• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fotot/ Kanali i Çukës, të huajtë ngrenë alarmin: Ndërtimi i godinës 6-katëshe po shkatërron bregun e Sarandës

14:54 : 05/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Nga BoldNews.al

Një grup shtetasish të huaj, rezidentë në Shqipëri, kanë ngritur shqetësimin se një ndërtimi i një projekti 6-katësh në bregun e Sarandës, në grykderdhjen e Kanalit të Çukës, mund të dëmtojnë në mënyrë të patjetërsueshme një prej perlave natyrore shqiptare.

Grupi prej më shumë se 20 personash, i përbërë nga shtetas amerikanë, polakë, italianë e rusë, i kanë drejtuar shqetësimin e tyre kryeministrit Edi Rama, nga i cili kërkojnë që të ndalojnë ndërtimin.

Një shqetësim të tillë ia kanë drejtuar edhe Bashkisë së Sarandës, duke i vënë në dukje faktin se ndërtimi i godinës saktësisht në pikën ku takohet bregu i lumit Bistrica me bregun e detit Jon, po kryhet në një zonë të gjelbër, në një prej vendeve më piktoreske të qytetit.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

Sipas shtetasve të huaj, të cilët duken shumë të interesuar për natyrën shqiptare, lejimi i ndërtimeve të tilla, në zona të mbrojtura, mund të dekurajojë edhe investimet e huaja, të cilat e shohin bregun shqiptar si një vend me interes të madh turistik.

Në përgjigje të shqetësimit të tyre, Bashkia e Sarandës u ka bërë një historik të rastit, përfshirë edhe përpjekjet institucionale për të ndaluar atë ndërtim.

Megjithatë, deri më tani asgjë nuk ka ndodhur dhe projekti i ndërtimit po vijon.
Historia e kësaj godine daton rreth 11 vjet më parë. Këshilli i Rregullimit të Territorit ka dhënë një leje ndërtimi në atë zonë, në vijim të dokumentave të një shtetasi që ka deklaruar se ka pronësinë mbi truallin.

Në bazë të kësaj leje ndërtimi, në vitin 2015, një kompani private ka nisur ndërtimin e godinës 6-katëshe.

Gjithnjë referuar përgjigjes së Bashkisë së Sarandës, ndërmjet pronarit të tokës e kompanisë së ndërtimit nga njëra anë dhe institucioneve lokale nga ana tjetër, janë zhvilluar një seri procesesh ligjore për lejen e dhënë në vitin 2009.

Në vitin 2018, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Sarandës urdhëroi pezullimin e punimeve për ndërtimin e kësaj godine.

Në korrik 2020, Gjykatës Administrative të shkallës së parë në Gjirokastër vendosi detyrimin e bashkisë së Sarandës për të zgjatur afatin e lejes së ndërtimit për kompaninë ndërtuese, si edhe heqjen e masës pezulluese.

Bashkia e Sarandës, e cila deklaron se ka ankimuar vendimin në Apelin Administrativ në Tiranë, pretendon se vendimi i gjykatës administrative Gjirokastër nuk është i formës së prerë dhe për këtë arsye punimet nuk duhet të vijojnë deri në shqyrtimin përfundimtar të rastit.

Megjithatë, shtetasit e huaj që kanë iniciuar këtë letër-këmbim me Bashkinë e Sarandës, konstatojnë se punimet në terren vijojnë ende.

Në një komunikim të dytë me Bashkinë e Sarandës, ata informojnë institucionet lokale se, pavarësisht betejave ligjore në zhvillim, ndërtimi i godinës 6-katëshe në Kanalin e Çukës është në proces, duke e shoqëruar informacionin e tyre edhe me foto të reja, ku dallohen punimet.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025
BOTA

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025
BOTA

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025
Para

Lulzim Basha takon ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut: Vizitë historike

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com