar në retorike sektorin e të papërfaqësuesve. Flas për Nanon, edhe kur ishte në opozitë. Është dashur ardhja e socialistëve në pushtet, ndërtimi i një oligarkie që vazhdoi me një traditë që kishte lënë Berisha, ne e kemi lidhur shumë politikën e këtyre partive me denoncimin e fenomeneve që kanë qenë përtej të majtës dhe të djathtës. Dua të them që duke u kapur tek denoncimi i fenomeneve ne kemi harruar që ndoshta një parti e majtë duhet të kishte ardhur me një program të majtë. Sigurisht që ka ndikuar dhe fuqia e madhe që kanë kapur shteti dhe mediat. Pra ka një sërë faktorësh. Në Kosovë Kurti ka pasur një avantazh që bashkë me projektin e majtë, ai jo vetëm denoncoi por ka pasur dhe idealin e bashkimit kombëtar. Ai është pak i përzier në programin e tij por është i vetmi që nëse nuk devijon mund të ndërtojë diçka kundër shtetit të kapur aty dhe të punojë për shtetin. Nuk kemi ende një shtet që punon për ne, por prej vitesh punon kundra nesh. Vetëikja e shqiptarëve është gjëja më negative e këtij shteti”, u shpreh analisti.

Lexo edhe:

Lubonja: Ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje

Lubonja: Dobësimi i opozitës e dëmshme për Shqipërinë

Analisti nënvizoi se nëse do të ndryshohet sistemi politik në Shqipëri, do të kemi një lloj shprese siç ka Kosova me Albin Kurtin

“Dua të them dhe këtë që reaksioni do të jetë shumë i madh i këtij sistemi për të realizuar këtë lloj shprese. Të dalim nga rruga e gabuar dhe të hyjmë në një rrugë të drejtë. Dihet se në Shqipëri nëse kanë pasur një tentativë Berisha në 2005 dhe Rama në 2013, për mua ka qenë kapje në sistemi menjëherë dhe fjalët e thëna ishin demagogji për të marrë pushtetin dhe jo luftuar sistemin. Sa është individualiteti këtyre problem, apo sistemi, kjo është e vështirë. Kurti jep një garanci më shumë mendoj unë, pasi ka një gatishmëri për të ndërtuar sistemin dhe zhgënjimi që thatë ju do të ishte fatal. Po a keni parë ju ndonjëherë ndërkombëtarë të ngrenë zërin për këtë lloj sistemi, për kapjen e të gjithë mediave të oligarkëve dhe televizioni publik është i dobët. Se ka ngritur njeri si problem nga ndërkombëtarët dhe të tjera çështje si këto. Shikoni kullat që po ngrihen nga krimi. Në thelbin e vet ky është sistemi dhe në Perëndim por atje ka më tepër. Të pasurit që kontrollojnë shtetin janë të pasurit që prodhojnë aviona, por nuk janë kriminelë. Tek ne është degraduar ky sistem. Unë mendoj që Kurti do të bëj gjëra të rëndësishme dhe duhet vënë në qendër të përgjegjësive”, përfundoi Lubonja.

Etiketa: lubonja boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lubonja: Ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje

17:53 : 24/01/2022
AKTUALITET

Lubonja: Dobësimi i opozitës e dëmshme për Shqipërinë

17:56 : 13/01/2022
AKTUALITET

Lubonja: Basha kërkon të imitojë Ramën. Arrestimi i Lefter Kokës, skenar i përgatitur

17:47 : 14/12/2021
AKTUALITET

Emrat e rinj në PD/ Lubonja: Anije për ujëra të qeta! Emrat e qeverisë së re do të shërbejnë si kukulla

20:32 : 30/08/2021
AKTUALITET

Lubonja: Ja pse nuk duhet t’i besojmë sondazhet për zgjedhjet

22:12 : 18/03/2021
AKTUALITET

Dorëheqja e Sandër Lleshajt/ Lubonja: U përdor si ‘kokë turku’

22:14 : 14/12/2020
Para

“Dorëzohet” Kim Jong-un, pranon se Koreja e Veriut po përballet me vështirësitë të mëdha

TË GJITHA

Resuli: Shqipëria klasifikohet tek vendet e treta, nëse hyjmë në Europë do jemi “si të njerkës”

09:47 : 23/05/2025

Detajet e reja: Ilaria Sula u vra sepse zbuloi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj

09:42 : 23/05/2025

RENEA “zbarkon” në Durrës, arrestohen disa persona

09:39 : 23/05/2025

Kurbin/ Një person i jep fund jetës duke qëlluar veten me çifte

09:22 : 23/05/2025

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

09:17 : 23/05/2025
Në foto: Viktima, Altin Arapaj

Arrestohet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi. Gjendet edhe makina ku ndodhi krimi

08:59 : 23/05/2025

Maliqi: Do e faktoj manipulimin e votave në Berat, Poliçan dhe Dimal! SPAK të veprojë

08:51 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com