• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Dosja e plotë/ Rrëfimi i Luana Vjollcës nën frikën se mund t’i ndodhte diçka nga i riu që e përndiqte

10:47 : 06/02/2021
në SHOW BIZ

“Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”. Ky është një ndër qindra mesazhet që fansi 29-vjeçar i ka dërguar me e-mail moderatores Luana Vjollca.

Prej afro një viti, që kur aplikoi për të marrë pjesë në audicionet e një emisioni që do të drejtohej nga Luana, por u anulua për shkak të pandemisë, Ajdin Morina ka përndjekur vazhdimisht drejtuesen e “Shiko kush luan”.

Madje vetë ajo në dy kallëzime që ka bërë në Polici për përndjekje është shprehur se ky person po e terrorizon dhe ajo ka frikë për vete dhe për familjarët. Madje, për shkak të kësaj situate ajo është shprehur se i ka cenuar privatësinë dhe nuk po e lejon që të jetojë jetën në mënyrë normale. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ajo është detyruar të marrë një truprojë që ta shoqërojë kudo.

Në kallëzimet e saj, të cilët gazeta “Panorama” po i sjell të plota, Luana Vjollca tregon se prej shkurtit të vitit të kaluar Ajdin Morina e ka përndjekur duke i shkuar te vendi i saj i punës, në “Top Channel”, te rezidenca ku banon, por edhe duke i dërguar vazhdimisht mesazhe në e-mail-in e punës.

Lexo edhe:

Merr fund flirti i Luana Vjollcës me milionerin nga Tirana?

Nis “Ferma VIP 2”/ Kush janë 16 fermerët e parë, dy opinionistët dhe kryeplaku

Në një prej e-mail-eve të fundit, ai i ka nisur një foto të apartamentit ku ajo banon, duke i shkruar poshtë: “Për 30 minuta jam aty…” dhe i kërkonte takim.

Luana ka shpjeguar se nuk e ka takuar kurrë këtë person, pasi si në punë, ashtu edhe në rezidencën ku banon, e kanë larguar punonjësit e sigurisë, që po ashtu kanë lajmëruar edhe Policinë, shkruan Panorama. Megjithatë, qëndrimet e tij duke pritur që të shihte e të takonte Luana Vjollcën kanë zgjatur me orë të tëra.

I fundit ishte më datë 31 janar të këtij viti, pas të cilit ndodhi edhe arrestimi. Më poshtë dy kallëzimet e Luana Vjollcës në Polici.

KALLEZIMI I PARE, DATE 29.05.2020

Në Tiranë, më 29.05.2020, unë Ajet Begaj, oficer i Policisë Gjyqësore, në bazë të nenit 283 të K. Pr. Penale, mbaj këtë procesverbal për kallëzimin me gojë të veprës penale nga shtetasja Luana Vjollca, e bija e Seit e Marie, lindur më 02.09.1991, në Tiranë, arsim i lartë, gjendja familjare beqare, Njësia Administrative Farkë, Tiranë, e padënuar.

Pasi iu shpjegua përgjegjësia penale në rast kallëzimi të rremë, sipas nenit 305 të Kodit Penal, me vullnetin e saj të lirë, shtetasja Luana Vjollca deklaroi:

Jam me banim në adresën e mësipërme dhe sot jam paraqitur për të kallëzuar përndjekjen, e cila është duke m’u bërë nga shtetasi Ajdin Morina, i datëlindjes 09.04.1992, lindur në Kosovë.

Para fillimit të pandemisë kam qenë duke u përgatitur për një audicion në televizionin “Top Channel”, i cili do të titullohej “Take me out” dhe në këtë emision do të merrnin pjesë disa persona, ndërmjet tyre edhe shtetasi Ajdin Morina nga Kosova, pasi ky emision nuk kishte kufizime origjine të konkurrentëve, të cilët mund të vinin edhe nga trevat shqiptare jashtë kufijve.

Për shkak se filloi epidemia e virusit, audicioni u ndërpre dhe ky emision u pezullua, aktualisht nuk është duke u bërë asnjë zhvillim.

