Mjekja okuliste pranë poliklinikës qendrore në Tiranë, Anjeza Kuçi deklaron se stina në të cilën ndodhemi është pikërisht stina e virozave dhe luhatja e temperaturave.
Ajo tha se si rezultat i tyre, pacientët e specialitetit ORL dhe të tjerë të shtohen.
Në një intervistë për ATSH, mjekja Kuçi tha se ka pacientë të cilët paraqiten rregullisht për bllokim të frymëmarrjes nga hunda, sinuset, sinositet kronike, me otitet pra me infeksionet e veshit, me dhimbje të fytit si faringitet me tonsilitet.
Ajo thotë se në momentin e parë pacientët kanë një virozë të lehtë, të traktit të sipërm respirator, domethënë me bllokimin e frymëmarrjes nga hunda, me dhimbje fyti, me dhimbje të lehtë të veshit dhe me një temperaturë të lehtë.
“Ne në këto raste këshillojmë që nëse ditën e parë pacienti i ndjen këto shqetësime mund të marrë një mjekim lokal, siç janë sprajt të fytit që është mirë të kenë origjinë bimore, propolis, që mund të jenë të përbërë nga anti inflamator”.
“Mund të marri qetësues dhimbjeje ose për uljen e temperaturës por ka edhe solucione mukolitik që mund të shërbejnë për fytin e thatë dhe për kollën. Nëse kjo është një gjendje virale dhe zgjat 2-3 ditë dhe pacienti qetësohet atëherë mund të vazhdoj jetën normalisht pa u shqetësuar se mund të ketë diçka të rëndë”.
“Nëse këto simptoma pas kalimit të maksimumi 4-5 ditëve janë prezentë pacienti duhet të paraqitet tek mjeku ORL sepse pas fazës virale kalojmë në fazën bakteriale për ta zgjidhur problemin tek mjeku”, shprehet mjekja okuliste Anjeza Kuçi.