Me një bilanc të zymtë të mbi 2 milion vdekjeve dhe gati 100 milion të infektuar, Covid-19 vazhdon të bëjë kërdi në të gjithë botën, edhe pse vaksinimi tashmë ka filluar.
Vdekjet gjithashtu nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë – disa vende duket se kanë luftuar pandeminë në mënyrë efektive, të tjerët duken të mundur. Në Japoni, ku jetojnë 126 milion njerëz, janë regjistruar pak më shumë se 5,000 vdekje të lidhura me COVID-19. Në Meksikë, ku jetojnë afërsisht të njëjtin numër njerëzish, janë regjistruar më shumë se 150,000 vdekje dhe ky numër vazhdon të rritet.
Cila është arsyeja për këtë, pyet Michele Gelfand, një profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Maryland-it, në një shkrim për The Guardian. Pasuria? Objektet spitalore? Vitet? Klima? Rezulton, thotë Gelfand, një psikologe kulturore, se pasojat nga COVID varet nga diçka shumë më e thjeshtë dhe më e zakonshme: ndryshimet kulturore në vullnetin tonë për të ndjekur rregullat.
Rebelët pa asnjë arsye
Të gjitha kulturat kanë norma shoqërore ose rregulla të pashkruara të sjelljes shoqërore. Ne respektojmë standardet e veshjes, disiplinojmë fëmijët tanë dhe nuk shtyjmë me bërryla për të zënë vend në mjetet e transportit të mbushura me njerëz; këto nuk i bëjmë sepse ka disa ligje dhe ndëshkime, por sepse kjo është mënyra se si funksionojnë shoqëritë tona.
Psikologët kanë treguar se disa kultura respektojnë këto norma shoqërore; ato janë shoqëri të organizuara në mënyrë të vendosur. Të tjerët janë më të relaksuar dhe i thyejnë rregullat më lehtë.
Ky ndryshim, i parë nga Herodoti, ka qenë një temë në kohët moderne si për psikologët ashtu edhe për antropologët. Krahasuar me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Izraelin, Spanjën dhe Italinë, vende si Singapori, Japonia, Kina dhe Austria janë të rregulluara shumë më fort. Këto ndryshime nuk janë të rastit.
Kërkimet në kombet e mëdha dhe shoqëritë e vogla kanë treguar se komunitetet me një histori kërcënimesh kronike – qofshin ato katastrofa natyrore, sëmundje infektive, uri apo pushtime – po zhvillojnë rregulla më të rrepta për të siguruar rendin dhe unitetin. Ka kuptim evolucionar: ndjekja e rregullave ju ndihmon të mbijetoni nga kaosi dhe krizat. Nga ana tjetër, shoqëritë më të relaksuara që nuk janë kërcënuar historikisht kaq shumë, mund t’i lejojnë vetes të anashkalojnë normat.
Deri në pandemi, nuk flitej nëse ndonjë prej këtyre dy modeleve ishte më i mirë apo më i keq. Në mars, sipas Gefland, u mendua se kulturat më të relaksuara që tentojnë të mos u binden rregullave do ta kishin më të vështirë të mësoheshin me masat epidemiologjike dhe kjo do të kishte pasoja tragjike. Shpresoja, pohon ajo, se nuk do t’u duhet shumë kohë për t’u bërë “shoqëri të organizuara në mënyrë të vendosur”. Të gjithë modelet tona kompjuterike para COVID e treguan këtë.
Një studim i kryer nga ekipi i Gefland në më shumë se 50 vende, botuar këtë javë në gazetën Lancet, tregoi se kulturat e relaksuara kanë pesë herë më shumë raste të infeksionit dhe tetë herë më shumë vdekje.
Është gjithashtu interesante të theksohet se njerëzit që jetojnë në shoqëri më të relaksuara kanë më pak frikë nga COVID. Në shoqëritë e organizuara rreptë, 70 përqind e popullsisë kishin frikë nga Corona. Arsyeja për këtë është se njerëzit në shoqëri më të relaksuara ku niveli i rrezikut ishte relativisht i ulët, nuk reaguan mjaft shpejt. Një shembull i kësaj mund të shihet në natyrë – zogu dodo që u zhvillua pa grabitqarë u zhduk brenda një shekulli pas kontaktit të parë me njerëzit.
Sigurisht, sipas Gefland, njerëzit në shoqëri më të relaksuara nuk do të zhduken nga faqja e dheut, por lufta e tyre kundër pandemisë tregon se me çfarë vështirësish po përballen në mënyrë që të përshtaten.
Virusi ka qenë veçanërisht i efektshëm në përmbysjen e prirjes së disa shoqërive për të thyer rregullat kundër tyre. Amerikanët janë një shembull i mirë i kësaj. Shtetet e Bashkuara janë krenare për krijimtarinë dhe inovacionin e tyre. Por në kohën e kërcënimit, kjo mund t’i dëmtojë ata. Një sjellje e tillë duhet të zvogëlohet deri diku në kohë krize. Por përkundër kësaj, shumë amerikanë organizuan festa, bënë pazar pa maska dhe përgjithësisht u shtirën sikur virusi nuk ekzistonte. Kur frika refleksive funksiononte, ajo shpesh drejtohej keq: frika nga mbyllja dhe maskat e detyrueshme, në vend të frikës nga viruset.
Këto mosmarrëveshje kulturore e bënë sinjalin e alarmit më pak të dëgjueshëm. Ish-Presidenti Donald Trump gjithashtu kontribuoi për këtë duke u thënë miliona amerikanëve: “Thjesht qëndroni të qetë. Do të kalojë”. Këtë ai e tha në mars 2020. Edhe në janar 2021, kur më shumë se 300,000 amerikanë vdiqën, ai u ankuan se ekspertët po e ekzagjeronin.
Kryeministri britanik Boris Johnson gjithashtu uli sinjalin e alarmit. Kur numri i rasteve të COVID u rrit në mars, ai u mburr se në spital ku qëndronin vetëm disa pacientë koronarë.
Dy gjëra
Në mënyrë që të minimizohet numri i vdekjeve dhe të përgatiten për kërcënime të ardhshme kolektive, kombet e relaksuar duhet të përshtaten dhe të dinë si t’u përgjigjen sinjaleve të alarmit. Eshtë koha, thotë Gefland, të përfitojmë nga inteligjenca kulturore. Për ta bërë këtë na duhen këto dy gjëra:
“Së pari, ne duhet të ndryshojmë mënyrën e komunikimit në lidhje me kërcënimin. Ne reagojmë shpejt vetëm ndaj kërcënimeve konkrete si lufta e jo ndaj atyre të padukshme. Profesionistët dhe zyrtarët e shëndetësisë duhet të përshkruajnë gjallërisht kërcënimet ndaj Corona-s. Në mënyrë që njerëzit të ndryshojnë sjelljen e tyre, ne duhet të jemi të hapur dhe të sinqertë në lidhje me simptomat e COVID.
E dyta, duhet ta bëjmë të qartë se masat më të rrepta epidemiologjike janë të përkohshme. Një shoqëri rebele ndo ta ketë më të lehtë të pranojë masa më të rrepta nëse e di se janë të përkohshme. Zelanda e Re është një shembull i mirë për këtë. Dihet që “Kiwis” janë një popull i relaksuar, por ata shumë shpejt pranuan dhe respektuan masat e rrepta epidemiologjike, duke frenuar shpirtin e tyre rebel”.