Eshtë identifikuar kufoma e një personi që u gjet i mbytur dje në bregdetin e Durrësit. Sipas policisë, ky shtetas është identifikuar si A. I., 59 vjeç, i cili banonte i vetëm në Durrës.
“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më datë 06.02.2021 se në orën 07:30, në lagjen nr. 13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull i paidentifikuar, ju njoftojmë se nga specialistët e Stacionit së Policisë Plazh, ky shtetas është identifikuar si A. I., 59 vjeç, i cili banonte i vetëm në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim”, tha policia.