• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Biden njofton sanksione të reja kundër gjeneralëve të lartë të Mianmarit

21:14 : 10/02/2021
në AKTUALITET, BOTA

UASHINGTON, 10 shkurt – Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se kishte miratuar një urdhër ekzekutiv që hap rrugën për sanksione të reja ndaj zyrtarëve ushtarakë të Mianmarit dhe bizneseve të tyre pasi ushtria arrestoi udhëheqësit e zgjedhur dhe mori pushtetin më 1 shkurt.

Presidenti Biden tha se urdhri ekzekutiv do t’i mundësonte administratës së tij “të sanksiononte menjëherë udhëheqësit ushtarakë që drejtuan grushtin e shtetit, interesat e tyre të biznesit si dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre”.

Ushtria e Mianmarit arrestoi udhëheqësit civilë, duke përfshirë edhe laureaten e çmimit Nobel Aung San Suu Kyi, dhe shpalli një gjendje emergjence njëvjeçare, duke përmendur pretendimet se zgjedhjet e nëntorit ishin manipuluar. Komisioni zgjedhor ka hedhur poshtë ankesat e ushtrisë.

Presidenti Biden njoftoi gjithashtu ngrirjen e 1 miliard dollarëve të “fondeve qeveritare të Mianmarit të mbajtura në Shtetet e Bashkuara”, gjë që do të ndalonte gjeneralët të kenë qasje në këto fonde.

Ai nuk tha në mënyrë specifike se kush do të goditej nga sanksionet e reja.

Lexo edhe:

Joe Biden pas diagnostikimit me kancer: Jam optimist, nuk pendohem për asgjë

Biden me kancer/ Trump: I trishtuar, i uroj Joe shërim të shpejtë

“Ne do të identifikojmë raundin e parë të objektivave tona këtë javë, dhe gjithashtu do të vendosim kontrolle të forta të eksporteve. Ne po ngrijmë pasuritë nga të cilat përfiton qeveria birmaneze, ndërsa vazhdojmë mbështetjen tonë për kujdesin shëndetësor, grupet e shoqërisë civile dhe fusha të tjera nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt njerëzit e Mianmarit”, tha presidenti Biden.

Protestuesit dolën në rrugët e Mianmarit për të pestën ditë të mërkurën, duke u zotuar të vazhdonin demonstratat kundër grushtit të shtetit edhe pasi një grua u qëllua dhe u plagos gjatë përleshjeve një ditë më parë.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të vendosin masa shtesë dhe do të punojnë me vendet e tjera për t’i bërë presion autorëve të grushtit të shtetit, tha presidenti Biden.

Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të vënë në shënjestër komandantin e përgjithshëm, Min Aung Hlaing, i cili udhëhoqi grushtin e shtetit. Min Aung Hlaing dhe gjeneralë të tjerë janë tashmë nën sanksionet e SH.B.A.-së të vendosura në vitin 2019 për abuzimet ndaj myslimanëve Rohingya dhe pakicave të tjera.

Shtetet e Bashkuara mund të vënë në shënjestër gjithashtu dy konglomeratët kryesore të ushtrisë. Myanmar Economic Holdings Limited dhe Myanmar Economic Corp janë kompani me investime që përfshijnë sektorë të ndryshëm si bankat, telekomunikacionet dhe veshjet.

Administrata Biden po punon për të formuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj krizës, përfshirë bashkëpunimin me aleatët në Azi të cilët kanë lidhje më të ngushta me Mianmarin dhe ushtrinë e tij.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe homologu i tij japonez Toshimitsu Motegi ranë dakord të nxisin autoritetet e Myanmarit që të ndalojnë menjëherë dhunën e tyre kundër protestuesve.

Administrata Biden po punon gjithashtu për politikën e saj ndaj Mianmarit me ligjvënësit demokratë dhe republikanë në Kongres.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan foli të mërkurën me udhëheqësin republikan të Senatit Mitch McConnell, i cili ka një interes afatgjatë për atë vend dhe një marrëdhënie të ngushtë me zonjën Suu Kyi, tha një ndihmës i senatorit McConnell./VOA/

Etiketa: Biden

Lajme të lidhura

BOTA

Joe Biden pas diagnostikimit me kancer: Jam optimist, nuk pendohem për asgjë

20:31 : 30/05/2025
BOTA

Biden me kancer/ Trump: I trishtuar, i uroj Joe shërim të shpejtë

08:02 : 19/05/2025
BOTA

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025
BOTA

Trump përforcon sulmet ndaj Biden: “Shkatërroi Amerikën”

19:18 : 30/04/2025
BOTA

Rishfaqet Biden, kritika vendimeve të Trump: Ka bërë shumë dëme në më pak se 100 ditë

10:00 : 16/04/2025
BOTA

“Faji i Biden dhe Zelensky”, Trump për luftën: Nuk e nisa unë. Reagon BE

21:01 : 14/04/2025
Para

Situata e pandemisë/ Tomini: Ja kur mund të kemi një shtrëngim tjetër masash

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com