• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Koronavirusi/ Pse është e mundur të dalim pozitivë edhe pas vaksinimit?

18:29 : 11/02/2021
në SHENDETI

Vaksina kundër COVID-19 nuk siguron mbrojtje të plotë ose të menjëhershme, që do të thotë se akoma është e mundur të infektoheni dhe të dilni pozitiv për koronavirusin. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), duhen disa ditë, deri në disa javë që vaksina të fillojë të tregojë efekt në trup.

“Duhet pak kohë që sistemi imunitar të reagojë”, tha Dr. Robert Salata, drejtor i Qendrës Spitalore Universitare Roe Green në Cleaveland për CNN. Salata, i cili ishte studiuesi kryesor për vaksinat Pfizer në spitalin ku ai punon, shtoi se është treguar se kjo vaksinë ishte 52 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes pas 14 ditësh nga marrja e dozës së parë.

Doza e parë mund të sigurojë njëfarë mbrojtje, por siç tha drejtori i Modernës, Stephen Bancel, “në këtë pikë, ne ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të siguruar prova të mjaftueshme”.

Arsyet pse një test rezulton pozitiv pas vaksinimit

Ekspertët thonë se rastet e infektimit me virus edhe pas vaksinimit nuk janë të habitshme dhe nuk sugjerojnë se diçka nuk është në rregull me vaksinat ose se ato janë bërë gabimisht. Ja edhe pse.

Lexo edhe:

Ky është organi që paralajmëron sulmin në zemër

Keni ftohtë edhe kur për të tjerët është një ditë normale? Sëmundjet që fshihen nga pas

Vaksinat nuk kanë një efekt të menjëhershëm. Duhen disa javë që trupi të krijojë imunitet pas marrjes së dozës. Dhe, vaksinat të cilat jepen në vendet e botës, duhet të bëhen në dy doza; doza e dytë jepet disa javë pas së parës, që të jetë plotësisht efektive.

Vaksinat nuk kanë efekt retroaktiv. Është e mundur që personi tashmë ishte infektuar pa e ditur atë dhe se kishte marrë vaksinën – edhe nëse testi ishte negativ për koronavirusin, shkruan The New York Times. Infeksioni mund të zhvillohet më tej pas vaksinimit dhe para fillimit të zhvillimit të mbrojtjes dhe kështu një test mund të rezultojë pozitiv.

Vaksinat parandalojnë sëmundjen, por mund të mos parandalojnë infeksionin. Vaksinat kundër COVID-19 aprovohen bazuar në atë se sa mbrojnë nga sëmundja, shtrimi në spital dhe vdekshmëria. Shkencëtarët ende nuk e dinë se sa efektive janë vaksinat në parandalimin e infeksioneve të koronavirusit, nëse dikush infektohet apo transmeton virusin te një person tjetër. Prandaj, njerëzit e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë një maskë mbrojtëse dhe të mbajnë distancën fizike.

Edhe vaksinat më të mira nuk janë perfekte. Efikasiteti i vaksinave Pfizer-BioNtech dhe Moderna është jashtëzakonisht i lartë, por jo 100 për qind.

Si funksionojnë vaksinat?

Për të kuptuar se si funksionojnë vaksinat kundër COVID-19, së pari është e nevojshme të kuptohet se si trupi lufton sëmundjen. Kur viruset, siç është koronavirusi që shkakton COVID-19, sulmojnë trupin, ato shumohen, shkruan Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC).

Ky quhet infeksion që shkakton sëmundjen. Sistemi imunitar përdoret në disa mënyra për të luftuar sëmundjen – gjaku përbëhet nga qelizat e kuqe të gjakut që çojnë oksigjenin në indet dhe organet në trup, kurse qelizat e bardha të gjakut ose qelizat imune luftojnë sëmundjen.

Herën e parë që një person infektohet me virusin që shkakton COVID-19, mund të duhen disa ditë ose javë që trupi të prodhojë dhe të përdorë të gjitha mjetet për të luftuar virusin e nevojshëm për të kapërcyer infeksionin. Pas infeksionit, sistemi imunitar i një personi e kujton atë që ka mësuar se si ta mbrojë trupin nga ajo sëmundje.

