• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inspektori i Lartë i Drejtësisë: Kemi mungesë të burimeve njerëzore, inspektorët gjyqtarë janë të domosdoshëm në punën e ILD-së

13:38 : 30/01/2021
në AKTUALITET

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani në një intervistë për emisionin “Java” në RTSH, foli lidhur me vitin e parë të punës së institucionit që drejton. Metani vuri në pah mungesën e burimeve njerëzore, ndërsa theksoi se inspektorët gjyqtarë janë të domosdoshëm në punën e ILD-së.

“ILD është një institucion i ri, me kompetenca më të forta për hir të së vërtetës dhe më të konsoliduara e më të unifikuara, por krijimi i këtij institucioni me standarde demokratike, sipas shtetit të së drejtës është një sfidë, jo thjesht për Artur Metanin apo për zyrën e ILD-së, por është një sfidë e të tërë aktorëve dhe e sistemit. Kjo pasi sjellja apo veprimtaria e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është me efekte në sistem dhe bashkëpunimi mes institucioneve, për ta bërë institucionin ILD dhe institucionet e tjera të drejtësisë të funksionojnë plotësisht është i vetmi mekanizëm për ta bërë reformën të suksesshme.”

Ndër sfidat gjatë vitit të parë të punës, Metani veçoi pasjen e vetëm një inspektori-magjistrat në dispozicion, kur zyra e ILD-së ka funksion organik hetimin e procedimin disiplinor përmes inspektorëve me profil gjyqtarë e prokurorë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë tha se interesi i ulët për aplikime, në nivelin zero nga rradhët e gjyqtarëve, lidhet me nivelin e lartë të kritereve të kërkuara, 13 vjet eksperiencë, po aq sa nevojiten për të kandiduar për anëtar në Gjykatën e Lartë.

Për këtë arsye, Metani shpjegoi propozimin e bërë për uljen e këtij kufiri, pra që kandidatët për inspektorë të kenë kriteret që kërkohen për një gjykatë apeli, 7 vjet, në mënyrë që të rritet grupi i njerëzve që do përzgjidhen. “Unë mendoj se gjyqtarët duhet të jenë pjesë shumë e rëndësishme e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, së pari për punën e balancës mes inspektorëve magjistratë me ata jo magjistratë sepse duhet të vijnë edhe njerëz nga sistemi për të ruajtur pavarësinë e bindjes së brendshme të vendimmarrjes, që një gjyqtar e ndjen më shumë, se një person që nuk është në sistem. Për këtë arsye unë e këmbëngul në këto ndryshime ligjore sepse dua që zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të ketë inspektorë gjyqtarë”, tha Metani.

“Mungesën e burimeve njerëzore jemi munduar ta balancojmë me shumë punë, u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë, dhe unë jam krenar për rezultatet që kemi arritur, pasi veç punës me numrin e lartë të ankesave të ardhura nga qytetarë e institucione, kemi 6 procedime të magjistratëve para këshillave (KLP e KLGJ), institucioni ka punuar edhe për ngritjen e infrastrukturës ligjore të tij. Ka punuar për hartimin e strategjisë e planit të veprimit, pra se ku do shkojë institucioni në dy vitet në vijim. Një strategji e hartuar në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile, edhe me konsultimin e publikut, edhe me partnerët që asistojnë drejtësinë në Shqipëri. Jam krenar për punën e bërë nga ky institucion në pak muaj, duke hequr muajt e pandemisë me kufizimet e tyre, në kushtet e mungesës së burimeve njerëzore. Sepse tek e fundit nuk do fokusohemi tek mangësitë, sepse mendoj se më e rëndësishme për publikun është zbatimi i detyrës që kemi në bazë të kushtetutës e ligjit dhe besimit që na është dhënë”.

Lexo edhe:

Sherr brenda familjes, vajza godet me thikë babain në Vlorë

EMRAT/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë droge, ja dënimet ndaj tyre

I pyetur për premtimin e bërë në nisje të detyrës për shqyrtimin e rasteve të lirimit të të dënuarve me burgim të përjetshëm, Metani tha se përveç rasteve të magjistratëve të proceduar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë gjatë këtij viti, inspektimi tematik vijon dhe në rast konstatimi të një paligjshmërie apo shkeljeje disiplinore, ILD ndërhyn sipas kompetencave që i jep ligji.

“Më parë fola për pavarësinë e gjyqtarëve dhe sigurisht që ILD nuk mund të konsiderohet si çekan në kokën e gjyqtarëve, por nga ana tjetër, asnjë gjyqtar që ka kryer, do kryejë apo mendon të kryeje shkelje të nivelit disiplinor, pra të kompetencës që institucioni im përfaqëson, nuk do shkojë pa u ndëshkuar. Ka marrë fund kultura e pandëshkueshmërisë. Sigurisht shkelje mund të kryhen, me apo pa dashje. Janë gjëra që secili i bën llogaritë vetë. Sa i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ne jemi në monitorim edhe pse me burime njerëzore të kufizuara. Çdo gjë është e monitorueshme dhe do ecim sipas kompetencave dhe afateve që na parashikon ligji.”

I pyetur nëse reforma në drejtësi ka ngushtuar ndikimin e politikës në sistemin e drejtësisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë u shpreh i bindur për këtë efekt. “Absolutisht po! Jam i bindur kur them “po!”, sepse kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi, që institucionet në procesin e vendimmarrjes së tyre të kenë ndikim të paligjshëm, politik apo çdo lloj tjetër.”

“Reforma në Drejtësi është një nga gjërat më të rëndësishme që ka ndodhur në këtë vend 30 vitet e fundit ,sipas gjykimit tim. Duke pasur parasysh se SHBA dhe BE janë partnerët strategjikë të Shqipërisë, dhe reforma në drejtësi mori mbështetje në çdo pikëpamje prej tyre, gjë që u reflektua edhe me miratimin në kuvend me 140 vota të deputetëve, do të thotë që edhe për shoqërinë është prioritet madhor reforma në drejtësi dhe zbatimi, efikasiteti e rezultati i saj”, shtoi.

Sipas Metanit, sfidë tani është zbatimi i kompetencave të çdo institucioni të dalë nga reforma, por edhe bashkëpunimi mes institucioneve, për t’i bërë këto institucione funksionale sepse ligji është aty dhe kushtetuta është aty. “Suksesi apo dështimi i një institucioni të drejtësisë varet nga të tëra institucionet e drejtësisë. Për të patur sukses reforma duhet të bashkëpunojmë. Personalisht unë dua që kur të iki, të më mbarojë mandati të iki me mendimin që u mundova dhe bëra diçka për këtë vend, vura tullën time në murin e madh të zhvillimit të Shqipërisë”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr brenda familjes, vajza godet me thikë babain në Vlorë

13:04 : 15/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë droge, ja dënimet ndaj tyre

12:55 : 15/05/2025
AKTUALITET

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025
AKTUALITET

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
Para

A mund të zbatohet programi ekonomik i PD? Ja çfarë thotë ekonomisti i njohur Zef Preçi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sherr brenda familjes, vajza godet me thikë babain në Vlorë

13:04 : 15/05/2025

EMRAT/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë droge, ja dënimet ndaj tyre

12:55 : 15/05/2025

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com