• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Riinfektimi me Covid-19, Alimehmeti: Ja sa është risku që ta mbartni sërish virusin

16:10 : 01/02/2021
në AKTUALITET, SHENDETI

Riinfektimet e personave që e kishin kaluar Covidin në Kosovë, por jo vetëm, kanë sjellë rikthimin e ankthit në popullatë, mbi të panjohurat e koronavirusit.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar të dhëna nga studimet më të fundit të kryera mbi mundësinë e riinfektimit të organizmit me Covid-19.

Alimehmeti thekson se risku i riinfektimit është 1 ndër 1.000 persona, si dhe për ta kaluar në stad të rëndë sëmundjen ka një risk prej 1 person ndër 43.044.

Postimi i plotë:

“Mos iu frikëso rrugës së të vërtetës për shkak të mungesës së njerëzve që ecin në të.” Cit.: Robert Kennedy

Lexo edhe:

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Lajme të mira mbi reinfektimet miqtë e mi!

Tashmë që një pjesë e rëndësishme e jona është infektuar nga SARS-CoV-2 pavarësisht përpjekjeve mbrojtëse, është krejtësisht e natyrshme të shqetësohemi mbi gjasat e reinfektimeve.

Që në origjinën e sëmundjes, duke qenë se bëhet fjalë për një virus të ri por të një familjeje të njohur, ishte e parashikueshme që reinfektimet do të ndodhnin por në shifra shumë të ulëta, duke iu nënshtruar parimit të përgjithshëm që imuniteti bllokues i infeksionit bie në afatshkurtër, por imuniteti që redukton rëndesën e sëmundjes është jetëgjatë.

Por, duke qenë se mjekësia bazohet mbi evidenca dhe evidencat kanë nevojë për kohën e tyre të prodhohen, në kohën ndërmjet u krijuan shqetësime edhe publike mbi shkallën e reinfektimit që u hiperbolizua pavarësisht nga masa e saj realisht minimale.

Tashmë kemi të dhëna të qarta që flasin në këtë drejtim.

Fillimisht erdhën të dhëna nga Britania e Madhe dhe nga SHBA-ja, në kampione modeste por që flisnin qartë për riskun tejet të ulët.

Por, së fundmi, është publikuar një studim madhor i ndjekjes se 43.044 personave që e kanë kaluar infeksionin në Katar.

Studiuesit e Universitetit Cornell (Katar), në bashkëpunim me kundrapalën amerikane të Universitetit Cornell (Neë York, SHBA) kryen një studim në shkallë kombëtare në një popullatë përfaqësuese: Fillimisht testuan 192.984 persona për zbulimin e antitrupave anti-SARS-CoV-2.

Më pas, 43.044 persona me serologji pozitive u ndoqën në kohë (varion nga momenti i infektimit deri në fund të studimit).

Ndër 314 rastet e dyshuara për reinfektimi: 32 raste kishin evidencë të mirë për reinfektim (Ct ≤30) 97 raste kishin njëfarë evidence (Ct >30) 185 raste kishin evidencë të dobët.

Pra, ka rëndësi të veçantë fakti që nuk mjafton një PCR (tampon) pozitive për të qenë të sigurt për reinfektimin, por nevojiten pikërisht edhe të dhëna të tjera, ku

NUMRI I CIKLEVE TË AMPLIFIKIMIT KA RËNDËSI THELBËSORE Ndër personat me njëfarë evidence apo evidencë të mirë për reinfektim: 84 persona (66.6%) u zbuluan incidentalisht nëpërmjet kontrolleve depistues (nuk kishin asnjë ankesë). 34 persona (26.4%) u zbuluan përmes dyshimit klinik. 9 persona (7.0%) bënë kërkesë personale për testim. Pra, thënë shkurt 2 persona ndër 3 të reinfektuar as nuk e kuptojnë fare.

Të dhëna të tjera kyçe: 1 person ndër 43.044 u reinfektua dhe shfaqi formë të rëndë të COVID-19. 2 persona ndër 43.044 u reinfektuan dhe shfaqën forma të moderuara të COVID-19. Asnjë reinfektim nuk shfaqi formë kritike të COVID-19. Asnjë reinfektim nuk përfundoi me vdekje. Incidenca e reinfektimeve në varësi të muajit të ndjekjes nuk tregoi prirje për rritje gjatë 7 muajve ndjekje pas testit të antitrupave pozitive. (Figura 3)

Madje ndodhi e kundërta, incidenca bie me kalimin e kohës.

Përfundime të rëndësishme të studimit: Risku i reinfektimit është i rrallë: 1 ndër 1.000 për periudhën disa mujore pas testit të antitrupave pozitive. Nuk u gjet asnjë provë që personave me antitrupa t’iu dobësonte imuniteti mbrojtës me kalimin e kohës brenda 7 muajve të studimit. Shumica e reinfektimeve janë zbuluar thjesht rastësisht. Asnjë vdekje nuk ndodhi në rastet e reinfektuara. Pra, miqtë e mi, besojini trupit tuaj dhe sistemit imunitar shumë më shumë se sa burimeve mediatike!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Etiketa: AlimehmetiCovidriinfektime

Lajme të lidhura

BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
AKTUALITET

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
AKTUALITET

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

16:00 : 12/09/2025
BOTA

Arrestohet në Itali kinezi i dyshuar për spiunazh ndaj kërkimeve për vaksinat Covid në SHBA

15:26 : 08/07/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
Para

LAJMI I FUNDIT/ Lirohet i arrestuari për pengmarrjen e Jan Prengës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com