Më datë 15.02.2020, në audicionet e programit u paraqit shtetasi Ajdin Morina, i cili para se të futej në audicion është shprehur te një vajzë e stafit që për momentin nuk mbaj mend se cila nga vajzat ishte, së cilës i kishte thënë: “Kam ardhur vetëm për të takuar Luanën”.

Në këtë bisedë që shtetasi Ajdin Morina kishte zhvilluar me vajzën e stafit nuk kam qenë prezent dhe as në audicionin që ai kishte zhvilluar, por në rezymenë e fundit që iu bë audicionit u mor një vendim që ky të mos pranohej në audicion, i cili qe vendim i brendshëm që nuk i është komunikuar shtetasit Ajdin Morina.

Ju sqaroj se disa audicione të këtij emisioni do të zhvilloheshin në qytetin e Prishtinës, në Kosovë dhe konkretisht një javë më pas, më datë 22.02.2020, ky person është paraqitur sërish për të dhënë audicion edhe aty përsëri i ka treguar stafit se kishte ardhur për të takuar Luanën. As në këtë rast nuk jam takuar me këtë person.

Më datë 12.03.2020, në orët e para të ditës, shtetasi Ajdin Morina është paraqitur te televizioni “Top Channel”, në fshatin Kashar dhe pasi ka hyrë brenda televizionit, ka marrë kontakt me një punonjës sigurie, të cilit i ka kërkuar të marrë kontakt me mua dhe ka qëndruar aty deri në mbrëmje duke më pritur.

Në dijeninë time, në këtë rast është njoftuar Policia për këtë shtetas, por atë kohë unë nuk kisha bërë një kallëzim penal dhe pasi është kontaktuar nga Policia, ai është lënë i lirë.

Po ky shtetas ka ardhur edhe disa herë të tjera te televizioni “Top Channel”, datat nuk i kam fiksuar, por nga ana e personelit të sigurisë nuk është lejuar të futet brenda.

Edhe në këto raste ai ka kërkuar të takohet me mua.

Ju sqaroj se ky shtetas ka qenë edhe te kompleksi i banimit dhe konkretisht më datë 20.05.2020, roja i kompleksit më ka komunikuar në telefon, i cili më tha se ka ardhur një shtetas, që quhet Ajdin Morina dhe kërkonte me insistim të takohej me mua.

Edhe në këtë rast është njoftuar Policia.

Po nga roja i kompleksit kam marrë informacion se shtetasi Ajdin Morina ka ardhur edhe disa herë të tjera te kompleksi i banimit.

Që nga data 15.02.2020, shtetasi Ajdin Morina dërgon në adresën e e-maili-it të punës mesazhe thuajse çdo ditë. Këtë adresë e ka gjetur nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, të cilën e kam publikuar vetë.

Gjithashtu, më datë 20.05.2020, ky shtetas nëpërmjet email-it më ka dërguar një foto të apartamentit ku jetoj dhe poshtë saj shkrimin: “Për 30 minuta jam aty…” dhe kërkonte takim.Nga përmbajtja e disa e-mail-eve kam vërejtur që personi tregon se sa më do, mesazhe të cilat janë bërë shqetësuese, më kanë cenuar privatësinë dhe jetën normale. Këto mesazhe që ky shtetas më ka dërguar në adresën e e-mail-eve, si edhe ardhja në kompleksin e banimit, kërkesat e vazhdueshme për takim, më kanë bërë të ndryshoj mënyrën e jetës. Më kanë bërë të frikësohem për jetën duke mos u ndjerë e sigurt, duke më shkaktuar një gjendje ankthi dhe frike, pasi ky shtetas po më ndjek në mënyrë të përsëritur. Për këtë gjë kam marrë një roje personale dhe herë pas here shkoj në banesën e mamasë.

Pyetje: A njiheni ju me shtetasin Ajdin Morina dhe nëse po, në çfarë rrethanash njiheni me këtë shtetas?

Përgjigje: Shtetasin Ajdin Morina nuk e njoh. Gjeneralitetet e tij i kam mësuar për shkak të audicionit që do të zhvillohej në televizion. Nuk jam takuar kurrë me këtë shtetas dhe as kam pranuar ndonjëherë ta takoj. Ky shtetas në formularin e aplikimit të audicionit ka lanë si mënyrë kontakti numrin +38345285XXX.

Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?

Përgjigje: Nuk kam gjë tjetër për të shtuar.

KALLEZIMI I DYTE, DATE 01.02.2021

Unë Irena Haxhimali, oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Pukë, duke respektuar kërkesat ligjore dhe sipas përkatësisë së subjektit, mbaj këtë procesverbal të kallëzimit me gojë nga ana e shtetases Luana Vjollca. Kallëzueses iu bë e qartë përgjegjësia penale në rast kallëzimi të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore, sipas nenit 305/b të Kodit Penal dënohet me 6 muaj burg.

Kam gjeneralitetet e përshkruara më lart dhe jam me punë autore dhe moderatore te “Top Channel” prej 14 vitesh. Më parë kam bërë kallëzim në lidhje me një shtetas, i cili quhet Ajdin Morina.

Ky shtetas më ka shqetësuar shumë me përndjekje dhe aktualisht është në proces gjyqësor dhe nuk është mbaruar, akoma nuk është marrë ndonjë vendim Gjykate në lidhje me kallëzimin e parë. Shtetasi Ajdin Morina ka qenë dje te zona ku unë banoj, brenda rezidencës ku unë jetoj, ka kërkuar të futet te hyrja e kompleksit, por duke qenë se unë i kisha porositur punonjësit e Policisë private nuk e kanë lënë.

Më parë i kisha bërë me dije që ky shtetas më shqetëson me përndjekje dhe nuk e kishin lënë të futej.

Shtetasi në fjalë ishte larguar, nuk e di pas sa kohësh, kishte kërkuar të takohej me mua duke thënë: “…jam fans dhe nuk largohem pa takuar Luanën”. Sot, më datë 01.02.2021, rreth orës 14:20, ka qenë përsëri te puna ime në “Top Channel”, ka tentuar të futet të hyjë dhe përsëri security nuk e kanë lënë të futej. Unë i kam vënë në dijeni që shtetasi më ka shqetësuar dhe se nuk duhej ta linin të futej.

Ky person më ka dërguar disa e-mail-e prej një viti, duke më vënë në shqetësim të madh. Shtetasi Ajdin Morina fillimisht më ka shkruar në “Instagram” dhe i kam bërë bllok.

Tani më shkruan tek e-mail-i punës i vendosur në “Instagram”-in tim.

Ky person më dërgon e-mail-e me tekst: “Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”.

Më ka terrorizuar. Kam frikë, si për vetë, ashtu edhe për familjarët e mi. Ky person është bërë problem për mua dhe se nuk po më lejon të jetoj jetën time në mënyrë normale, duke u detyruar të marr në punë truprojë që më shoqëron çdo ditë, ngaqë më ka shkaktuar ankth dhe frikë duke më përndjekur për një vit rresht. Jam paraqitur këtu në Polici për të bërë kallëzim penal, siç e pasqyrova më lart, pasi ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar.

/PanoramaPlus

Etiketa: Luana Vjollca

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Merr fund flirti i Luana Vjollcës me milionerin nga Tirana?

19:47 : 03/05/2025
SHOW BIZ

Nis “Ferma VIP 2”/ Kush janë 16 fermerët e parë, dy opinionistët dhe kryeplaku

08:00 : 01/04/2025
SHOW BIZ

LISTA/ Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion

13:23 : 22/03/2025
SHOW BIZ

“I dogji” pushimet në Mykonos, por Luana Vjollcës i ndodh e papritura në aeroport

13:09 : 20/08/2024
SHOW BIZ

Nga Arbana te Kiara e Luana/ Kush janë moderatoret që largohen nga ekrani dhe ato që rikthehen

13:43 : 17/08/2024
SHOW BIZ

E ka tradhtuar? Merr fund lidhja e shumëpërfolur e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn

10:35 : 10/08/2024
Para

Ndahet nga jeta këngëtari shqiptar

TË GJITHA

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

19:28 : 01/06/2025

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

17:47 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com