• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Programi i PD, Bozdo: Taksa 9 % shmang korrupsionin

15:43 : 30/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo, komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, programin ekonomik të Partisë Demokratike. Bozdo e nisi me propozimin e PD për taksën e sheshtë 9%, ku iu përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit tha se taksa e sheshtë është për të pasurit dhe ulja e saj në 9% bën që oligarkët të përfitojnë mbi 50 milionë euro nga buxheti. Por, për Bozdon, kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas tij, nga taksa e sheshtë përfitojnë të gjithë qytetarët, si dhe ekonomia shqiptare.

“Gjithë shqiptarët e kuptojnë se nga taksa e sheshtë përfitojnë të tërë. Taksa ulet dhe më shumë para do të ketë secili nga ne në xhepa. Ajo që është ironike në reagimin e kryeministrit është se ai personalisht në këto 8 vite ka menduar vetëm për oligarkët, që marrin koncesione pa mbarim dhe thela pa mbarim nga ekonomia shqiptare. Ata po shkatërrojnë ekonominë e vendit me përkrahje të fortë politike.

Ne kemi thënë që me këtë program fiton ekonomia. Rama çahet për 50 milionë që do t’i mungojnë buxhetit. Është ironike kur dëgjon personin që krijoi atë grup oligarkësh. Ky është arkitekti i shkatërrimit të ekonomisë, ndarjen e ekonomisë në xhepat e mbështetësve të tij”, tha Bozdo.

Çfarë përfitojnë qytetarët nga taksa e sheshtë?
Ka të dhëna shumë pozitive për të gjitha e vendet që e kanë aplikuar. Taksa e sheshtë u rekomandua për vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, që filluan të ngrenë institucionet e tyre financiare. Taksa e sheshtë lejon kapitalin të qarkullojë, shmang në maksimum hapësirat ligjore për korrupsion dhe i lejon vendeve të krijon benefite në përmirësimin e klimës së biznesit. Kjo taksë në të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore ka qenë një taksë mjaft e suksesshme.
Taksa e sheshtë do të shmangë dhe informalitetin, pasi synon të fusë në formalitet të gjithë të punësuarit dhe bizneset. Ne do të kemi më shumë ekonomi, shumë më tepër të ardhura, shumë më tepër të punësuar, si dhe shumë më tepër para për të investuar në shkolla, infrastrukturë, etj. Të gjithë e kuptojnë këtë, përvec kryeministrit, që i can hallin Shqipërisë për 50 milionë euro.

Lexo edhe:

“Qeverisja e Ramës ka qenë dështim”/ LaCivita: Programi i PD, njësoj si i Trump

Berisha premton rikthimin e taksës së sheshtë 10%: Do ulim edhe TVSH-në

Ky është një propozim i juaji apo i LSI?
Ky është një program i qendrës së djathtë, pra i PD. Taksa e sheshtë bëhet imediate në këtë kohë pandemie dhe tërmeti. Edi Rama e di që Shqipëria ka nevojë për likuiditet dhe investime të reja. Tetë vite kolaps ekonomik, me taksa që i mori frymën biznesit. Jemi të fundit në botë dhe tani Rama ka guximin të flasë për 50 milionë. Është e vetmja kritikë që ka gjetur, unë prisja të gjente diçka më të zgjuar. Të isha unë në vend të tij do të kujdesesha të nxirrja një grup ekspertësh përballë opozitës. Zotëria ka një rekord të jashtëzakonshëm të kalimit të çdo situate me batutë.

Ne kemi nevojë për shkolla të reja, spitale të reja, ujësjellës, infrastrukturë, etj. Punësimi është elementi kryesor që nxjerr në mënyrë përfundimtare të varfrit nga varfëria. Të gjitha instrumentet që ne kemi në dispozicion është për t’i nxjerrë ata nga varfëria. Ne do të shfrytëzojmë sektorin privat për punësim. Potencialin e kemi. Një ekonomi si e jona ka potencialin të prodhojnë deri në 20 mijë vende pune në vit. Mjafton të rregullohet klima e biznesit, të gjenden indikatorët.

Po për tregun e karburantëve cfarë do të ofroni?
Kemi dy gjëra, e para është ulje e menjëhershme, një nga dekretet e para që do të firmosë Basha si kryeministër, është shfuqizimi i taksës për karburantet. Së dyti, janë ca elementë të tjerë, ku do të ofrojmë një zgjidhje të mrekullueshme dhe të menjëhershme. Prisni dhe do të dëgjoni.

Etiketa: bozdoprogrami i pdtaksa e sheshte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Qeverisja e Ramës ka qenë dështim”/ LaCivita: Programi i PD, njësoj si i Trump

18:54 : 12/04/2025
AKTUALITET

Berisha premton rikthimin e taksës së sheshtë 10%: Do ulim edhe TVSH-në

12:49 : 31/03/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë/ Bozdo: U shpenzuan 180 mln euro për të shkurtuar 20 minuta udhëtim

16:33 : 08/07/2024
AKTUALITET

Bozdo për marrëveshjen Rama-Meloni: Do nisin problemet nga afrikanët

22:19 : 04/06/2024
AKTUALITET

Berisha shpall programin qeverisës: Do dyfishojmë rrogat e pensionet

21:03 : 01/06/2024
AKTUALITET

Rezoluta anti-korrupsion, Bozdo: Makijazh, qeveria grabitëse

22:44 : 27/05/2024
Para

Superiorja/ Skënderbeu katastrofë, Josa e nis me “poker” aventurën te Kukësi

TË GJITHA

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025

VIDEO/ Grabitën 10 biçikleta dhe monopatina në Tiranë, arrestohet një prej autorëve, tjetri nën hetim

11:52 : 26/06/2025

8 vatra gjatë 24 orëve, Emergjencat Civile: Sot pritet nivel rrezik “i lartë” për zjarre në Fier

11:50 : 26/06/2025

Vlorë/ IKMT aksion te “Uji i Ftohtë”, prish pilotat e Moisi Lazajt të hedhura në tokë publike (VIDEO)

11:38 : 26/06/2025

“Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha përplaset me Koçin

11:32 : 26/06/2025

40 mijë euro të fituara nga veprimtari kriminale, dy të arrestuar në kryeqytet. Sekuestrohen edhe dy armë

11:21 : 26/06/2025

Berisha: Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e ministrit të Brendshëm

11:09 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com