• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden dhe Lindja e Mesme

20:26 : 31/01/2021
në BOTA

Ndërsa një pjesë e mirë e botës e mirëpriti zgjedhjen e Joe Bidenit si president i SHBA, disa në Izrael janë të shqetësuar se ai mund të ndryshojë politikën amerikane për Lindjen e Mesme. Shumica e analistëve izraelitë thonë se Lindja e Mesme do të jetë shumë poshtë në listën e përparësive të zotit Biden, pas çështjeve më të ngutshme të politikës së brendshme. (Linda Gradstein njofton për Zërin e Amerikës nga Jeruzalemi.

Palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Gazë e mirëpritën zgjedhjen e Presidentit Joe Biden, duke shpresuar për një ndryshim nga politikat e ish-Presidentit Trump për Lindjen e Mesme.

“Përparësia numër një e palestinezëve është të rikthejnë në rrugën e duhur të ashtuquajturin proces të paqes. Ata duan që administrata Biden të risjellë zgjidhjen me dy shtete, që ata besojnë se u shkatërrua plotësisht nga administrata Trump. Ata duan të rifillojnë kontaktet me administratën amerikane. Palestinezët e kanë bojkotuar administratën që nga dhjetori 2017 kur zoti Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit,” thotë gazetari palestinez Khaled Abu Toameh.

Administrata Biden thotë se “angazhimi i saj për sigurinë e Izraelit është i shenjtë”, sipas Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

“Mënyra më e mirë, dhe mbase e vetme, për të siguruar të ardhmen e Izraelit si një shtet demokratik hebre dhe për t’u dhënë palestinezëve shtetin për të cilin ata kanë të drejtë është përmes së ashtuquajturës zgjidhje me dy shtete”, tha zoti Blinken.

Lexo edhe:

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

Paqe në Lindjen e Mesme? Trump: Jemi afër, kemi një shans real

Qeveria izraelite e Benjamin Netanyahut u lidh ngushtë me ish-Presidentin Trump dhe disa thonë se Izraelit do t’i duhet të punojë shumë për të rifituar mbështetjen e demokratëve në SHBA.

“Ne nuk duhet të kishim rrezikuar pasurinë numër një që kemi në Amerikë dhe që është mbështetja dypartiake. Kjo është dëmtuar dhe mendoj se ky është minusi kryesor për Izraelin kur zoti Trump ishte president,” thotë Sallai Meridor, ish ambasador izraelit në SHBA.

Shumica e analistëve izraelitë thonë se Lindja e Mesme do të jetë shumë poshtë në listën e përparësive të zotit Biden, pas çështjeve më të ngutshme të brendshme. Kur ai t’i kthehet Lindjes së Mesme, ka të ngjarë të përqendrohet tek Irani.

Izraeli e ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 për Iranin, duke thënë se ajo i hapte Iranit një rrugë ligjore për të patur armë bërthamore.

“Irani do të kryesojë axhendën e Lindjes së Mesme sepse kjo është çështja më urgjente në rajon. Jo vetëm për shkak të projekteve bërthamore të Iranit, të cilat padyshim që janë një problem global, por edhe sa i përket ndërhyrjes së Iranit në Lindjen e Mesme. Nuk ka luftë civile në Lindjen e Mesme ku Irani nuk është përfshirë në një mënyrë apo një tjetër, dhe në një mënyrë që shumica e botës e percepton si jashtëzakonisht destabilizuese,” thotë Amotz Asa-El, i Institutit Hartman.

Shumica e zyrtarëve izraelitë e pohojnë se zoti Biden ka qenë prej kohësh një mbështetës i Izraelit. Por ai gjithashtu mbështet një shtet palestinez dhe mund të përpiqet të bëjë presion ndaj Izraelit që të kthehet në bisedimet e paqes./VOA/

Etiketa: lindja e mesmeTrump

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025
BOTA

Paqe në Lindjen e Mesme? Trump: Jemi afër, kemi një shans real

20:09 : 07/10/2025
BOTA

Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

18:45 : 06/10/2025
BOTA

Tony Blair – paqebërësi i diskutueshem për Lindjen e Mesme

08:38 : 06/10/2025
BOTA

Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë

20:21 : 05/10/2025
BOTA

“Krimi jashtë kontrollit”, Trump autorizon dislokimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Chicago

09:36 : 05/10/2025
Para

‘Bomba’ e radhës nga Cako: Ja kush do të jetë presidenti i parë i Shqipërisë së Madhe

TË GJITHA

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025

Nxiste 13-vjeçarin për të kryer vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:33 : 08/10/2025

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare këngëtari dhe kompozitori korçar Nonda Kajno

09:26 : 08/10/2025

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025

Analiza e DW: Atmosferë e polarizuar për zgjedhjet lokale në RMV

09:02 : 08/10/2025

U vra në sallën e gjyqit, sot i jepet lamtumira e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja

08:46 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com