Vaksinat kundër COVID-19 ndihmojnë trupin të zhvillojë imunitet ndaj virusit që shkakton këtë sëmundje për ta parandaluar atë. Lloje të ndryshme të vaksinave funksionojnë në mënyra të ndryshme për të siguruar mbrojtje, por me të gjitha llojet e vaksinave, trupi mbetet me një furnizim me limfocite T që mbajnë mend, si dhe limfocite B që do të kujtojnë se si ta luftojnë virusin në të ardhmen.

Zakonisht, duhen disa javë që trupi të prodhojë limfocite T dhe limfocite B pas vaksinimit. Prandaj, është e mundur që një person të infektohet me virusin që shkakton COVID-19 menjëherë para ose menjëherë pas vaksinimit, dhe më pas të sëmuret, sepse vaksina nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të siguruar mbrojtje.

Ndonjëherë, pas vaksinimit, procesi i ndërtimit të imunitetit mund të shkaktojë simptoma të tilla si ethe. Këto simptoma janë normale dhe janë një shenjë që trupi po ndërton imunitet.

Vaksinimi, gjithashtu, nuk shkakton një rezultat pozitiv të testit për koronavirusin, por mund të prodhojë testin pozitiv për antitrupat sepse vaksina krijon një përgjigje imune të organizmit ndaj sëmundjes COVID-19.

Megjithëse vaksina nuk është 100 efektive kundër COVID-19, ekspertët thonë se rreziku i infeksionit vazhdon të ulet ndërsa më shumë njerëz vaksinohen.

“Virusi duhet të gjejë njerëz të prekshëm në mënyrë që të përhapet më tej. Nëse ai nuk i gjen dot, atëherë shansi i infektimit është shumë më i ulët”, tha për USA Today, Nicole Iovine, një specialiste e sëmundjeve infektive dhe epidemiologe kryesore në spitalin e Universitetit të Floridas.

“Sa më shumë njerëz në komunitet që vaksinohen, aq më e vështirë është që virusi të qarkullojë.”

Sa i përket varianteve të reja të koronavirusit, shkencëtarët thonë se vaksinimi që përshpejton krijimin e imunitetit kolektiv ndihmon, gjithashtu, në mbrojtjen nga variantet që kanë pësuar mutacion, sepse në atë mënyrë kufizohet përhapja e virusit./REL

Etiketa: shendet boldnews host domain

Lajme të lidhura

SHENDETI

Ky është organi që paralajmëron sulmin në zemër

21:58 : 28/01/2022
SHENDETI

Keni ftohtë edhe kur për të tjerët është një ditë normale? Sëmundjet që fshihen nga pas

22:42 : 23/01/2022
SHENDETI

Vuani nga hipertensioni? Këto janë perimet që duhet të konsumoni për të ulur presionin e gjakut

22:55 : 25/12/2021
SHENDETI

Zbulohet misteri/ Pse disa njerëz vdesin nga Covid dhe të tjerët jo

20:13 : 11/12/2021
SHENDETI

Nga dhëmbët, deri tek këmbët/ Të gjitha dëmet që i shkakton koronavirusi trupit tonë

17:36 : 08/12/2021
AKTUALITET

Simptomat dhe rrezikshmëria/ Nga ndryshon Omicron nga Delta?

21:41 : 06/12/2021
Para

Amerikanët “pushtojnë” Serie A, klubi i mbrojtësit shqiptar ndryshon pronësi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 24 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 23/05/2025

Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

23:12 : 23/05/2025

Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon

22:59 : 23/05/2025

Tregoni kujdes me këto ushqime, përkeqësojnë dhimbjet e kokës

22:55 : 23/05/2025

Mark Zuckerberg shpall fundin e celularëve, do të zëvendësohen nga një pajisje e re

22:49 : 23/05/2025

Filmoi të moshuarit në momente intime/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë

22:47 : 23/05/2025
Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK.	/r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

22:42 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com